Urat kanë qenë gjithmonë nyje lidhëse midis popujve dhe kombeve. Por ura e Morinit, për më shumë se 20 vjet shërbeu si vijë ndarëse midis vëllezërve të një gjaku, që jetonin të ndarë në Shqipëri dhe Kosovë.
“Kishte ditë, madje dhe javë ku qetësia dhe heshtja mbretëronte në urë,” kujton Beqir Cena, oficer në pension i ushtrisë shqiptare dhe ish- komandant i pikës së kufirit.
Zanafilla e ndërtimit të urës së Morinit daton në 1978, kohë kur në Shqipëri po ndërtohej hidrocentrali i Fierzës dhe Liqeni përmbyti gjithë luginën e Drinit të Bardhë e të Zi.
Edhe pse ura duhej të shërbente si vepër lidhëse midis dy vendeve, ajo u kthye në një pikë mosmarrëveshjesh që në nisje, me ndarjen e saj në tokë Shqiptare dhe Jugosllave.
“Jugosllavët kanë pretenduar se janë bërë gabim matjet topografike dhe pala Shqiptare u ka “ngrënë” rreth 40 centimetër,” tregon Cena.
Megjithatë, në pak raste çdo vit, kjo urë kthehej në një pikë takimi për familjet shqiptare që kishin të afërm në të dyja anët e kufirit dhe nuk lejoheshin të udhëtonin në vendet reciproke.
Takimi bëhej në vijën ndarëse të shënjuar nga një shufër hekuri e salduar në parmakët e urës dhe e bojatisur me të bardhë.
“Edhe pse ishim të pajisur me leje, ndjeheshim shumë të frikësuar dhe nuk guxonim t’i afroheshim vijës,” kujton Fadil Rexha, drejtor i Shkollës në fshatin Bardhoc.
“Distanca mes njeri tjetrit ishte 10 metra dhe vetëm dy persona, një nga secila palë kishte të drejtë të fliste, me kusht vetëm prezantimin,” shton ai.
Rexha tregon se shumë vajza nga Morini qenë martuar në fshatrat e Kosovës, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në mbylljen e kufirit në vitin 1947.
Martesat kryesisht kanë qenë në fshatrat Vermicë, Zhurit, Vlashnjë dhe fshatrave të tjerë të Vërrinit, por edhe në rajonin e Hasit që shtrihet në Kosovë.
Pas mbylljes së kufirit, shumë nga këto vajza dhe fëmijët e tyre nuk mund t’i takonin familjarët e tyre përtej kufirit në Shqipëri.
Sipas Rexhës, takimet që realizoheshin në urën e Morinit ishin të vështira, sepse shumë nga familjarët në të dy anët e kufirit nuk e njihnin njëri tjetrin.
Dita e takimit lihej përmes vizitorëve të rastësishëm që udhëtonin për në Kosovë, që shpeshherë ishin nga Tirana apo Durrësi.
“Në ndonjë rast, polici që fliste gjithnjë serbisht lejonte që edhe t’i jepnim dorën njeri tjetrit, por pa mundur të flisnim asnjë fjalë,” kujton Rexha.
“Megjithatë, ky ishte momenti më i lumtur për ne. Edhe pse nuk njiheshim, në çdo takim kishte vetëm lot dhe vaj,” shtoi ai.
Fadili tregon se familja e tij kishte të martuar ‘hallën e babës’ në fshatin Planejë të Kosovës para vitit 1947. Kjo ka qenë arsyeja që ai ka qenë disa herë vizitor i asaj që e quan “Ura e Lotëve”.
Ai thotë që halla e tij nga Kosova kishte udhëtuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 1972. Në Morinë kishte kontroll të rreptë doganor dhe dhuratat taksoheshin shtrenjtë. Këtë fakt e dinin të gjithë shqiptarët e Kosovës, që niseshin tek të afërmit e tyre në Shqipëri.
Fadili tregon se halla e tij kishte fshehur në veshjen e saj të krahinës së Hasit orën “Darvil” zvicerane, që e kishte dhuratë për të vëllanë.
Po të zbulohej fshehja e mallit nga ana e doganiereve, malli konfiskohej dhe vizitori nuk lejohej të hynte në Shqipëri, madje nuk pajisej më me vizë nga ambasada shqiptare në Beograd.
”Dhuratat ne i ruanim si sytë e ballit, madje kjo orë ende sot është në shtëpinë tonë,” tregon Fadili.
Për herë të dytë, e moshuara nga Planeja kishte takuar të afërmit e saj në urën Morinit në vitin 1979. Kësaj radhe ajo kishte ardhur bashkë me djalin e saj të vetëm, Shaqirin.
Për herë të parë, Fadili ka vizituar të afërmit e tij në Kosovë në vitin 1994 duke udhëtuar përmes Malit të Zi.
“Megjithëse vendi ku unë do të shkoja për vizitë ishte vetëm pak kilometra, jam detyruar të udhëtoj përmes Malit të Zi për të dalë në Pejë dhe më pas në Prizren,” tregon Fadili.
“Ashtu si nipat e Planejës, kam edhe nipa të tjerë në Kukës, por ato të Kosovës i respektoj më shumë dhe kam më shumë hyrje-dalje për të kompensuar kohën e humbur,” thotë ai.
Hedhja nga ura
Ura e Morinit, gjatë kohës së regjimit komunist nuk shërbente vetëm si pikë takimi midis familjarëve të ndarë në të dy anët e kufirit.
Ajo ishte gjithashtu pika kufitare ku shumë shqiptarë të Kosovës të arratisur, iu dorëzoheshin nga ish-Sigurimi i Shtetit, autoriteteve Jugosllave dhe UDB-së, policisë sekrete Jugosllave.
Shumë të rinj, një pjesë e tyre edhe studentë, arratiseshin nga Kosova për në Shqipëri për shkak të represionit serb, apo me dëshirën për të studiuar.
Por kufitarët shqiptarë i arrestonin dhe i dorëzonin në polici. Afër godinës së policisë së Kukësit, në katin e pestë të një pallati ka qenë një apartament i rrethuar me hekura, ku strehoheshin të arratisurit nga Kosova.
Pasi merreshin në pyetje nga organet Punëve të Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit, ata izoloheshin në apartament për t’u marrë në pyetje përsëri. Në ndonjë rast, nxirreshin edhe në shëtitje në qytetin e Kukësit, nën shoqërinë e një polici me emrin Qerim Deda.
Kur shihnin të rinj të shoqëruar me Qerimin, të gjithë kuksianët e dinin që janë nga Kosova dhe i përshëndesnin, madje shkëmbenin edhe ndonjë fjalë me ta. Disa prej tyre dërgoheshin në Tiranë, apo Fier, por në të shumtën e rasteve ktheheshin në Kosovë.
I tillë ka qenë dhe rasti i një të riu të arritur nga Kosova, të quajtur Xhavit Bala në vitin 1987, historia e të cilit ende tregohet në qytetin verior.
Pas hetimeve dhe kombinimeve me UDB-në jugosllave, organet e Sigurimit në Shqipëri kishin vendosur që të deportonin për në Kosovë Xhavit Balën.
I riu nga Doberdelani i Suharekës iu lut ish- punonjësve të Sigurimit të Shtetit që të mos e dorëzonin tek Jugosllavët, por vendimi ishte marrë dhe nuk kthehej mbrapsht.
Megjithatë, në momentin e dorëzimit në urën e Morinit, Bala është hedhur nga ura duke rrezikuar jetën për t’i shpëtuar deportimit. Akti i Balës ka mbetur gjatë i shënjuar në memorien e Beqir Cenës.
Cena kujton se të riun nga Kosova e sollën për ta dorëzuar në Morinë. Rojet kufitare dolën jashtë repartit dhe ngritën flamurin e bardhë, një praktikë që përsëritej në rastet kur dorëzoheshin të arratisurit.
Përfaqësuesit Jugosllavë janë paraqitur në afërsi të vijës së kuqe, 10 metër larg saj, ndërkohë që pala shqiptare ka vepruar në të njëjtën mënyrë.
Personi që do të dorëzohej, në bazë të rregullave duhej të ecte i pashoqëruar në territorin e askujt që ndante Shqiptarët nga Serbët, por Bala nuk kishte ndër mend të kthehej në Jugosllavi.
“Sapo ka filluar të lëvizë, i riu nga Kosova me një shpejtësi rrufe është hedhur nga parmakët e urës duke rënë poshtë në një ferrë,” kujton Cena
“Për pasojë ai pësoi fraktura në të dyja këmbët dhe gërvishtje në trup e fytyrë,” shtoi ai.
Sipas Cenës, vendi ku Bala u hodh ishte në territorin e Kosovës, por rojet kufitare nuk pranuan ta merrnin të plagosur. Ai është marrë mbrapsh nga policia shqiptare dhe është transportuar për në spitalin e Kukësit, ku ka qëndruar atje derisa është shëruar.
Pas daljes nga spitali, Bala u dërgua në qytetin e Fierit, ku vendoseshin kryesisht të arratisurit nga Kosova dhe mbaroi aty shkollën e mesme.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai ka vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës dhe më pas është larguar për në Zvicër, ku gjendet edhe aktualisht
eee cna kujtuat ate kohe ….
Vuajtjet e shqiptareve ne shekuj……
Të gjitha që shkruhen në artikull janë të vërteta; i kam përjetuar vet në këtë urë.
o genjeshtar,e para punes sigurimi shtetit kurr nuk ka patur mardhenie me UDBne JUGOSLLAVE,e dyta sa per dieni te lexusit te ter kosovaret qe i jan dorzuar shtetit jugosllav kan qen spiun te UDBse JUGOSLLAVE, qe penetronin mes njerezve te ndershem per te hyr ne teritorin SHQIPTAR per sherbim te UDBse gjithmon,sa per dieni shteti SHQIPTAR i asaj kohe nuk ishte SHQIPRIA e hapur bythesh si mos me keq si sot,por ishte shtet qe kishte kontroll te territorit vet dhe arsyeja qe kta KOSOVAR i dorzoheshin shtetit jugosllav ishte se kunderzbulimi i shtetit SHQIPTAR qe punonte ne JUGOSLLAVIN e asaj kohe para se te kalonin kta kosovaret qe thua ti, vinte lista me biografin e tyre qe nga JUGOSLLAVIA qe tregonin me fakte qe sherbenin per UDBne,pra sa hynin kosovaret qe me kujtohet kan hyr nja tetedhjet e kusur te rinj nga kosova rreth viteve 1982-1983 ministria e brençme e asaj kohe i priti i mori ne lushnje i rreshtoi te ter dhe ndau miellin nga krundet qe thua ti qe ke ber kte artikull dhe ata te rinj qe nuk ishin te perzier me UDBne ishin nja dhjet djem e vajza, i mori shteti i futi ne shkoll ne fakultetin e mjeksis i krijoj kushte tek konviktet dhe i jepte 7 mij lek ne muaj qe ne at koh ishte rrog zyrtari te mesem,kurse te tjeret qe ishin spiun te UDBse i shtroi ne dru mir e mir i mori formacionet qe i interesonin shtetit ton dhe ja ktheu UDBse se ishin ushtaret e vet o zotri dhe punonin kunder shtetit ame,por mos ja qaj hallin atyre qe ktheheshin se punsoheshin ne BEOGRAD ne at koh per pun te vetmohushme ne sherbim te UDBse pra e kam fjalen per ata kosovaret qe ty te vjen keq dhe keputesh ne byth per ata qe punonin per UDBne,kta kan qen nje pakic si ata kishte dhe i gjen sot me lopat ne SHQIPRI SHQIPTAR qe punojn per grekun dhe serbin bile ka dhe ne parlament qe punojn kunder kombit pa ju druidhur qerpiku dhe duke mar rrog nga ne dhe luftojn me çdo mjet kunder kombit ton, pra nga taksapagusit SHQIPTAR, pra marin para dhe nga serbi dhe nga asfalia greke,kjo esht historia kosovarve te kthyer qe ti artikullshkrus genjen dhe shtremberon te verteten.
@Verdi, me sa duket ti paske qene vet klysh i sigurimit te Enver
Bishes, per ju cdo kosovar ishte spiun i udb-se, qofshin edhe ata 15-20 vjeqaret qe hynin ne Shqipri per te kerkua nji jete ma te mire,
shumica nga keta jane kethye vullnetarisht ne Kosove mbasi qe atje arrestoheshin dhe terrorizoheshin me pytje banale nga ana e juaj, shumica nga keta qe ketheheshin mbas tre-kater muajsh, kishin humbe se paku 10-15 kg nga pesha dhe na tregonin qe sigurimi u kishte dhene
cigare te mbushura me kashte, si qe ishin ato “Rozafat”. Fati qe asokohe ne Serbosllavi, per kalimin ilegal te kufirit, denimi ishte vetem 30 dite burg. Vaj medet per ata qe shkonin per te lype buk ne Shqiprine e Enverit, por edhe per ata qe mbeten atje si psh. ky ketu ma poshte,
hape linkun:
https://www.facebook.com/permalink.php?id=135696919958628&story_fbid=143730729155247
Verdi,ti personalisht ishe spiun i Sigurimit famkeq shqiptar dhe UDB-es monstruoze jugosllave.A thua,sipas mendimit tend te supovcit dhe Sigurimit,Xhavit Bala qe kerceu per te rrezikuar jeten e tij,ishte spiun.Ik ore shpellare rondokop dhe bythelepires i UDB-es jugosllave.Vetem hapja e dosjeve Do te shporre sojin tend te kriminelit dhe monstrave tjera komuniste mishngrenese te diktatures.Ti dhe soji yt jeni pa fije ndjenjash atdhetare dhe per kete vuajten camet,dardanet kosovare,te ilirides,shqiptaret e Malit te Zi etj.Mjerisht,traumat e komunizmit duken edhe sot.Shteti shqiptar,edhe sot kryeson Europen me krime dhe korrupcion te paimagjinueshem.Ti dhe kriminelet si ti edhe sot kishit dashur qe te jete ndarja e shqiptareve te nje gjaku,por ai djelle s’do te ngrohe me.
@ e kame Degjuar rastin e te Hedhurit nga ura…eshte e vertet..por do te sqaroje:
1.Me 1983-shin, kane ardhur nje >Grupe Kosovaresh Djeme te rinje , dhe jane vendosur ne Konviktin e ish.Shkolles Industriale “Petro Sota” ne Fier–dhe hanin ne konviktin qe Shkolles..i kame pare vete..dhe degjuar,i shikonim me kurjozitet…
2-pas rreth dy -Javesh,nuk u pane me….na ra ne sy,pyetem disa mesues athere dhe na thane se u “Transferuan”…..jo te gjithe ishin Kosvare-Shqipetare, kishte edhe Serber qe njihnin shume mire Gjuhen Shqipe,dhe ishin hedhur ne vendin tone per veprimtari Agjenturore….te vene ne “Gjume”, d.m.th..per tu aktivizuar me vone….
3-por sheti Shqipetare i asaj kohe, ka bere edhe gabime ka Dorezuar ne ish-Jugosllavi edhe Shqipetare te vertet qe nuk kishin Lidhje me UDB-ne….por duket se UDB-ja ka qene me e forte:Ajo na ka bere peshqesh SALI BERISHEN, tradhetarin dhe shkaterrusin e Shqiperise..lol
Ik ore sigurims i Klosit dhe UDB-es jugosllave.As nje serb,ne at kohe,s’ka dite gjuhen shqipe.Kjo eshte genjeshter e spiujve te diktatures monstra.
O mallut o idjot qenke me idjot seç prezantohesh po qenke kokrra debilit fare,po kjo histori esht sqaruar ne vitin 90te ne televizor o kokrra katundarit dhe them si jan sqaruar kto gjera po ti do kesh qen ne aksion per te mbledh miser siduket, per ate te vertetin nuk flas se esht nje pler dhe nje antishqiptar 24 karat,shikoini komentet qe ben ky rrumbythje e janullatosit komunizmi ju djeg se si duket te paret tuaj kan qen bashkpuntor te nazizmit dhe nga ata qe punonin kunder kombit gjoja sot per demokraci,ju dhem se ai burri qe vdiq ja u tregoj venin mostrave si ju qe shisni bythen ku te mundeni por un per dieni as komunist nuk me pranonin ne ate koh kur ju kokrrat e legenave spiunoonit njeri tjetrin, kushurit tuaj kini fut ne burg le te hapen dosjet qe sot po emrin e baballarve tuj do gjeni brenda ju legenat antishqiptar.
O shoku nga te kemi nga fieri ? Verdi?
Per ate djalin qe eshte hedh nga ura eshte e vertete se e kam pasur ne shkolle
atehere ne gjimnazin Janaq Kilica ne Fier 85-89
O shoku te pyeta je gje nga fieri se shkruan tamam si nje qe njoh une eshte bere Tiranas tani dhe peshkatar Shengjini
Verdi,pershendetje vllazerore nga vitia-kosove.mos humb kohe me dervish mamutin(mallut magarin)!.pergjithemone falenderus per xhaxhin enver.
E shohe qe te te dogji e verteta mor “ish-sigurimc”, te iku koha njashtu si qe iu iku edhe disa klyshve te Beogradit qe kemi ne Kosove, jua futem!
PS: Ma mire ne anen e Adolphit se sa ne ate te Stalinit, a more vesh o sigurimci tru-pshurret?
AH mallut mos fol per sistemin e shkum se ju spiunve te UDBse ja u nxiu jeten ju degjeneroj ju njifte ju fytyrave bythshitur qe luftonit kunder kombit ton,kurr nuk kam qen sigurims por per sigurin e kombit tim do ta beja me knaqsi kte pun se nuk jam moster si ty mer debil i mbetur mbrapa ne koh.
@verdi, hehe, a ishe ti ky qe kendon kengen per sadistin ma te njohur qe ka pase Shqipria ndonjihere?
https://www.youtube.com/watch?v=P9TG7UzQZ-o
AI baca qe ti ke per zemer mallut i ka majt tasin e shurres kti burri sa ishte gjall,po ky ishte burr me bole mallut qe me te mirit te antishqiptarve ja futi koken tek bytha,megjithate je dhe xhentil me kte vidjo kjo me trishton se iku ai burr qe sa her kemi hall sot ne SHQIPTARET lusim zotin te çohet vetem per 5 minuta,megjithate esht koh e shkuar duhet me pa perpara.