PayPal dhe Ebay forcojnë marrëdhënien e tyre të bashkëpunimit edhe pas ndarjes në dy entitete të reja

10 Prill 2015, 16:03Hi-Tech TEMA
PayPal dhe Ebay forcojnë marrëdhënien e tyre të

PayPal dhe Ebay thanë se kishin rënë dakord që të mos reduktojnë volumin e transaksioneve përmes PayPal edhe për pesë vitet e ardhshme. Siç mund të jeni në dijeni, PayPal, divizioni i pagesave elektronike në pronësi të Ebay u ndanë vitin e shkuar në dy kompani të ndryshme.

Mendohet që PayPal të ketë një vlerë prej 40 miliard dollarësh. Ebay ka rënë dakord që afro 80 % të blerjeve të saj të mund të kryhen edhe përmes PayPal për pesë vitet e ardhshme. Gjithashtu është rënë dakord që secila prej kompanive do të vazhdojë të paguajë komisione për çdo blerje por që PayPal do të tarifojë më pak tregtarët e Ebay sesa ato të platformave të tjera të shitbljerjes online në internet.

Gjithashtu marrëveshja e re ndalon që Ebay të krijojë një sistm vetjak pagesash ashtu siç ndalon PayPal të krijojë dyqanin e saj online të shitblerjes. (PCWorld Albanian)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje