FOTO/ Masakër brenda Gjykatës së Milanos. I pandehuri vret 4 persona, mes tyre gjykatësin dhe avokatin mbrojtës

9 Prill 2015, 13:39Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Milanos, kur një i pandehur ka hapur zjarr në sallën e gjyqit, duke vrarë katër persona.

I pandehuri ka nxjerrë pistoletën në momentin që avokati i tij u tërhoq nga çështja duke shtirë disa herë brenda sallës së gjyqit.

Sipas dëshmive, i akuzuari Giardiello, i cili po gjykohej për krime ekonomike ka qëlluar 4 ose 5 herë.

Ai ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit, avokatit të tij dhe disa personave të tjerë që gjendeshin në pjesën e rezervuar për publikun.

Të vdekur kanë mbetur gjykatësi  Fernando Ciampi dhe avokati  mbrojtës  i agresorit Lorenzo Alberto Claris Appiani. Personi tjetër që ka mbetur i vdekur në vend është Giorgio Grass, bashkëpuntorë me të pandehurin Giardiello,  ndërsa një person tjetër, Davide Limongelli, mbeti i plagosur.

Gjykatësi  Ciampi u vra në dhomën e tij në katin e dytë të Pallatit të Drejtësisë në Milano.

I pandehuri, i cili kreu krimin Claudio Giardiello, është arrestuar pak çaste pas masakrës pasi u arratis me një motorr nga gjykata.

Sipas mediave italiane  detektori metalik në Pallatin e Drejtësisë së Milanos ishte thyer këtë mëngjes.  Ky detaj është raportuar  nga një person, i cili kishte shkuar në gjyq këtë mëngjes në punë.

Pallati i Drejtësisë në Milano u evakuua, shumë kishin ikur menjëherë sapo dëgjuan të shtënat, ndërsa policia nxorri jashtë ndërtesës gjithë personat e tjerë.

 

25 komente në “FOTO/ Masakër brenda Gjykatës së Milanos. I pandehuri vret 4 persona, mes tyre gjykatësin dhe avokatin mbrojtës”

  1. filani says:

    Tamam si ne serialin “The Good Wife”…

  2. LORA says:

    Ky nuk eshte thjesht krim.
    Per mua eshte nje revolte,qe zbulon nje drejtesi kriminale.
    Sa do te doja te njejten gje per korporaten kriminale “gjin gjoni”.

    1. Toni says:

      Korporata gjin gjoni-tom ndreca-Co e mbaro tek KLD-ja me anetare me korespondence..

    2. Bimi says:

      Po cfare revolte mos merr mend e salvinit dhe lega nord,,konteksi me shqiperin eshte komplet ndryshe KU nje aksion i tille MUND te kuptohej sidomos pas 21 janarit dhe javes se shkuar..

  3. temujin says:

    Do ket merzit ndonje te “forte” ai gjyqtari…

  4. tt says:

    A te lumte dora,shko te pallati yne I drejtesise dhe I parlamentit dhe hyri me kallashnikov.

  5. pilo pela says:

    Pastë këmbën e mbarë.Do zoti e merr me vete dhe ca nga tanët!

  6. illyrian says:

    Dmth, pas largimit te autorit te krimit, policia ka arritur te shpetoje ata qe ishin gjalle.
    Mini stri Tahiri duhet te japi doreheqjen:-P

  7. Bentirona says:

    Te me falni per komentin, por Gjin Gjonet e Shqiperise jane shume te sigurt. Edhe Barak Obama nuk e ka eskorten e Gjin Gjoneve shqiptare.

  8. Flamur_Vlore says:

    KSHU ESHTE KUR DREJTESIA NUK KONTROLLOHET NGA QEVERIA POR E PERDORINE DREJTESINE GJYQTARET PER INTERESA DHE PA KONTRROLL NGA GJYQTARET QE JANE VETEM NE FUNKSION TE QYTETAREVE DHE JO TJUA MBAJNE SHPIRTIN NE DORE DHE ASKUSH MOS MERRET ME GJYQTARET FIGURA TE URRYERA!!!

