Pacolli mashtroi punëtorët kosovarë në Kazakistan

5 Prill 2015, 23:21Rajoni TEMA
Pacolli mashtroi punëtorët kosovarë në Kazakistan

Në një reportazh nga fshati Likofc i Drenicës gazeta gjermane përshkruan mjerimin dhe varfërinë dhe përmend shembullin e Gazmend Ahmetit (emri i vërtetë i njohur për redaksinë e gazetës gjermane), i cili ishte nisur për në Kazakistan që të fitojë ndonjë metelik. “Ky murator shkoi atje pas premtimit të një njeriu, i cili është i famshëm si biri më i suksesshëm i vendit: Ai quhet Behgjet Pacolli. I rekrutuar nga firma zvicerane Mabetex e Pacollit Gazmendi do të ndërtonte në Kazakistanin diktatorial godina prestigjioze për regjimin e atjeshëm. Shtatë franga zvicerane në orë – për rrethanat kosovare nuk është rrogë e keqe. Në arenën ndërkombëtare Pacolli më shumë është famëkeq se sa i famshëm si ‘shqiptari më i pasur në botë’. Dhe Gazmend Ahmeti shumë shpejt do ta kuptonte përse: ai nuk mori rrogë për punën e tij. Në vend të kësaj ai qe i detyruar të jetojë nga paratë e xhepit prej 100 dollarë. Tek pas gati një viti ai mori rrogën e tij. 200 kosovarëve të tjerë në kantier u bëri vaki e njëjta gjë. ‘Mendoj se ata kanë fituar me rrogat tona’, supozon Gazmendi”, shkruan “Die Welt am Sonntag”, transmeton koha.net.

Kjo gazetë e quan këtë episod tipik për mënyrën se si bën biznes Pacolli. “Mashtrime të tilla atij i kanë ndihmuar në karrierën e tij, e cila e ka ngritur deri te posti i zëvendëskryeministrit (të Kosovës). Njëkohësisht kjo ambicie tepër e madhe është arsyeja e dështimit të tij të mëvonshëm (në politikë, vër. e red.)”. Duke përshkruar biografinë biznesore të Pacollit, “Die Welt am Sonntag” nënvizon se ai e ka vendosur bazën për pasurinë e tij duke bërë pazare me biznesmenë nga Europa Lindore, të cilët kuptohen duke ia mbyllur syrin njëri-tjetrit. Në vijim gazeta përmend edhe akuzat për korrupsion që drejtësia zvicerane ka ngritur kundër Pacollit në lidhje me renovimin e Kremlinit.

Sipas “Die Welt am Sonntag” Pacolli ndërkohë është specializuar për sundimtar me dëshira të posaçme. Diktatorit të Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev ai ia ndërtoi një pallat të ri presidencial. Duke iu referuar librit të ish-dhëndrit të Nazarbajevit, i cili së fundi bëri vetëvrasje në një qeli burgu në Austri, gazeta gjermane shkruan se në vitin 1995 Pacolli organizoi pushimet në Mesdhe për familjen e presidentit të Kazakistanit.
“Pacolli na çoi në një restorant me emrin ‘Pirati’, jo larg Monakos”, shkruan Rashat Alijev në librin e tij. Sapo ishte futur në restorant Nursulltan Nazarbajevi kishte marrë një pjatë dhe e kishte shikuar me tërbim. Të gjithë ishin shtangur. Pastaj presidenti kishte hedhur pjatën në tokë dhe kishte bërtitur: “Ç’është kjo, ky nuk është pushim, dreqi e marrtë!” Befas kishte filluar të bërtasë edhe pronari i lokalit, pastaj Nazarbajevi kishte hedhur një karrige në oxhakun e ndezur. Mandej të gjithë kishin qeshur, pronari i restorantit, presidenti, Pacolli – sepse, siç shkruan gazeta gjermane duke u thirrur në librin e Rashat Alijevit, krejt kjo zhurmë ishte bërë me marrëveshje si një lloj shërbimi i posaçëm dhe spektakël me pagesë.

Përkundër kësaj biografie të dyshimtë dhe qesharake, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi e kishte bërë Pacollin madje president të Kosovës, shkruan “Die Welt am Sonntag”. Kjo gazetë nënvizon se Pacolli është demaskuar pasi janë bërë publike praktikat me të cilat ai bën biznes. Rroga të papaguara, akuza për korrupsion dhe kontakte me Rusinë e padëshiruar kanë gërryer imazhin e tij. “Derisa shumica e shqiptarëve përkrahë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, Pacolli hapur mbante kontakte me Moskën, e cila kundërshton lidhjen me Perëndimin të ish-republikave sovjetike.

Cila ishte pasoja e krejt kësaj?

Më 2014 partia e Pacollit në zgjedhje nuk arriti të futej as në parlament”.

10 komente në “Pacolli mashtroi punëtorët kosovarë në Kazakistan”

  1. gegetoske says:

    Si surrat, gjithnje kam menduar, se eshte bir serbi! Si njeri, eshte e vertete se eshte copa e injorantit dhe gjakpiresit te shqiptareve! Ai duhet dhunuar psikologjikisht, sic e injoruan kosovaret me 2014! Si dhender sllav e pershtiros!

  2. gegetoske says:

    Do zoti, u befte bideja ose allaturko haleja e shqiptareve qe te dhjesin te 10 milionet !

  3. Daja says:

    Tregojne qe ne ferr mekataret i fusnin neper kazane shume te medhej sipas kombesive, dhe i vinin zjarrin nga poshte, siper i vinin kapakun qe te mos dilnin, te shqiptaret nuk kishte kapak, nje vizitor ne ferr pyeti pse ky perjashtim, dhe pergjigja qe mori ishte :- Sepse te keta (shqiptaret ) dhe sikur te tentoj ndonje te dali nuk e lene te tjeret e terheqin poshte. Dhe i nderuari Pacolli me zgjuarsine e tij arriti te bej ate qe se bejme dot ne te tjeret, po ku te leme ne, do ta nxijme, karieren e tij, ne vende qe te krenohemi qe bashke atdhetaret tane jane te sukseshem. Ndonje shqiptare ka qene dhe ai qe ka shkrojtur te gazeta gjermane. Pacolli punesoi 2000 kosovare atje , gazeta na sillka si fakte pergjithesues vetem nje ( kush e di qe ky njeri qe u mor si shembull ilustrimi ( nuk qe ndonje koker dembeli )
    Pacolli pergezimet e mija as te njoh as me njeh, Ju nga kosova un nga shqiperia , por njerez si Ju e cojne dynjane perpara.

  4. kosovar says:

    hahahahaha. Ky shkrime eshte i porositure nga dy morra kundershtar te perbetuar te Behgjet Pacollit Enver Robelli dhe Veton Surroi. shifet qarte se shkrimin e ka shkrujte Enver Robelli. nje person ngadrenica emri i njohur per redaksin thote shkrimi haaa. shkrim amatoresk. me tema mashtruse e denigruse per pacollin qe jan then e ster then ne mediat paqavura te Veton surroit ne kosove thjesht asgje e re muhabete qajtoresh rrena te kulluara une jam nga fshati i pacollit dhe mund te konfirmoj se keto nga A deri ne Zh jan rrena dhe vetem rrena. thjesht me denigru nje njeri kaq te madhe qe ka kosova disa morravec si rrobelli e surroi.

    Behgjet pacolli ka disa dhjetra firma shqiptare nenkontraktore ne kazakistan qe punojn per Pacollin disa nga keto firma disa her kan pas problem me puntoret e tyre por pacolli nuk ka faje dhe ase pergjegjsi se si punojn firmat qe kan kontraktuar pune nga pacolli dhe kan shelle puntor shqiptare ne kazakistan pacolli nuk munde dhe nuk ka te drejte ti mesoj kontraktoret se si te sillen me puntore.

    Ata qe punojn direkte per kompanit e pacollit tash e 25 vite ku punon edhe gjysma e fshatit time asnjeher nuk kan pas probleme me pacollin dhe kompanit e tija perndryshe Pacolli per momentin ka kontrate dhe pune ne ekzekuzim ne vler 13 miliarde euro ne kazakistan.

    1. labi says:

      o Kosovari im. Po puna e Conad ne Kosove si eshte?
      Me sa di une, Pacolli e ka kete lloj qasje ne cdo aspekt te biznesit te tij.
      P.sh. une di qe i ka borxh te gjithe bizneseve qe ka bashkevepruar, shuma te medha, te cilat nuk ka ndermend t’ju a ktheje.

      Conad po planifikon ta mbylli biznesin ne Kosove, pasi ky superbiznesmeni yne (i cili eshte partneri lokal), nuk ka kapital likuid, dhe nuk paguan e porosit mall.

      Ky biznesmen legen, vetem mashtron, dhe kurre nuk paguan. Tipike mafjoze.

      Nese ty dhe familjes tende ju ka dale per hajer (mos e ke mbiemrin Pacolli edhe ti, ose ndonje fis i afert), ben mire qe e mbron, se tregon karakter personal.
      Po Pacolli, Pacoll mbetet.

    2. Argita_B says:

      Pacolli eshte person “non gratta” per nje pjese te madhe te kompanive perendimore, kete nuk e kam me te degjuar por me te jetuar.
      Ne nje kompani te madhe qe kam punuar, flitej per nje bashkepunim me kompanine Mabertex, bashkepunimi nuk u çua deri ne fund pasi Pacolli ishte ne listen e zeze te kompanise per afera korruptive dhe kjo perbente nje rrezik per imazhin e kompanise perendimore ku punoja.

  5. besi says:

    Nje e vertet e shume genjeshtra ne ket shkrim

  6. m.b. says:

    Nuk e kam nivelin gazetaresk te replikoj me nje gazete Gjermane te nivelit “Di Welt am Sonntag”,por mund te replikoj me Z.Gazmend Ahmeti,me informacjonin ku bazohet kjo gazete.
    — Specialisti qe do te punoje ne firmen “Mabetex “,i sigurohet viza per shtetin perkates nga ana e firmes.
    –I pritet bileta e udhetimit me avjon qe besoj Z.Shpend vetem nepermjet kesaj firme ,mund ti jete dhene mundesia te udhetoje.
    — Specialisti apo inxhinjeri ,pritet ne aeroportin perkates nga perfaqesuesit e firmes se bashku me mjetin e udhetimit.
    — I eshte siguruar hoteli ku do akomodohet dhe nga e cila nuk i mbahet asnje Frange,perballohet nga firma.
    — E ka te siguruar udhetimin per ne objekt me mjetin e firmes,si dhe ushqimin gjithashtu ,dreken ne objekt ,dhe vaktet e tjera ne hotel,shpenzime per te cilat Z.Shpend dhe ne te tjeret,nuk kemi paguar gje.
    — Punonjesit qe kane punuar per nje kohe te gjate ,qofshin specialist apo inxhinjera ,e dine mire qe “Mabetex Group “nuk i ka mbetur borxh asnje personi per pagesen.

    Se fundi po i drejtohem gazetes Gjermane ,se i njof kushtet qe sigurojne fimat e ndertimit atje ,si jeni ju me trajtimin e specialisteve ne krahasim me “Mabetex Group”,ju asnje element te mesiperm nuk siguroni per punonjesit tuaj,flas per firmat e ndertimit ku kam punuar,per firmat e tjera nuk mund te flas mbasi nuk i njof kushtet e tyre .

  7. temujin says:

    Ja kane vjedhur votat me bekimin e CIA-s…dy forcat kryesore LDK/PDK…lereni kto pallavra…sa per kontaktet me Rusine dhe Kazakistanin miliardat nuk i ka bere me titujt honorifike e konferencat e shtypit te perendimit po me pastrimin e parave te Ieltsin dhe oligarkeve ruse e kazake(ndoshta dhe Putin)…megjithate ishte patriot se loboi shume per njohjen e pavaresise se Kosoves…per parate, ato te shkretat nuk kane flamur thone…

  8. liri drejtesi says:

    Pacolli ose Capolli, kaja nanen shqiptareve he burre se pak e kane sot e mot.
    Mjere ata qe punuan,luftuan nder vite, per lirine e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje