Marok/ Autobusi i nxënësve atletë përplaset me kamionin, të paktën 33 të vdekur

10 Prill 2015, 17:59Bota TEMA
Marok/ Autobusi i nxënësve atletë përplaset me kamionin,

Të paktën 33 persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë të tjerë u plagosën në një përplasje midis një autobusi dhe një kamioni, që ndodhi në jug të Marokut, në zonën e Tan-Tan.

Autobusi mori menjëherë  zjarr, duke e bërë pothuajse të pamundur shpëtimin e pasagjerëve, shumica e të cilëve vdiqën nga flakët e zjarrit.

Me autobusin që u përplasë udhëtonte një ekip i atletëve të rinj, të moshës 10 deri në 14 vjeç, të cilët ishin duke u kthyer nga  garat e ndeshjeve të shkollave kombëtare, në Bouznika, ndërmjet Kazablankas dhe Rabat.

Mes të vdekurve ishte edhe  instruktori, Issengar Hassan, 43 vjeç, një nga atletë më të njohur  maroken të  dekadës së shkuar edhe në Evropë.

Uno degli istruttori deceduti era Hassan Issengar, 43 anni, uno dei più forti mezzofondisti marocchini della scorsa decade, molto noto anche in Europa.

Sipas mediave kamioni me të cilin u përplas autobusi, transportonte naftë dhe përplasja u një “shpërthim i tmerrshëm dhe flakë.

Aksidentet rrugore kanë qenë në rritje në Marok,  pasi personat që posedojnë  një makinë janë dyfishuar gjatë 15 viteve të fundit.
Mesatarish 10 njerëz në Marok humbin jetën çdo ditë në aksidentet rrugore./j.h

 

1 komente në “Marok/ Autobusi i nxënësve atletë përplaset me kamionin, të paktën 33 të vdekur”

  1. Albani says:

    RRENQETHESE.
    U VAJTE SHPIRTI NE PARAJSE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje