Facebook Messenger mbërrin edhe në formën e një aplikacion uebi

10 Prill 2015, 16:04Hi-Tech TEMA

Së fundmi, Facebook ka lancuar një aplikacion të ri të shërbimit të saj të komunikimit Messenger dhe nuk bëhet fjalë për një aplikacion për smartfonët apo tabletët tanë. Në të vërtetë Facebook ka lançuar një aplikacion uebi tëc ilin mund ta përdorni përmes uebfaqes Messenger.com duke e bërë shërbimin të disponueshëm edhe nga një kompjuter desktop.

Rrjeti social kohët e fundit është përpjekur të zgjerojë platformën Messenger duke krijuar një vegël komunikimi tepër të domosodoshme për përdoruesit e internetit, një aplikacion që filloi vetëm si një mënyrë për të komunikuar me miqtë në Facebook. Tanimë Messenger zotëron plot 600 milion përdorues aktiv në muaj. Një shifër kjo goxha e lartë nëse marrim parasysh periudhën kohore të shkurtër që Messenger është pjesë e tregut.

Muajin që kaloi, Facebook i dha mundësinë përdoruesve të dërgojnë përmbajtje si foto, muzikë apo video drejt njeri tjetrit përmes Messenger duke integruar edhe shërbime të ESPN dhe Weather Channel. Mark Zuckerberg, themeluesi dhe CEO i Facebook, deklaroi para pak kohësh se kjo kompani është fokusuar tashmë në aplikacionet dhe shërbimet për pajisjet mobile.

Mund të themi gjithashtu se Messenger zotëron aftësi të ngjashme me WhatsApp, një platformë komunikimi që Facebook bleu vitin që shkoi për 19 miliard dollar. Lançimi i një versioni online për kompjutera duket si një praktik e përdorur tepër kohët e fundit nga Facebook pasi në muajin Janar të këtij viti, Facebook prezantoi dhe versionin online të WhatsApp, tanimë dhe Messenger vjen në një format të tillë. Kjo fare mirë mund të jetë një strategji e Facebook për të rritur akoma më shumë numrin e përdoruesve të këtyre shërbimeve. (PCWorld Albanian)

1 komente në “Facebook Messenger mbërrin edhe në formën e një aplikacion uebi”

  1. enter"""" says:

    Aplikacion UEBI??? UEBI??? SERIOZISHT E KENI???? UEBI???

    Ku e keni mesuar shqipen o gazetare injorante, qe nuk late dite pa felliqur veten tuaj me te tilla idiotlliqe???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje