Një incident i tmerrshëm ka ndodhur sot në Kosovë.
Anëtari i Këshillit të Komunës së Gjakovës, Gent Olloni, anëtar i partisë së Behgjet Pacollit, ka ndërruar papritmas jetë.
Olloni ka ndërruar jetë gjatë një mbledhjeje si pasojë e një infarkti të papritur në zemër.
Ndaj tij menjëherë, aty në sallë, kanë ndërhyrë asamblistët Jeton Vorfi (AKR) dhe Luan Golla (LDK) me profesion mjek, për t’i dhënë ndihmën e parë.
Më pas është thirrur ambulanca. Pas arritjes në ambulancë Olloni ka ndërruar jetë. Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com edhe mjeku kujdestar i emergjencës, Afrim Dervishi.
Ngushellime familjes.Ti rrojne femijet dhe c’ka lene mbrapa.
Ngushllime familjes,por kritike juve te Temes qe nuk tregoni vitin e lindjes se te ndjerit.Kjo nuk ngjane ne asnje media boterore.
Ngushlime familarve ALLAHU jav lehtsoft dhimbjen .