Militantët e Shtetit Islamik kanë liruar më shumë se 200 persona të sektit fetar yazidi, të cilët mbaheshin në veri të Irakut.
Këtë lajm e kanë konfirmuar zyrtarët e forcave kurde.
Më shumë se 216 të burgosur ishin mbajtur në kushte të këqija dhe kishin shenja të rënda të abuzimit, tha gjenerali Hiwa Abdullah për Associated Press.
Mes të liruarëve ishin edhe 40 fëmijë, ndërsa pjesa tjetër ishin persona të rritur
ISIS sulmoi komunitetin yazidi në Irak vitin e kaluar, duke vrarë qindra prej tyre dhe duke rrëmbyer shumë të tjerë.
Mes viktimave kanë qenë edhe shumë femra yazidi, të cilat janë shitur apo përdorur si skllave seksi nga militantët e Shtetit Islamik./j.h