  9. elinor,.,..,, says:

    Tani e vertetoi pafajsine e tij!

    1. lilith says:

      e hodhi ceshtjen ne APEL ..:P

  10. VforVendetta says:

    He me te lumte . E bere si qemoti.
    Se gjykatat ne Itali me keq se ktu 18 vjet ta cojne i gjygj derisa ti kete rrjep gjithe leket avokati.
    Si spo del ndonje ketu tja plasi i her e ishalla vejn mend te tjeret.

  11. Tironsi pi Dibre says:

    Ky gjyqtari do kete qene ndonje Gjin Gjon i Italise. ?

  12. I drejti says:

    Fajin e ka Saliu

  13. trojani says:

    “korak”paska ne gjithe boten,kot perpiqet tgf te na jape eksluzivitetin……
    vetem se keta quhen “evropian”

  14. bruins says:

    Shume inkurajues si lajm.

  15. lela says:

    ah sikur ye kish dal ndonj trim dhe te ne te bente te njejten me ata qe nxoren te pafajshem frokun

  16. shqipja says:

    shpresojme te tremben pak ketaa tanet. pse vrisni veten o shqiptare ja shembulli qe ju a kane sjelle shpirtin ne maje te hundes.

  17. Arti says:

    He ndonje disfatist “Shqiptar”(aka Grek) ka te flase?

  18. liri says:

    gjith komentusit ktu plus pjesa me e madhe ne popull kur mendojne cka ndodh n gjykata e prokurori tek ne thon kur do ndodhi tek ne kjo gje qe te zhduki ca gjyqtar pra kjo tregon urrejtjen e madhe te njerzve tek gjykatsit e prokuroret qe duhet te vi dita qe t japin llogari per krime mijra here me te medha se ktij personit qe i kane ber ktij populli dhe jetojne akoma te qete ora revoltes popullore po vjen dhe ky do jet fundi e gjykatsve te korruptuar.

  19. GAMORI says:

    kjo eshte” Europa E Bashkuar “e kalbur qe ne rrenje dhe e helmatisur qe na fton te futemi tek ajo me “Teorine” beni REFORMA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    MOS HARRONOI KURRRRRRRE VEPREN E INXHINIERIT ITALIAN , QE ME FIGUREN PREJ METALI TE KATEDRALES SE MILANOS JA CAU SURRATIN HAJDUTIT TE POPULLIT ITALIAN DHE FASHISTIT TE ITALISE QELBESIRES BERLOSKONI QE VOTONIN VETEM VRASESIT DHE INJORANTET E ITALISE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  20. GAMORI says:

    kjo eshte” Europa E Bashkuar “e kalbur qe ne rrenje dhe e helmatisur qe na fton te futemi tek ajo me “Teorine” beni REFORMA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    MOS HARRONOI KURRRRRRRE VEPREN E INXHINIERIT ITALIAN , QE ME FIGUREN PREJ METALI TE KATEDRALES SE MILANOS JA CAU SURRATIN HAJDUTIT TE POPULLIT ITALIAN DHE FASHISTIT TE ITALISE QELBESIRES BERLOSKONI QE VOTONIN VETEM VRASESIT DHE INJORANTET E ITALISE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    I PAHARRUAR KUJTIMI I KOMISAREVE TE POLICISE “BONAVIA ” DHE “KATANIT” TE RENE NE LUFTE KUNDER KORRUPSIONIT EUROPIAN!

  21. tata says:

    Popollin po e shtrydhin me ligjet e tyre ,padyshim do te kete revolta.

  22. oob says:

    brravo i qoft italjonit
    shum mir ka bo
    kshtu esht kur shteti vet i shkel ligjet e veta dhe merr neperkemb njerzit e pambrojt.,te cileve su mbetet rrug tjeter vec rruga e plumbit
    keshtu duhet te sillen edhe shqiptart
    duhet te godasin personat shtetnore qe bejn krime
    vec atehere rregullohet shipnija sepse nuk ben me krime shtetari sepse ha koqen e plumbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje