Në një intervistë me Anadolu Agency, shkrimtari dhe kryetar i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç foli për “vrasjen e Jugosllavisë”, dhe pasojat e saj, si dhe për rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, krimet e luftës të kryera nga serbët në ish-Jugosllavi, qëndrimi i Serbisë në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës dhe realiteti lidhur me pavarësinë e Kosovës.
– “Vrasja e Jugosllavisë”-
Duke shpjeguar arsyet për “vrasjen e Jugosllavisë”, Drashkoviç tha se përgjigja me fjalë të shkurta është në fjalinë e Ivo Andriçit, i cili i ka përdorur nga një musliman i mençur, një plak i cili i kishte thënë “çdo gjysmë shekulli, këtu njerëzit e mençur heshtin, budallenjtë flasin, dhe të varfrit pasurohen” dhe shtoi:
“Ishte shumë i vogël për ata ky vend i madh, kështu që e thyen dhe e përçanë dhe tani ne të gjithë së bashku, qofshim anëtare të BE-së apo jo, jemi disa thupra të holla në mesin e erërave të mëdha, ndërsa sa ishim në Jugosllavi, kishim një shans për t’u bërë Amerika ballkanike sepse secili prej nesh në atë Jugosllavi mund të ishte serb, boshnjak apo kroat, mund të ishte ortodoks, katolik dhe musliman. Në këtë Jugosllavi të vogël, do ta them pak me ironi, kishte vend për Serbi të madhe, Kroaci të madhe, Bosnje të madhe dhe Slloveni të madhe. Tani ne jemi të varfër, të thyer dhe mbi të gjitha të helmuar nga urrejtja që ka gjasa të zgjasë edhe në shumë gjenerata të ardhshme”.
Drashkoviç tha se Serbia “jeton me histori të falsifikuar” dhe se versioni serb i historisë, i imponuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, i cili nënkupton se Vatikani, Berlini dhe Amerika dëshiruan shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në fillim të viteve nëntëdhjetë nuk ishte i saktë dhe se “askush nuk luftoi për të shpëtuar këtë shtet të madh siç ka bërë Amerika”.
“Po të kishte mençuri këtu, posaçërisht në Beograd, sepse fjala e Beogradit ishte kryesore dhe vendimtare, ne do të kishim hyrë në BE dhe NATO, Jugosllavia kurrë nuk do të shpërbëhej, sot do të ishim rreth 30 milion dhe do të ishim një nga anëtarët kryesor të BE-së”, shprehu Drashkoviq mendimet e tij.
Duke theksuar se tre popuj u shtynë në fatkeqësi, “që gjuha e njëjtë të vret gjuhën e njëjtë, fqinji të vret fqinjin e vet, ndaj të vret nipat” dhe se në fillimi të viteve nëntëdhjetë në Jugosllavi kishte shtatë milion e gjysmë njerëz të lindur nga martesa të përziera, Drashkoviç tha se ne akoma nuk kemi menduar se çfarë fatkeqësie na ka gjetur dhe shtoi: “Pastaj vjen shkresa nga Amerika, mbërrin lajmi nga Amerika se është nënshkruar paqja. Për herë të parë në historinë e luftës, me sa di unë, të gjitha palët hodhën armët. Më asnjë plumb nuk u dëgjua, që do të thotë se këta njerëz të pafat që shtinë në njëri tjetrin, e bënin jashtë dëshirës së tyre. Dhe kur u erdhi urdhri të mos e bëjnë këtë, ata nga gëzimi ndërprenë përleshjet sepse kuptuan se kjo është një luftë e pakuptimtë, brutale dhe vetëvrasëse”.
– Rrëzimi i Millosheviçit-
Si president i partisë më të madhe opozitare të atëhershme, Drashkoviç më 9 mars të vitit 1991, udhëhoqi demonstratat e para të mëdha kundër regjimit të Millosheviqit, për të cilat tha se janë “përpjekje për të mbyllur fabrikën e vdekjes, që ishte televizioni i Sllobodan Millosheviqit”.
“Ajo bukfalisht bënte shpëlarje të trurit, njerëzit u bënë jonormal pas duke parë këto pamje të montuar në televizion dhe nxitjes së urrejtjes dhe ne kërkuam rrëzimin e ‘TV Bastilles’ që ishte një terr i së vërtetës”, Drashkoviç tha, duke shtuar se tani ka nga ata që mendojnë se atë ditë në Beograd, duke pasur parasysh se kishte rreth 100.000 njerëz, duhej të ndodhte Bukureshti serbe.
“Për fat të keq këtu situata ishte krejt ndryshe, në Rumani, shumica e njerëzve ishin kundër Çausheskut, ndërsa në Serbi në atë kohë tre të katërtat e njerëzve ishin me Sllobodan Millosheviçin, njerëzit akoma nuk e dinin se çfarë qëllimesh ka dhe çfarë planesh të përgjakshme ka dhe rreth copëtimit të vendi dhe gjithçka tjetër. Sa për serbët, në anën tjetër të Drinit, unë mendoj se në gishtat e dy duarve mund ti numëronim ata që mbështesnin Millosheviçin. Në sheshin, në qendër të Beogradit, më 9 mars ’91. Udhëhoqa heretikët, njëqind mijë, të cilët në Sllobodan Millosheviçin panë fatkeqësinë më të madhe, dhe ai kundër nesh, të paarmatosur dërgoi gjithë fuqinë që kishte”, tha Drashkoviç.
Pasi këtyre demonstratave u shkarkua redaktor i televizionit, Ministri i Policisë dhe gjithë të arrestuarit duhej liruar nga burgu, sipas Drashkoviqit, kjo ishte fitorja maksimale e arritur. Siç tha ai se dy muajt e ardhshëm në televizion raportohej lirë dhe funksiononte normalisht, por Millosheviçi e përdori këtë ” ‘Time out’ për tu përgatitur ma mirë dhe solli mjeshtër më të mëdhenj të gënjeshtrave”.
“Ne vazhduam të luftojmë. Tani kuptojnë njerëzit në Bosnje që Serbia nuk është ashtu siç e mendonin, Serbia agresore. Unë kam udhëhequr këtu, gjithë këto vite, protesta kundër luftës, krimeve të luftës, spastrimit etnik, kryesisht Krimet serbe. Kemi mbajtur zi për Sarajevën, për shkak të bombardimit dhe vrasjes së saj”.
Ai u shpreh se mendoj se ne ndoshta kemi shpëtuar ndërgjegjen, shpirtin e Serbisë, dhe popullit serb, dhe demonstruam kundër Millosheviçit për tre muaj në të gjithë Serbinë dhe ai në fund ra pikërisht nga goditja e këtij rebelimi”, ka thënë Drashkoviq dhe shtoi: “Nuk ishte Serbia Millosheviçi. Por ata që vrarë në emër të Serbisë, gjithashtu ishin Serbia. Do të ishte mirë nëse mund të themi atë që s’është e vërtetë, që ata monstrum të cilët ekzekutuan pesë apo gjashtë djelmosha musliman, ndërsa ata paraprakisht spërkaten me ujin e shenjtë nga Prifti serb dhe u jepen bekime, fare të mos ishin serb, por edhe ata janë serb”.
– Krimet të mos justifikohen me krime-
Duke komentuar deklaratën e tij të fundit, se gjatë bombardimit të Sarajevës gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë në ish-Jugosllavi, janë vrarë më shumë civilë se në Serbi gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999, Drashkoviç tha se ky është “një fakt i njohur”, dhe se këtë nuk duan ta dëgjojnë në Serbi, ata mbajnë qëndrimin për të mos pranuar se edhe pala serbe ka kryer krime, edhe atë krime të mëdha.
Drashkoviç theksoi se duket që Millosheviçi fatkeqësinë më të madhe ua shkaktoi pikërisht serbëve, ofendoi historinë serbe dhe i shpjegoi: “Ia doli (Slobodan Millosheviçi) që njerëzit të cilët në Luftën e Dytë Botërore me të vërtetë ishin viktimë e holokaustit të madh, të cilat i kryen ushtarët kroat mbi ta, pesëdhjetë vjet më vonë botës t’ia paraqesë si popull xhelat. Kohët e fundit deri sa isha në New York, përjetova traumë, një shofer taksie me origjinë nga Gana, më pyeti nga vij, thashë, nga Serbia, ai bërtiti: ‘Serbia – Srebrenica’, Ja këtë na e bëri Sllobodan Millosheviçi dhe dikush që asgjë njerëzore nuk ka në vete, kush ka pak mendje nuk mund këtë ta mohojë, as ai, as krime tjera nuk e ulin dhe as që mund të justifikohen me krimet tjera të bëra ndaj Serbëve”.
I pyetur nëse vizita e Srebrenicës në përvjetorin e 20-të të ndonjë zyrtari të lartë serb, ku deri më tani ishte vetëm Boris Tadiçi për ti nderuar viktimat e gjenocidit, do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve, kur është fjala për këtë pjesë të së kaluarës që ne ndajmë, Drashkoviç theksoi se të gjitha këto janë raste individuale, dhe se jemi shumë larg nga ajo.
Duke folur, që pas krimit më të madh në historinë e botës, i kryer në emër të një kombi, në emër të kombit gjerman, pas bashkimit të Gjermanisë, në afërsi të ndërtesës së re të Bndestagut, është ngritur Përkujtimore e Holokaustit dhe tani se çdo deputet gjerman kur shikon nga dritarja, e sheh Memorialin, i cili e përkujton në një krim të madh, të kryer nga disa gjerman në emër të popullit gjerman, Drashkoviç tha: “Tani imagjinoni që gjermanët të jenë model, kështu që nën dritaret e parlamentit serb të jetë Memoriali i Srebrenicës, ndërsa nën dritaret e parlamentit kroat të jetë ai memoriali i Jasenovacit ose nën dritaret e Parlamentit të Bosnjës të jetë Memoriali i të vrarëve në minierën ‘Rozhan’ në vitin 1941 në Hercegovinë, ku disa mijëra njerëz u masakruan, kjo do të thotë që ne më në fund jemi ngopur nga krimi. Të gjithë. Por ne jemi larg nga ajo, larg”.
– Në Serbi asnjëherë nuk është thënë që të respektohet Tribunali i Hagës-
Duke folur për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Serbisë të Hagës, Drashkoviç theksoi se ky bashkëpunim ka pasur fazat e saja, por se “kurrë nuk ka pas propaganda që të thuhet se shkuarja në Hagë është detyrim dhe ne e respektojmë këtë gjykatë, po të mos ishte ne do ti gjykonim për shkak nesh dhe fëmijëve tanë për shkak të viktimave të pafajshme”.
Duke komentuar nëse paraqitjet publike të akuzuarit të Hagës, Vojislav Sheshelj mund të dëmtojnë marrëdhëniet në rajon, Drashkoviç tha: “Kur ky njeri u lirua nga Haga për arsye njerëzore, që të shërohet, unë si njëri më ka gëzuar ky fakt, pasi që bëhet fjalë për kancer, ndërsa këtu ulërinin se ky vendim është bërë pikërisht për të rrëzuar qeverinë e Serbisë. Tani, kur të vijë vendimi që personi i njëjtë të kthehet në Hagë, përsëri histeri se bëhet fjalë për rrënimin e qeverisë serbe”.
– Viktimat e shpëlarjes së trurit-
Duke pasur parasysh se është njëri nga të parët dhe të paktët në Serbi i cili tha se duhet të pranojmë realitetin rreth Kosovës, Drashkoviç duke shpjeguar këtë tha se: “nuk lejon të bëhet viktimë e ‘shpëlarjes së trurit'” dhe se Kosovën tani më e kanë njohur shumica dërrmuese e vendeve anëtare të OKB-së, shumica dërrmuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe se ky numër nuk do të ulet, por vetëm do të rritet dhe shtoi: “Nuk dua të bëhem njëri nga ata që e mohojnë këtë realitet. Ju mund të ndiheni të dëshpëruar kjo është kështu, por nuk mund ta mohoni se kjo realisht është kështu. Nuk duhet të ndodh njohja zyrtare të Kosovës nga Beogradi, askush nuk e kërkon këtë. Ta pranojmë realitetin dhe të krijojmë një normalizim të plotë absolut të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, në mes të serbëve dhe shqiptarëve”./Zëri
O Tema. Vendosni artikuj qe perdorin gjuhen letrare shqipe, si ne gjithe gazetat e tjera. Dhe jo gramatiken e kosovareve, se po na veshtiresoni leximin dhe po na i beni te padurueshme artikujt. S’keni redaktire shqiptare ne gazete apo cfare? Ose mesojuni ketyre kosovareve qe vendosin artikujt, te mesojne GRAMATIKEN SHQIPE. Na mbyti analfabetizmi.
Ne reagimin e mesiperm qartazi shihet tendenca qellimkeqe e ketij shkrimi, po kjo dukurio nuk me cudit fare, kur dihet mirefilli se nje pjese dermuese e inteligjencise te ashtuquajtur shqiptare e “nenes” Shqiperi hapur ndjekin nje fushate histerike dhe morbide ndaj Kosoves dhe Kosovareve. Nuk eshte vetem Lubonja e ndonje tjeter, po mburraveca te ketille antishqiptar mund te shumezohen, sepse keta jane grekofil, serbofil dhe italianofil. kete e kam ndier ne lekuren time.
Na keni çare karin me keto grekofila e serbofila. Ne jemi shqiptare qe duam te shkruhet gjuha letrare shqipe se sju kuptojme. Kaq te veshtire e keni te shkruani gjuhen letrare? Flitni si te doni dialektin tuaj por ama shkruani gjuhen letrare.
Fallsifikimi i historise!! Ai fillon nga vitet 1840, me projektin kriminal shqiptaro-shfaroses ‘naçertania’. Serbia duhet te qëmtojë historine dhe marredheniet e saj me Shqiptaret qysh nga ky vit. T’u ktheje gjithe pronat shqiptareve te shperngulur dhe te vrare qysh prej pushtimit te pare te vilajetit te Kosoves. Te kerkoje falje kolektive per qindramije te vraret e te shperngulurit qysh nga ai moment. Vetem atehere do kete marredhenie normale & fqinjesore me Shqiptaret!
o hys,
pavarsisht mënyrës se si ie ka shkruajtur kritikën mojsi golemi!
ai ka të drejtë!!
duhet përdorur gjuha letrare shqipe ose standarti!!
meros i leverdis se ja përkëthejnë lirë dhe o burra hidhi në gazetë!!
në do të diskutojmë për filoleshër atëherë unë po të them ty si shqiptar!bëhu filo shqiptar dhe shkruaj drejt gjuhën shqipe dhe jo ta bastardosh sipas katunit ku ke lind!!janë po sërbët e grekët që nuk kërkojnë një gjuhë të pastër shqipe!!
haj shnet o hys!!
është më kollaj të mësosh drejtshkrimin se të flasësh kundër këtij e atij!!
mësoje dhe ti se je ku thërret qameti!!
Thuhet “standardi” jo “standarti” si shkruan ti. Artikulli eshte shkruar me mire se komenti juaj. Pse mendon se je i kualifikuar te besh policin gjuhesor?
kurse ti duhet të jesh SHKB??
ë toni??
Jo “italianofil” po italophil, ok?
ballisto nuk e di që “ph”në shqip është njëlloj si shkruhet dhe jo “f”!?!?
pyt një herë toni ks për siguri!!
@anticensure, e paske mesua shqipen me rregulla te Vuk Kradzic-it,
“pisi kako citas, i citaj kako pises” Shembull, fjala “chance” vjene nga frengjishtja, prandaj duhet shkrua ashtu si qe e shkruajne francezet, e kurrsesi “shans”, e njejta rregull vlen edhe per emra te njerzeve, qyteteve etj. Eshte budallallallaek te shkrush “Nju Jork, Uilliam, Uashington, apo Mynhen”, nese nuk e di se si shkruhet, vet e ke fajin, a more vesh o ahmak?
o tru peshk
nuk të mjafron tëndi??
do dhe timin??
debil mëso pastaj fol,mos bëj të diturin!!
besoj se e di kush i di të gjitha??
vetëm budallai!!!
ti nuk je budalla por thjesht idiot!!
shkalla më e lartë e budllallëkut!!
@anticensure, epo tash mbasi qe ta futa fillove t´me ofendojsh, mos ashtu se oshte mbarre, une jom jo vetem philolog por edhe polyglott, andaj ke kujdes se bon vakí qi ta futi apet, ok?
Oooo,ja më në fund edhe Husamedini…!
Si e shkrove komentin: nga e djathta në të majtë?
Përpiqu,përpiqu, se edhe ti mbase mund të mësosh shqip. Pse jo? Kanë mësuar edhe kinezët; përse të mos e mësosh edhe ti ,arabi i Kosovës?!
Bravo Hysamedini, bukur ki shkrujte!
@Moisi Golemi, “nomen est omen” thonin latinet e lashte. Zgjedhja e pseudonimit te nje renegati te Skenderbeut tregon shume. Une mendoj se nuk eshte sintaksa qe te pengon aq shume. Eshte demaskimi i politikes serbe ndaj shqiptareve qe vjen nga njeri nga ideologet e fashizmit serb Drashkoviqi. E kujtoj shume mire fjalimin e Drashkoviqit ne Prishtine ne vitin 1998 ku na kercenonte me gjenocid. Tash pasi ka ngordhe politikisht dhe para se te ngordhe biologjikisht po na tregoka ate qe ne e kemi provuar ne kurrizin tone. Ceshtja eshte si ka mundesi qe ne Shqiperi te kete perkrahes te politikave fashiste serbe. Edhe Frojdi po te ngjallej sot do ta kishte veshtire te jepte diagnoze per keto krijesa bizare te dalura nga laboratori i xhaxhit.
toni moisiu nuk ka diskutuar fare për drashkoviçin dhe atë që ai ka thënë,është revoltuar me mënyrën e shkrimit që po përdoret në gazetën tema!!gjuhë që ngadal ngadal po shkatërron dhe më keq standartin!
po shkatërron gjuhën e njëhsuar shqipe!!
unë dhe ti,pavarsisht se duhet të shkruajmë sa më pastër dhe sa më korrekt shqipen,këtu nuk jemi të detyruar!mjafton që të kuptohet mendimi dhe ideja që duam të përcjellim në komnetet tona që janë momentane!të shkruara shpejt e shpejt!!sepse ne nuk jemi profesionistë!jemi thjeshtë lexues që reagojnë për një shkrim!
gazeta përveç “përciellies së idesë”ka për detyrë,e cilësoj dhe një herë,E KA PËER DETYRË TË PËRÇOJË NË MËNYRË TË PASTËR DHE KORREKTE GJUHËN E NJEHSUAR SHQIPE!!
her tjetër mos shiko qime në syrin tim,por traun që të pengon shikimin!!
Prape po ta them nuk asgje te keqe gjuhesisht ne shkrim. Keto kinse kritika gjuhesore kane te bejne me nje mosdurim dhe nencmim brendashqiptar. Deshet ju apo s’deshet bota shqiptare eshte policentrike dhe Prishtina eshte qender ku gravitojne 40% e shqiptareve. Ju ndiheni inferior ndaj secilit komb perreth ndersa beni te fortin ne raport me shqiptaret jashte Shqiperise londineze. Ne nuk ndihemi inferior ndaj askujt.
toni mund ta kuptosh si të duash!
të gjithë budallenjt janë më të mënçur se normalët!!kjo nuk është e keqe shumë!e keqja më e madhe është se kërkojnë të japin mësim!!kjo që thua ti është thjesht problemi tënd!!mund ta ngrësh zërin sa të duash,por po nuk e the fjalinë sakt nuk të kupton njeri!!këtë po bën dhe ti!!po thua se unë e ngrë zërin,ulëras që ti të pranosh budallallëkun tim!!in gjej çdo lloj arsyetimi për të quajtur të drejtë injorancën time!!
nëse e ke kështu tä gëzosh dhe i pafsh hajrin!!nuk më kërcet shumë!!thjeshtë se nuk do të harxhoj kohën për të zbrazur timen e provuar të mbush tënden!!
në të njëjtën moment nuk mund të pranoj që një gazetë të shkruaj artikuj me një bastardllëk të standardit!!përveç rasteve kur është shkruar në dialekt nga autori!!
ky është një ndryshim i madh,toni!!
është tjetër të lexosh një shkrim në dialekt të gjegj ndrecës dhe një shkrim të përkëthyer me të lirë dhe të shkruar me paaftësinë e njohjes së shqipes!!
Mendon qe shqipja qe shkruan ti eshte me e persosur se ajo e kosovarve? Lexoje edhe njehe komentin qe ke shkrua, i ke se paku kater gabime!
Post Scriptum: Artikujt e nje gazete nuk “perdoren” po shkruhen, kurse sopata perdoret per te pre dru n´mal, ok?
tashti na plasi nacionalizmi brënda nacionit??
kjo që shkruan ti është njëlloj si të mbrosh budallallëkun me idiotësi!!
@anticensure haha, kurse kjo qe shkruan ti eshte njesoj si kur te
mbroshe idiotesine me budallak, e jo me budallallallallek, ok?
“budallak” dhe kjo duhet shkruar si egziston në ???????!nuk mund ta ndryshojmë ne shqipot??
ballisto se mos ke harru ti shtosh “i” në fund??
budallaki do të ishte më e saktë apo jo??
mor bërllog!!
MOs harroni se sintaksa e serbishtes e tillë është. Dhe kju u shkon përshtat shqiptarëve në Kosovë.
Vëre si e tregojnë kohën si serbët. Muajin dhe datën i tregojnë si serbët psh datës sotme i thonë “i shtati”, jo “shtatë”.
Shikoji edhe malokët tanë, nuk thnë “kam qenë” por njësoj si serbët “jam konë”:
Harxhoi Ardit Gjebrea 2 vjet në Prishtinë, me Telebingon, që të komunikonte edhe me telefon me ta, çdo të dielë, dhe një vrimë në ujë bëri.
Eshte dialekti gege o kokrra e injorantit.
Apo keni ndonje serb aty, qe ua perkthen artikujt nga serbisht ne kosovarce?
Shyqir qi e kuptut me ne fund Drashko !
Kte e kan det ,te tan Historianet ,pervec ju serbve koktrashe.
Sidoqoft ,duket nji reagim pozitiv nga ju Drashko ,
qyyy, si i thon fjales , ju-e , nuk i lejoni vedit me dek injorante ,
si koqevaret
shume e sakt YU-ja filloj me u shkapardedhe me prrallate Serbe….vetem ne Shqiptaret ja pam hajrin ketyre prrallave Serbe e krijuam shtetin e dyt Shqiptare…..
Moisi na thuaj dicka per thelbin e artikullit dhe lere gramatiken ;
janullatosi i do ”murgeshat” te ndershme dhe besnike nuk i do
”prostituta”
….., ndërsa ata paraprakisht spërkaten me ujin e shenjtë nga Prifti serb dhe u jepen bekime, fare të mos ishin serb, por edhe ata janë serb”.
Vuk Drashkoviç.
Archbishop Seraphim of Athens had invited Bosnian Serb leader Radovan Karadžić to visit Athens in 1993. At a rally attended by some Greek politicians, Karadžić proclaimed: “We have only God and the Greeks on our side.”
Jo vetem serbia por edhe greqia eshte ngritur mbi genjeshtren (60%)
Mbas ligjerimeve te verteta historike fshihet nje popull i cili ka bere historikisht nje gjenocid kundra te gjithe Shqiptareve kudo qe ata kane jetuar.Serbet dhe greket jane shume te afte per te cituar fjalet te cilat prekin ndjenjen e nje kombi! Kujdesi ndaj kesaj forme te fajsise(SOFIZMI AKADEMIK) do te ndergjegjsonte edhe me mire popullin tone ndaj te pafalshmit serb si nje pregatitje ndaj Kameleonit,- nga cdo Shqiptar ndaj nje armiku te cilin nuk mund ta besh mik vetem me ligjerata te prekshme historike!
@Moisi Golemi
Mos u brengos,do behen ndryshime ne gjuhen e standardeve.
Dihet shume mir per vendimet e marra ne kongres, n’prani t’xhaxhit ,e nen trysnin e P.K.SH. per standardet, ne deme te ‘Gegenishtes’
@z
Sa per sqarim: sot nuk eshte koha e xhaxhit, prandaj ndryshime ne gjuhen standarde (dhe jo te standardeve) nuk do te behen. Edhe xhaxhi me sa mbaj mend une, gjuhen standarde nuk e mesoi, po fliste nje gjirokastriçe te thekur, si Gon Llakaj te xha Temja e te Shori i Portokallise, pak a shume. Gegnishtja dhe toskerishtja sot i takojne Mesjetes, shteti modern nuk pranon gegnisht e toskerisht
I vetmi ndryshim qe do te behet, ne qofte se do vazhdoni me perrallat e xhaxhit qe ia futi gegnishtes e te tjera si keto, eshte vendosja e anglishtes si gjuhe standarde nder shqiptare. Per te folur pastaj secili te flase si do, dhe kthehemi aty ku ishim para 200 vjetesh, per te shkruar e per t’u shkolluar do perdorim anglishten. Ju ne Kosove e keni anglishten njeren nga tri gjuhet zyrtare te shtetit, jeni para Shqiperise ne kete drejtim. OK keshtu?
z
me që në kohën e “xhaxhit” u ndërtua standarti,mos vallë tashti në kohën e tezes duhet ta shkatërrojmë??
or z mos vallë duhet të fillojmë një luftë civile për të prurë të gjithë dialektet në “standard”??
përse mor njeri,dhe të tjerë si ti,është më e lehtë për të shkatërruar,se për tu ulur e mësuar!!ta mësosh një gjë që është është më e lehtë se për ta shkatërruar!!
apo e kam gabim??
ndoshta për ty,është më lehtë ta shkatërrosh!!
u shkatërrua një shqipëri e tërë,ishte tona dhe as e “xhaxhit” e as e “tezes”!
injoranca nuk ka brirë!!ajo të “vërteton”fare thjeshtë se bota nuk rrotullohet!!
apo jo??
Prit kur ta nxjerrin Vuken me Origjine Shqiptaro Iliro Pellazge dhe Mysliman i konvertuar Ortodoks nga presioni i Serbeve katila. Zoti Drashkovic per mua ka te drejte ne ato qe thote, por harron se ketu i thone Ballkan, te cilit ka 5-shekuj qe i ka hyre e keqja brenda nga ish perandoria famekeqe, dhe me destruktive ne historine e njerezimit dhe Europes, me emrin Perandoria Otomane.
Faktikisht, Serbet edhe Greket apo te gjithe fqinjet tane nuk kane problem me Shqiptaret, por me armiqesine e mbjellur te kesaj ish perandorie nga elementi Otoman i cili lulezoi ne vendet Shqipefolese per arsyet e asimilimit Otoman i cili rezultoi shume efektiv vetem ne Arberi dhe Bosnje. Me pak fjale, problemi eshte se ata e shikojne si kercenim, riaktivizimin e kesaj perandorie pushtuese e cila e la Ballkanin 5 shekuj prapa dhe e cila po tenton qe te shfrytezoj elementin Mysliman te Ballkanit, per ty rikthyer ne nje forme tjeter ne keto troje te cilat i humbi pas luftrave Ballkanike.
Serbet ben disa lufta te pergjakshme me bullgaret (sllav ortodoks si ata vete) ne shek XIX dhe XX. E ben per territor dhe dominance siq e ben gjithe te tjeret. Eshte e njejta situate ne raportin Serbise dhe Greqise ndaj shqiptareve. Nuk eshte trashigimia otomane ( qe prezente ne Greqi e Serbi po aq, ne mos me shume, se sa ne Shqiperi) qe ushqen armiqesine por fakti qe ne jetojme aty ku ideologet e tyre (si Drashkoviqi) kane projektuar Serbine e Madhe dhe Greqine e Madhe. Millosheviqi ishte vetem zbatues projekti i vili u hoq pasi rezultoi i pasukseshem ne tentimin e gjenocidit dhe pastrimin etnik.
CRUSADER!
Shume sakt
@berti
mund te klikosh dhe te shofesh ne kongres xhaxhin, si leshon doren ne shenje perdhosje te ‘Gegenishte’,po sikur ‘Padrino’ ne arena qi leshon mushamen ne shenje perdhosje te demit.
-Po ne gjuhen e standardeve do behen ndryshime patjeter,e mua nuk do mund te me ndale askush; te mendoj, shkruaj, dhe flase ‘Gegenisht’
Gramatikisht, artikulli eshte shkruar krejtesisht ne rregull. Injorantet ketu ia fusin kot. Bejne punen e kurves e cila flet per kurven. Nje njeri qe vetem pak merr vesh nga gramatika dhe sintaksa, kupton lehte se shkarravitesit – janë jo vetem kotnarë, por njerez te prirur qe çdo gje qe vjen nga Kosova te kualifikohet joditurake. A nuk e shikojne veten keta kotnarë qe dy fjali nuk jane ne gjendje t i shkruajne mbare.
cane ti je etalon i shkrimsakt!duhet msu pri tejet se mir na bo!!
ti shkru çisto shqip!!
të tjerat na i shpjego ma von or taj!!
Jo Berlini , jo Amerika , jo Vatikani , jo dreqi , jo i biri i dreqit , a thu se “Jugosllavia” e tyre ishte nje vend ku PAQJA DHE HARMONIA LULEZONIN SI NE KOPSHTIN E EDENIT ….pfffffffffffffffffffff
harrojne qe kjo pale “mbreteri dhe federate” pastaj u krijua vetem per endrren e serbve ….
C’lidhje kishte Sllovenia dhe Kroacia me Serbet dhe Malazezet ???
Dy kultura komplet te ndryshme , te paret gjithmon nen gjirin e Europes Perendimore ndersa te dytet bijte e Osmanve .
Sa terrori eshte kry ne at mbreteri vetem Zoti e din , madje zgjati shume se me kohe duhet t’ishte shperbe !!!
Kuptohet qe materiali eshte pershtatur nga ndonje kosovar i cili s’e ka haberin e standardit. Ne kete rast, per hir te permbajtjes, dehet kabull devijimi. Drashkoviqi eshte po aq i terbuar kunder pakicave e kryesisht kunder shqiptareve, sa dhe paraardhesit e tij, ne mos shume me i eger se ata. Lexo romanin e tij “Konsulli rus” dhe do bindesh per kete. Ky moderim fals duhet te kete per synim pushtetin dhe luften politike ne vend.
drashkoviçi nuk e ka për luftën për pushtet se sa për luftën për të dalë nga kriza ku e ka futur politika,akoma,sërbe!!
duket fare thjeshtë në mënyrën se si e komenton!!duke thënë politika millosheviçiane dhe duke përmëndur “parajsën jugosllave”,ai mohon gjithë genocidin që është shkaktuar nga sërbët në ish jugosllavi dhe më pas kundër etnive jo sërbe!!
ai bën sikur harron periudhën që nga krijimi i jugosllavisë deri në kohën e millos!!
përse e bën një gjë të tillë??thjesht për të mbuluar dhe pjesmarrjen e tij,të paraardhësve të tij!!bëhet thjeshtë për ti thënë europës ne po heqim dorë nga rracizmi,genocidi ynë i afërt!
por në anë tjetër sërbëve iu thotë:”rrënjët i kemi të ngulitura dhe sapo të kemi mundëisnë do ti bëjmë të “lulëzojnë”!
drashkoviçi para se të flasë dhe të kritikojë politikën e millos duhet të bëjë autokritikë për vete!!
duket dhe nëkëtë intervistë,ai pranon situatën në kosovë por nuk pranon shkëputjen e saj!!ai vetë e thotë,lë të kuptohet se “ne(sërbët) duhet të pranojmë këtë situatë,për momentin por jo për gjithmonë!duhet të presim momentin e duhur,që tashti nuk është”!
pavarsisht se nga çdo e keqe mund të nxjerrësh diçka të mirë,në këtë rast,intervistë për ne nuk ka asgjë të mirë!
e mira ështe se ne duhet të kuptojmë që të mos e hamë si të vërtetë këtë “pendim”sërb!që të rrimë sy hapur,sepse sërbi po ndërron vetëm lëkurën dhe jo zakonin!!
Sa gjate mereni me perkthimin dhe dialektin?Cdo vend ka dialekte krahinore.Analizoni Drashkovicin qe kerkon te shfajesoje gjite ato krime te bera nga serbet dhe me sa lexova te gjithe kombet perbers te ish jugosllavise i permend kurse shqiptaret jo.
dhe ti nuk ke bo gjo më shum o lali??
…Ne kohen kur Roma ishte perandoria me e madhe e kohes, gjermanet ishin fise barbare….Shikoni sot ku jane….Ne kohen kur Iliro-Pellazget ishin ne kulmin e qyteterimit dhe fuqise ekonomikeke-ushtarake, sllavet e jugut (sot), ishin fise barbare qe leviznin per zaptim territoresh…Kombe elitare si TROJA, jane zhdukur, …por me nder…Kombe te tjera elitare, si ne, kemi mbijetuar, por me me pak nder se te paret…Nganjehere me shume bejne histori e nderohen, “te zhdukurit”…se sa te “mbijetuarit”…Neve na bie pershtat shprehja..”me mire Peti pe verteti ,se Loni pe betoni”…