Rasti për Turqinë në Europë

9 Prill 2015, 11:26Bota TEMA

Nga Volkan Bozkir*

 

Fqinjësia e gjerë e Turqisë është zhytur në kriza. Nga destabiliteti politik i gënjeshtrës lindore, lufta civile dhe terrorizmi, te fqinjët e saj në perëndim që po luftojnë të rifitojnë pikëmbështetjen e vet financiare, pas një kolapsi ekonomik gati në shkallën e Depresionit të Madh. Në mes të gjithë kësaj trazire, Turqia përfaqëson një ishull paqeje, demokraci, siguri dhe stabilitet – diçka që Bashkimi Europian duhet ta mbajë në mendje kur konsideron paralizën aktuale të bisedimeve të pranimit.

Gjatë dekadës së fundit, qeveria turke ka mbikëqyrur një transformim social dhe ekonomik, në të cilin miliona njerëz kanë shkuar në klasën e mesme. Një raport i fundit nga Banka Botërore, duke theksuar rritjen e qëndrueshme që e ka sjellë Turqinë në prag të statusit me të ardhura të larta, përshkruan progresin e vendit si gjithëpërfshirës nga ana sociale: varfëria është reduktuar në më shumë se gjysmë dhe aksesi te shëndetësia e kualitetit të lartë, arsimimit dhe shërbimeve komunale është zgjeruar.

Në fakt, që prej 2009, ekonomia turke ka krijuar katër milionë vende të reja pune, shumë prej të cilave kërkojnë punëtorë me aftësi të larta. Kjo ka pakësuar ndjeshëm hendekun në cilësi të shërbimeve shëndetësore dhe arsimimit, si brenda vendet dhe mes tij dhe anëtarëve të tjerë të OECD.

Për më tepër, Turqia është mes shteteve me përmirësimin më të shpejtë në lidhje me cilësinë e infrastrukturës, përfshirë transportin, telekomunikimin dhe energjinë. Dhe, gjatë krizës financiare globale të 2008, Turqia ishte i vetmi vend i OECD që nuk kishte nevojë të injektonte ndonjë fond publik në bankat e veta.

Turqia ka qenë gjithashtu e zellshme në përpjekjet e saj për të konsoliduar demokracinë përmes zgjerimit të të drejtave dhe lirive civile. Përgjatë 12 viteve të fundit, Turqia ka miratuar më shumë se 2,000 pjesëza të legjislacionit për të arritur standardet e BE në fusha të ndryshme. Duke pasur parasysh shumë zjarre të ndezura rreth Turqisë, kjo është arritur me një përqendrim në gjetjen e balancës së duhur mes lirisë dhe sigurisë.

Në fakt, Turqia ka zbatuar reforma gjithëpërfshirëse për të mbuluar një gamë të gjerë çështjesh, nga marrëdhëniet qytetar-ushtri deri te të drejtat e pakicave. Në veçanti, Turqia ka marrë hapa të guximshëm që synojnë të arrijnë një zgjidhje paqësore të çështjes kurde, që ka qenë një burim i shqetësimit për dekada. Nuk mund të mohohet se procesi i pranimit në BE ka luajtur një rol në stimulimin e këtij transformimi.

Ende, pavarësisht hapave të guximshëm, Turqia shpesh dhe padrejtësisht kritikohet, veçanërisht në lidhje me lirinë e medias. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve pretendon se shtatë gazetarë janë në burg në Turqi. Por dy prej tyre janë në fakt të lirë. Dhe kur pesë rastet e tjera ekzaminohen individualisht, bëhet e qartë se asnjë prej tyre nuk është burgosur për aktivitet gazetaresk apo për shprehje të pikëpamjeve kundërshtuese.

Në fakt, ata po përballen me disa akuza kriminale, përfshirë vrasjen me armë zjarri, grabitje banke dhe bombardim të stacioneve të policisë. Ashtu si në të gjitha demokracitë e tjera ku sundimi i ligjit prevalon, anëtarët e një profesioni specifik, përfshirë gazetarët, nuk kanë ndonjë lloj imuniteti nga këto lloj akuzash kriminale serioze.

Liria e shprehjes dhe shtypit janë të garantuara nga kushtetuta dhe statutet e Turqisë. Për të paktën 13 vjet, qeveria turke ka provuar se është garantuesi kryesor i lirisë së shprehjes, veçanërisht përmes reformave të veta të gjyqësorit.

Për më tepër, duhet të vërehet se më shumë se 7,000 gazeta dhe revista publikohen në Turqi, me një total ditor qarkullimi prej rreth pesë milionë kopje. Nga pesë gazetat më të lexuara të vendit, katër janë në favor të opozitës. Afërsisht dy e treta e opinionistëve të gazetave kundërshtojnë politikat e qeverisë në bazë të rregullt dhe çdo mbrëmje, 18 stacionet televizive të Turqisë transmetojnë një spektër të gjerë të opinionesh nga rreth 100 të ftuar emisionesh.

Duke marrë parasysh një debat ditor kaq të lirë dhe kumbues në Turqi, akuzat për ngritje të autoritarizmit janë të pamerituara. Thjesht nuk mund të ketë dyshim të arsyeshëm për kredencialet e vendit në përmbushjen e kushteve politike të kriterit të Kopenhagenit për anëtarësimin në BE: angazhimin për demokraci, sundim të ligjit, të drejta njerëzore dhe respekt e mbrojtje për pakicat.

Shumica prej pikave të kthesës të disa viteve të fundit – nga sulmet mbi Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, te kriza globale financiare dhe Pranvera Arabe – kanë shërbyer për të theksuar rëndësinë strategjike të marrëdhënies midis Turqisë dhe BE-së. Në një rajon të dominuar nga shtetet myslimane, Turqia e ka provuar veten se është e vetmja që mund të ruajë dhe forcojë demokracinë e vërtetë. Shembulli i Turqisë në lidhje me këtë nuk duhet të nënvlerësohet.

Dukshëm, Turqia është një vend kyç për BE-në në kuptimin e stabilitetit të sigurisë dhe mirëqenies në fqinjësinë e saj të menjëhershme. Ende negociatat e pranimit midis Turqisë dhe BE-së kanë qenë në ngërç, për shkak të mbizotërimit të sjelljeve politike në disa shtete anëtare të BE.

Turqia është gati të hapë negociatat në çdo kapitull në bisedimet e pranimit dhe në çdo kohë. Por, edhe në zonat ku interesat e BE-së janë direkt në lojë – si Kapitulli 23, që merret me Të Drejtat Juridike dhe Themelore dhe Kapitulli 24, që merret me Drejtësinë, Lirinë, dhe Sigurinë – nuk ka pasur progres. Kjo jo sepse Turqia po refuzon të përqafojë kriterin që këto kapituj kërkojnë, por sepse disa qeveri europiane po bllokojnë, për arsye të brendshme politike, negociatat në mënyrë të njëanshme.

Do të ishte një hap i zgjuar për miqtë europianë të Turqisë të lehtësonin procesin e pranimit. Në fund të ditës, anëtarësimi në perspektivë i Turqisë do të ndryshojë dinamikat e BE-së dhe rajonin për mirë.

*Volkan Bozkir është Ministri i Turqisë për Çështjet e Bashkimit Europian dhe Shef Negociues për bashkëbisedimet e pranimit në BE.

Project Syndicate-BIRN

11 komente në “Rasti për Turqinë në Europë”

  1. WEB says:

    Me pak fjale ,parajse !edhe erdogani te kishte qene nuk do ta kishte pershkruar me mire se ty ,palo gazetar

    1. Korabi says:

      Po te mesosh te lexosh do kishe kuptuar qe arrikullin e ka shkruar Volkan Bozkir qe eshte minister ne qeverine turke.

      1. WEB says:

        Po,,pikerisht pra !

  2. Endri says:

    HAha ska 70 milion islamiko mongol ne europe …..ske shanc

  3. Ilir says:

    Turkia ska vend ne europe , turqit jo vetem se jane islamike por nuk jane as europiane , gjuha e tyre vjen nga azia etj.

  4. ballkan says:

    SE pse i duhet turqise te futet ne BE kete se kuptoj, turqia eshte nje BE ashtu sic eshte 85 000000 banor ne mos gabohem, po u fut ne euro e hengri petllen me uje , do ta gjunjezoje gjermani, turqia per mendimin tim eshte vendi me strategjik ne bote dhe nuk ka vevoje per europen.

    1. anticensurë 123456 says:

      ky është problemi!
      si e përshkruan punën e e tij ky,ska arrixhi që e shan sitën e tij,nuk di përse i luten europës së varfë dhe aspak të qëndrueshme që ti marrë në gjirin e saj!!
      përse nuk marrin shëmbull nga zvicra??
      BE i lut por ata i ngrënë gishtin!i thonë ne jemi mire këtu ku jemi!!
      dhe po të llogarisësh se zvicra është në qëndër të europës dhe jo ka një cep në europë dhe të gjithën në azi!!

  5. Maryland says:

    @ WEB,

    Nuk eshte gazetar. Eshte “Ministri I Turqise per Ceshtjet e Bashkepunimit Europian”…or ti tunxh.

  6. Lull says:

    Sa me larg turqise

  7. WEB says:

    Nje minister qe ben palo gazetarin ,,,u kenaqe tani ??

  8. hajdari says:

    Turqia eshte vend aziatik, banuar nga nje popull mongol, tip “stan” sic e quajne veten mongolet.
    KURRE nuk duhet lene te hyje ne Europe sepse thjesht nuk jane europiane !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje