PORTRETI/ Kush është vrasësi në Pallatin e Drejtësisë

9 Prill 2015, 14:58Bota TEMA

Personi që mëngjesin e sotëm qëlloi me pistoletë në brendësi të Pallatit të Drejtësisë në Milano, duke vrarë të paktën tre vetë, quhet Claudio Giardello 

Ish- avokati i  Giardiellos e ka quajtur si një “person vështirë të kontrollueshëm si klient, pasi nuk dëgjonte asnjëherë këshillat. Ishte një njeri që mendonte që të gjithë donin t’ia hidhnin, ishte paranojak”.

Avokati Maraniello ka shpjeguar se e ka mbrojtur Giardellon deri disa vite më parë, por më pas ishte tërhequr për arsye se ai qe një klient shumë i vështirë.

Megjithatë, vazhdon ai, “nuk do të kisha imagjinuar asnjëherë që të ishte në gjendje të bënte dicka të tillë”.

Giardello, 57 vjec, ka lindur në Benevento në 6 mars të vitit 1958, dhe është banor i Brianzas.

Mësohet se ai kishte disa kompani, por në kohët e fundit gjendej në vështirësi të mëdha financiare dhe ishte i përfshirë në shumë cështje gjyqësore.

Kompania imobiliare e Giardiellos merrej me ndërmjetësime dhe pikërisht në lidhje me falimentimin e saj ka ndodhur edhe veprimi i sotëm.

Mbetet për të parë si ia ka dalë personi që të fusë armën në brendësi të Pallatit të Drejtësisë.

“Ndoshta – shpjegon ish avokati – mund të ketë hyrë bashkë me avokatin e si pasojë mund të ketë shmangur kontrollet në hyrje”. 

Kompania ku Giardiello ishte aksioner i shumicës së aksioneve, kompania imobiliare Magenta srl, ishte shpallur e falimentuar në vitin 2008.

5 komente në “PORTRETI/ Kush është vrasësi në Pallatin e Drejtësisë”

  1. Andeas kolotrypida says:

    Plasen korraket tourko-italikos dhe ketejaaaaaa !

    1. Flamur_Vlore says:

      CA THUA O TRANGULL!

    2. niku says:

      boll halle ka greqia. ce doni andej.

  2. Kurrizua_i_Parisit says:

    Me siguri po ta hetojne do te dali me gen Myslyman, s’ka mundesi katolik me mendesi kriminale,edhe Hitleri thone se kishte gen myslyman!

    1. Ilir Hoti says:

      Qenke i zgjuar !!! Po ku ke humbur o zoteri!! Eshte fat te kesh disa si ty ne katund!!!pa lere ne Paris..Edhe ………e ka koken si njeri!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje