Televizioni francez TV5Mond ka bërë të ditur se është hakuar nga xhihadistët islamikë.
“Ne më nuk kemi mundësi të emitojmë asnjë nga kanalet tona. Sajtet nuk janë më nën kontrollin tonë dhe këtë përgjegjësi e ka marrë ISIS”, ka thënë drejtori gjeneral i televizionit Yves Bigot.
Në faqen e televizionit në Facebook hakerët kanë postuar dokumente që vërtetohet se janë letërnjoftime dhe CV të të afërmve të ushtarëve francezë që kanë marrë pjesë në operacionet kundër ISIS-it.
Këtë akt e ka dënuar edhe kryeministri francez Manuel Vals, ndersa ministrja e Kulturës Fler Pelren ka mbajtur një mblehdje urgjente me grupet mediatike, mbi rrezikshmërinë e të qenit viktima të sulmeve kibernetike nga terroristët
“Le Monde” e Francës shkruan se fjala është për sulme të koordinuara të hakerëve të grupit islamik “Ciber Kalifat”.
Televizioni i sulmuar është detyruar të ndërpresë emetimin e programeve dhe të ndërpresë qasjen e sajtit në internet, ndërkaq kontrollin e rrjeteve sociale e ka marrë gjatë natës.
Drejtori Bigot ka thënë sot në mëngjes se stacioni po tenton që përsëri t’i ndalojë 11 kanalet e programeve, nga të cilët deri më tani ka arritur ta rikthejë vetëm njërin.
Lufte me te njejtat kapacitete bashkekohore komunikimi!!!
Dixhiti te sherbeje: jo vetem per te klikuar tastet, por edhe qelizat trurore humane te qytetrimit boteror.
Kjo eshte nje tregues se sa e pasigurt po behet bota ne “eren dixhitale”
Pordhe me rigon. Hiqni prizen deri sa ta rregulloni dhe mos na beni show kot, sepse nuk ja vlen.
Tamam e ke thene.