Duket se një Luftë e re e Ftohtë, midis Rusisë dhe Perëndimit është e pashmangshme, edhe nëse konflikti në Ukrainë mbetet i “ngrirë” në formën e tij aktuale, së paku deri këtë verë. Ishte e qartë që një vit më parë, me aneksimin e Krimesë dhe fillimin e luftës në Ukrainën Lindore, se marrëdhëniet e Rusisë me Evropën, dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, nuk do të mbeteshin si më parë. Tani është koha të pyesim sesi do të duket kjo përballje e re, si ideologjikisht ashtu edhe institucionalisht. Format e ndërveprimit mes Rusisë dhe Perëndimit, që u zhvilluan pas Luftës së parë së Ftohtë, të tilla si Partneriteti për Paqe me NATO-n dhe partneriteti me Bashkimin Evropian, tanimë janë lënë në harresë. Dhe në qoftë se, për shembull, Rusia kthehet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës deri në fund të vitit, ajo do të përballet atje me kritika të pafundme dhe leksione sesi duhet të sillet një shtet demokratik.
Dhe për shkak se këto organizata, janë të bazuara mbi parime të caktuara, anëtarësimi në to për Rusinë kishte kuptim, sa kohë që Moska ishte angazhuar në një dialog për “vlerat e përbashkëta evropiane”. Por tanimë që Kremlini e ka bërë mëse të qartë se nuk ndan më këto vlera, përse të mërzitet më kot duke lënë një tjetër hapësirë për sherr me Perëndimin? Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i ofron mundësi të mjaftueshme për këtë.
Me bashkëpunimin, që tashmë është diçka e së shkuarës, çështja më e ngutshme është sesi ky ballafaqim do të marrë formë në nivel institucional. Gjithashtu, si mundet komuniteti ndërkombëtar të institucionalizojë procesin e “arbitrazhit”, për të zgjidhur ato çështje, që megjithëse të pakëndshme, të dyja palët duhet përfundimisht të përballen? Energjia, është aktualisht njëra prej tyre.
Tani për tani, BE-ja vazhdon të blejë gaz nga Rusia, edhe pse ka bërë tashmë një përparim të rëndësishëm në strategjinë e saj, për të minimizuar varësinë energjitike në Moskë. Vendimi i BE-së, për të krijuar një union të energjisë, është tashmë një hap drejt “përballjes institucionale”. Si fillim, bashkimi do të konsolidojë marrëdhëniet kontraktuale të shteteve anëtare të BE me Gazpromin, çka në mënyrë të paevitueshme, do të reduktojë të ardhurat e kompanisë ruse nga Evropa, në një kohë që po përjeton që tani humbje të mëdha, si pasojë e rënies së çmimeve të energjisë.
Ndërsa intrigat shtohen, në lidhje me përpjekjen e Rusisë për të anashkaluar Ukrainën nëpërmjet Turqisë, Perëndimi do të kundërpërgjigjet me furnizime alternative nga Azerbajxhani, Turkmenistani dhe Irani. Ndërkohë Rusia, ka gjasa të përjetojë kufizime të mprehta në qasjen e tubacionit “Opal” në Gjermani. Perëndimi do të reduktojë varësinë e tij ndaj gazit të lëngshëm, me qëllim pakësimin në masë të madhe, apo duke i dhënë fund krejtësisht varësinë e saj nga gazi rus, brenda dy ose tre viteve të ardhshme.
BE-ja gjithashtu është duke u përgatitur për një përballje informative dhe propagandistike me Rusinë. Ajo tashmë po përpiqet të krijojë një kontrapunkt informativ ndaj rrjetit televiziv “Russia Today”, por më në përgjithësi, një konfrontim në fushat humanitare dhe informative, do të ndryshojë shumë nga ajo e Luftës së parë të Ftohtë. Evropa, nuk do ta paraqesë atë si një garë midis dy mënyrave të jetës, apo të dy vizioneve të ndryshme për të ardhmen, mbi të gjitha sepse Rusia duhet ende të formulojë vizionin e vet e të ardhmes për konsum të brendshëm, dhe të shpjegojë sesi ajo ndryshon nga Perëndimi. Por ndoshta edhe ky aksion, do të avullojë në një përpjekje banale, për të manipuluar opinionin publik.
Gara mes dy sistemeve sociale konkurruese ka përfunduar. Rusia e ka braktisur sistemin sovjetik të ndërtimit të një shoqërie më të drejtë, të lumturisë universale, barazisë dhe vëllazërisë. Edhe aleatët politikë të Moskës nuk janë më pjesë e “lëvizjes komuniste botërore”, por vetëm shtetet individuale ose partitë politike, si ajo e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar i Marin Lë Pen.
Aleanca të tilla nuk janë sistematike, sikurse ishte Traktati i Varshavës, por individuale dhe kryesisht bazohen tek anti-globalizimi apo qëndrimi anti-SHBA, ose edhe euroskepticizmi. Nëse kryeministri hungarez Viktor Orban apo Partia Syriza në Greqi do të kishin humbur pushtetin, është e paqartë sesi këto vende do të përcaktonin marrëdhëniet e tyre me Moskën. Në përballjen aktuale, Perëndimi do të fokusohet në zbatimin e presionit ekonomik në Rusi, apo thënë më thjesht, në asfiksimin e regjimit të presidentit Vladimir Putin.
Thelbësore është se kushtet ekonomike sot ndryshojnë rrënjësisht nga ato të Luftës së Parë Ftohtë.
Edhe pse Bashkimi Sovjetik u dobësua në masë të madhe nga lufta, ai kishte një ekonomi të vetë-mjaftueshme, që mbështetej pak tek tregjet e huaja. Me çmobilizimin e viteve ‘50, “shkrirjen” e ish-kreut sovjetik Nikita Hrushovit, dhe përpjekjet për të filluar një “revolucion shkencor dhe teknologjik” në vitet ‘70, Bashkimi Sovjetik arriti madje të dëshmojë edhe aftësinë për të ndërtuar potencialin e tijj industriale dhe teknologjik. Megjithatë, në fillim të Luftës së Dytë të Ftohtë, Rusia ka arritur në thelb të kundërtën: shkatërrimin e bazës së saj industriale, dhe akoma më keq, humbjen e nivelit të dikurshëm shkencor dhe teknologjik.
Ndërsa Bashkimi Sovjetik, mundi të thoshte fjalën e tij në “garën hapësinore” me Shtetet e Bashkuara në vitet ‘60, sot Rusia i merr shumë prej pajisjeve të saj kryesore, duke përfshirë përbërësit thelbësorë për kompleksin e saj ushtarako-industrial, nga Perëndimi. Dhe kjo është pikërisht pika e dobët, ku Perëndimi do ta godasë. Kohëzgjatja dhe zgjidhja përfundimtare e Luftës së Ftohtë aktuale, varet nga ajo sesi, apo nëse, Rusia do t’i përgjigjet kësaj sfide.
Nëse Moska nuk do të zgjidhë problemet e saj teknologjike dhe ekonomike, ajo mund të përjetojë jo vetëm shembjen e infrastrukturës së saj industriale e sociale, si dhe të degradojë në një shtet të dështuar brenda 15 viteve të ardhshme, por edhe të humbë potencialin e saj ushtarak për përballjen me Perëndimin. Ajo kornizë kohore është edhe kohëzgjatja maksimale për këtë Luftës së dytë Ftohtë.
Sigurisht, kjo do të varet nga kohëzgjatja e qëndrimit të Putinit në pushtet, dhe nëse Perëndimi mendon se Moska është në të vërtetë mjaft e fortë, për të mbështetur firmosjen e një marrëveshje, të arritur në kushte reciprokisht të pranueshme. Nëse kjo nuk ndodh, presioni do të rritet, duke e shtyrë Rusinë në një gjendje gjithnjë e më të dëshpëruar, nëse ajo nuk mund të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme ndaj sfidave të jashtme. Në këtë pikë, Moska do të ketë vetëm dy zgjidhje: dorëzimin e plotë sipas kushteve të fituesit, ose fillimin e luftës, si një përpjekje e fundit e dëshpëruar, që mund të rikonfirmojë dinjitetin kombëtar të Rusisë.
*Moscow Times-bota.al
Kush eshte ky qe shkruan artikullin…per shumicen ja ka fut kot.Psh ky nuk thote qe e vetmja fushe ku shba vazhdon bashkpunimin me rusine eshte ajo e hapsires, sepse nasa perdor vetem motor ruse, qe jane te vetmit qe funksionojne, dhe jane te varur nga rusia.Ose nuk flet fare per kolapsin financiar te shba, qe u be vite qe printon monedhe dhe duhet te printoj gjithmone dhe me shume si nje i droguar, bursat jane te fryra ne maksimum dhe fluska do te plas patjeter.Me pak fjale koment i njeanshem pa realizem
Sigurisht nje shtet me ekonomi moderrne e te pakonkurueshme do pritnoje monedh sepse ja lejon ekonomia, ndersa vendet e tjera edhe pa prere monedh te re monedhat e tyre jane pothuajese cvleresuar 70 perind , dollari amerikane eshte triumfator dhe nuk ka si te jete ndryshe, duhet kuptuar qe dollari amerikane eshte dollar amerikane, eshte i pakonkurueshem, nuk mund te shikojme enderra e te themi qe SHBA jane ne kolaps ekonimike, faktet flasine te kunderten, amerika eshte e pakonkurueshme, bota po vrapon ta kopjoje modelin amerikane por eshte e kote, ajo eshte e paarritshme ne te gjitha drejtimet.Ky eshte realiteti, pavaresisht se ne mund te themi e shqiperia eshte fener ndricues i europes e perralla te tjera.
Cfar thua o zotri..per cfar po flet ti per evropen e bythes? Me pak fjal dhe thjesht…amerika eshte vet sistemi ekonomik boteror..bjen Amerika bjen sistemi economik..ata e kan ne dor sistemin..nje lehman brothers falimentoj dhe desh per pak rrenoj ekonomin botrore nga aty filloj..kjo eshte fakt..leri cfar prrallisin..kina me Rekordin boteror te rritjes ekonomike arriti te kaloj japoninqe ishte ekonomia e 2 ne bot dhe duke ju afruar si asnje vend tjeter amerikes..dhe me ritmin e rritjes Rekord qe kishte kina para pak vitesh dhe qe tani se ka me. Ju donin 10 vjet qe te arrinte ne nivelin economik amerikan.. Ne qofte se do te mbante ate ritem prandaj mos ja fut kot,dhe spo e sgjas shum per te folur per arin e zi qe ka nentok dhe qe e mban gati te paprekshme duke pasur 20 apo me shum arabi saudite apo qatar/a eshte potenc e paimagjinueshme
Evropa do perpiqet te krijoje dicka qe ti kundervihet Russia Today? Langaraqet e BE-se nuk e kuptojne qe nuk eshte ceshtje parash e marketingu – eshte produkti i tyre i kalbur qe nuk pelqehet, amplifikim me spond i direktiva qe vine nga lobet lufte-nxitese ne Washington.
Per sa kohe kontribusit kryesor te fushatave e elektorale ne SHBA korporatat gjigande te armatimeve dhe hidrokarbureve – lufte do pjelli politika e jashtme e ketij vendi.
Para se shkruash bullshit, informohu njehere:
-SHBA-ja ka 30 % te pasurise boterore dhe vetem 4.7 % te popullsise se botes,
-5 firmat kryesore amerikane (Apple, Verizon, Google, Amazon, Microsoft) kane rezerva ne dollare sa te gjitha qeverite e e botes te marra se bashku. Vetem Apple ka 190 miliard dollar rezerva ne dollar me shume secdo qeevri ne bote.
-Kete vit SHBA-ja kishte nje rritje ekonomike rekord 6%.
Gjate vitit 2014 Shpenzimet ushtarake te SHBA-se ishin 600 miliard dollare. Kurse te Rusise jane vetem 80 miliard.
ekonomia boterore eshte ne forme piramide apo ajsbergu dhe amerika eshte maja e ketij ajsbergu. nqs arrin ajo dite qe maja e ajsbergut te zhytet nen uje ath e imagjinoni vete se cka ndodhur me pjesen tjeter te asjbergut. zgjidhja e ketij problemi eshte copetimi i ajbergut duke krijuar ajsberg te tjere. e carjen e asjbergut e sjell vetem…….lufta, por ekziston edhe rreziku qe ne vend te copetimit te ndodhi zhytja e ajsbergut. ath si zgjidhje me me pak rreziqe mund te jete lindja e nje lufte te re te ftohte e cila do perpiqej te krijonte nje ajsberg te dyte ekonomik me ne maje rusine p shume gjakderdhje, nderkohe eshte dhe qe kina ka kohe qe po perpiqet te krijoje ajsbergun e tij ekonomik ne azi. po fryjne erera jo te mira, po afron nje moment rishperndarje dhe rigrupimi bazuar ne interesa ekonomike dhe gjeopolitike.
Artikull i bukur
Cfare pyetje eshte kjo? Kush do ta fitoje luften e trete boterore? Kjo eshte nje gje qe e dine te gjithe. Kush i ka fituar te gjitha luftrat e zhvilluara deri me sot, ai do ta fitoje edhe kete lufte.
Sa për dijeni, këto që thotë ky “tulipan” artikullshkrues, janë broçkulla, që na i servir sipas parimit: “U poqën thanat-tha dhelpra- ndërsa jashtë binte borë. Ku e di ti moj zonjë-i thanë. I pëlqen mideja ime- u përgjigj “krenare”, dhelpra plakë…(???!!!)
Artikull leshi, pa baza e pa ide,pa rruge zgjidhje per situaten ne Evrope.
Ben supozime sikur Rusi te ishte ndonje lypsar, kur e verteta qendron qe Rusi e ha Evropen me gjithe kocka. Po te kishte qene Rusi kaq i dobet sa shkruhet ketu, a mendon ky tipi se Bota do e kishte lene te shkonte kaq gjate?, Nuk kane ci bejne rusit , dhe bejne gam gam neper gazeta .
Ju hengert mortja o polikikanet e mutit qe kerkoni te prishni vetem paqen, kerkoni luftera per te nxjerre fitime.
Artikull shkruesi eshte Rus i Moscow Times dhe ti mer flak kot,si pushka e jevgut,or TRIM.
Me qe ra fjala,Rusia i ruan topet Evropes.Thjesht Evropa eshte e pergjumur dhe nuk deshiron konflikte.Rusia eshte si “”te Fortet” ne Shqiperi qe kane luajtur pa kundershtare dhe me kushte kryekeput te ndryshme nga njeni-tjetri.Problemi me “te Fortet” fillon kur u kundervihesh.Vazhdojne te bejne “Trimin” ne fillim,pastaj ulin bishtin dhe ” hudhen” nga kati i
Dyte, I rajonit te policise,dhe fshihen per 1 Kohe te gjate nga Drejtesia,si puna e “Stresit”.
Te 2 palet do demtohen,por Rusia do shperbehet……etj.,or Trim Tironc.
Hahahahahahaaaaaa…Tani Evropa kurvë plakë dhe “tutori” i saj, Daj Sami, presin me padurim që vdesë Putin-i, me shpresë se do gjejnë ndonjë pijanec tjetër, si Jelcin-i, për ta shkatërruar Rusinë nga brënda, sepse ndryshe, nuk kanë ç’i bëjnë… Por fatkeqësisht për ta, historia ka treguar, se “Ariu Rus” është i paprekshëm…!
nuk e di se me çfarë armë të Luftës III Botërore do të luftohet, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.
Albert Einstein
Perrgjigja eshte se ne rast se ka lufte te trete boterore, nuk do te kete me race humane mbi toke. Ne rast se flitet politikisht e fiton USA sepse I ndryshon presidentet, ndersa RUSI do kete vetem Putin deri kur ky I funddit tenderoi jete. Ekonomikisht USA plus BE do jete historikisht me e forte pamvarsisht se Ruset jatojne edhe me bar plus votka.
America democratike fotot si gjith non
Nqs Amerika teshtin Europa eshte e ftohur nga te dy krahet
Ne luft humbasin te gjithe ska fitues,mendoj se sdo ket lufte me arme por ekonomikisht po dhe sot per sot germania esht superpotence
Kur zihen DY pale , kush fiton O…..
Dikush , si injorant qe eshte pyet nese do te ket luft te tret boterore.
Por vetem Papa e ka thene rreth tre here kete gje dhe kur ka pasur dy, pse nuk mund te ket dhe nje te tret ??
Ju nga frika nuk doni ta pranoni , por tashme asnje gje nuk varet as nga ju dhe as nga superfuqite.
Kjo eshte then para qindra viteve dhe ska burr nane dhe krijes mbi toke qe ta ndryshoj.
Eshte e vertet qe eshte e frikshme, se sipas thenies te nje ish kongresmeni Amerikan qe nje gazet e citonte rreth para nje viti, kjo lufte nuk eshte aq e leht dhe e vogel si dy te parat, se do te behet nje lufte berthamore dhe ata njerez qe do te jetojne me pas do te vuajne nga semundjet kanceroze dhe te lekures.
E thone shum ekspert dhe personalitete , analist dhe titullare , politikane etj, etj, njeher me gjysem zeri , njeher me plot gojen.
Nga do ta rretullosh, si nga ana ekonomike, shoqerore, individuale, globaliste , BOTA eshte ne kulmin e nje krize te papare dhe mbas kulmit , vjen dhe renia.
A mos ju duken gje budallenj ata qe parashikojne kete lufte, apo ju qe jeni me provinciale dhe me shum injorant keni me shum informacione se ata qe dashje a pa dashje e pranojne ate.
Vetem parashikimi i fillimit te luftes mendoj se eshte i gabuar.
Une mendoj se ajo mund te filloj brenda tre ose kater vjetesh.
Pervec ngjarjeve qe po ndodhin qe po vertetojne ato qe jan parashikuar dhe thene qe para shum viteve.
Dijetaret mendojn se Perendimi do te lidhi aleanca me boten Islame ne lufte me ish boten komuniste dhe nga kjo lufte do te dalin fitues Perendimi dhe Muslimanet.
Pastaj pak mbas perfundimit te kesaj lufte do te filloj lufta, me arme primitive, midis muslimaneve dhe perendimit, pasi cdo gje dhe cdo infrastrukture do te jet shkaterruar dhe LUFTEN DO TA FITOJE……
Do ta fitojne MUSLIMANET, sepse ashtu deshiron PRONARI i GJITHESISE i cili ja ka premtuar dhe per te cilen nuk ka asnje dyshim.
ca ta vejm tani 1 x apo 2? apo ta lujm me gola?
Nje selxhuk mongoloid si puna jote ate perfundim do te deshironte, por qe te zgjohesh nga endrra:
1) Zoti gjithmone ka qene me me te fortin. Ne vitin 2014 nga 20 vendet me shpenzimet me te larta ushtarake,19 jane vende joislame dhd vetem 1 edhte shtet islamn arabia saudite.
2) Prej 2000 vjetesh boten e kane dominuar ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht perendimi dhe bota kristiane. Dhe bazuar tek teorite sociologjike qe thone se e tashmja eshte perseritje e se shkuares dhe e ardhmja eshte perseritje e se shkuares dhe e se tashmes.
3) Ka shume te ngjare qe lufta e trete te jete nje lufte kunder islamit sepse eshte shnerruar ne ideologjine fashiste te shekullit te 21.
shko qiju me gjith kete komentin tend o katundar
11) Zoti gjithmone ka qene me me te fortin. Ne vitin 2014 nga 20 vendet me shpenzimet me te larta ushtarake,19 jane vende joislame dhd vetem 1 edhte shtet islamn arabia saudite.
2) Prej 2000 vjetesh boten e kane dominuar ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht perendimi dhe bota kristiane. Dhe bazuar tek teorite sociologjike qe thone se e tashmja eshte perseritje e se shkuares dhe e ardhmja eshte perseritje e se shkuares dhe e se tashmes.
3) Ka shume te ngjare qe lufta e trete te jete nje lufte kunder islamit sepse eshte shnerruar ne ideologjine fashiste te shekullit te 21.
4/kthehu katolik lexo cfare kan shkruajtur dijetaret çifut ortodoks fituesit ne shekullin 21 qe eshte parashikuar para 5shekujsh dhe akoma te njejten thojne çifut se do vije dita do linde dielli ne shek 21 dhe ne toke sdo kete 5 fe qe jan kryesoret po do kete vetem nje ate qe jezu krishti biri i zotit krijo te krishteret
JA dhe DICKA :
1 – https://www.youtube.com/watch?v=qsRZ60537OQ
2 – Papa Françesku:
Lufta e III-të Botërore do të bëhet për para.
Bota. Shtator: 13, 2014
Me rastin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku gjatë një ceremonie të zhvilluar në verilindje të Italisë, pranë kufirit të Italisë me Slloveninë, bëri thirrje për veprim më të fortë kolektivë nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar luftën dhe terrorizmin.
Më tej Papa paralajmëroi se forcat më pak të dukshme krijojnë kushtet për konflikt ushtarak.
“ Në botën e sotme, në prapaskenë, janë interesat, strategjitë gjeopolitike, lakmia për para dhe pushtet, dhe ka synim prodhimin dhe shitjen e armëve ”, i tha ai një turme në varrezën ushtarake të Redipuglias, më e madhja në Itali, ku janë varrosur pjesa më e madhe e më shumë se 100 000 ushtarëve të rënë gjatë kësaj lufte.
“Edhe sot, pas dështimit të dytë të një lufte botërore, ndoshta mund të flitet për një luftë të tretë, por unë mund të them vetëm se lufta është një çmenduri, shkatërrim”, tha Papa.
Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve të ardhur pavarësisht motit me shi që kishte përfshirë këtë rajon të Italisë.
Papa Françesku e drejtoi ceremoninë me kardinalët Christoph Schönborn, kryepeshkop i Vjenës dhe Josip Bozhanic, kryepeshkop i Zagrebit si edhe në praninë e kryepeshkopëve sllovenë dhe hungarezë.
3 – NASA paralajmëron fundin e qytetërimit
Shtune, 29 Mars 2014 18:49
Shkruar nga Koha Jone
Lexuar 560 herë
Qytetërimi modern po shkon drejt shkatërrimit brenda disa dekadash, për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe presionit mbi burimet e planetit, thotë një studim i financuar nga NASA.
Duke përdorur modele teorike për të parashikuar atë që do të ndodhë me botën e industrializuar në kursin e shekullit pasardhës, matematikanët kanë gjetur se gjërat po fillojnë të keqësohen, me ritme të shpejta.
Duke iu referuar shkatërrimeve të mëparshme të qytetërimeve të sofistikuara – Perandorisë Romake, Hane dhe Gupta – studimi theksoi se elita e shoqërisë shpesh ka nxitur përdorimin e një përqasjeje “biznes si zakonisht”, për të parandaluar shkatërrimin para se të ishte vonë.
Matematikani Safa Motesharri shkroi në raport se “procesi i ngritjes dhe rënies është një cikël që e gjejmë kudo në histori.” Ai eksploroi faktorët që mund të shpien në përmbysjen e qytetërimit, nga rritja e popullsisë tek ndryshimi klimatik dhe gjeti se kur këto konvergojnë, mund të shkaktojnë shkatërrimin e shoqërisë për shkak të “mbarimit të resurseve” dhe “shtresëzimit ekonomik në “Elita” dhe “Masa”.
Duke përdorur këtë model, Motesharri gjeti se elitat konsumojnë shumë, çka rezulton në një uri në masë, e cila rrjedhimisht do të sjellë shkatërrimin e shoqërisë. Raporti theksoi se ky skenar është i pashmangshëm dhe bëri thirrje për veprim nga ana e elitave botërore për të kthyer ekuilibrin ekonomik. “Shkatërrimi mund të shmanget dhe popullsia mund të arrrijë ekuilibrin nëse burimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe të arsyeshme”, thanë shkencëtarët.
4 – Ndryshimet klimatike mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Paneli Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike i Kombeve të Bashkuara, ka kompletuar serinë e raporteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Sipas tyre, del që çështja e ndryshimeve klimatike mund të paraqese një rrezik permanent për përplasje civile.
Sipas eksperteve një konkluzion del nga të gjitha raportet: ndryshimet klimatike mund të destabilizojnë shumë shpejt kombet dhe mund t’u paraprinë luftërave.
Ndryshimet klimatike janë temë shqetësuese edhe në ato vendet ku shpërtheu konflikti si në Egjipt, Tunizi, Darfur por edhe në Siri.
Thomas Friedman, thotë se ndryshimet klimatike do të mund të ndikojnë në luftën për ekzistencë.
21.04.2014 02:35
po te tera luftrat per para jane bere o derman. ce ckujton ti se jane bere per helenen e trojes?
Te gjith gishtat te butonat i kan e fiton ai qe e shtyp i pari , nuk duhet me pas frike se ata kan cfar me hum jo si popujt qe po vidhen cdo dit
”fun” ja fut kot s’e ka haberin fare as nga ekonomia ,pa le nga po-
tika, sepse nuk ka fare parasysh resurset e SHBA-s qe jane te pafund
nga cdo pikpamje !? Rezervat mbi e nentokesore amerikane jane ne gjen-
dje te perballojne ekonoimine e vet e boterore per disa dekada , ndersa
rusia e Putinit e ka shternguar qysh tani rrypin e kursimit : vlera e
rubles eshte tash ne ditet me te zeza te saj’ duke u zhvleresuar vetem
kete vit 70 perqind ! Nje vend nuk mund te jetoje vetem me ”koka lakr”
PRandaj ”neda” ka plotesisht te drejte ne komentin e saj….!!