Hillary Clinton do të ishte një “presidente e shkëlqyer”.
Kështu u shpreh presidenti amerikan, Barack Obama, për ish-sekretaren amerikane të shtetit, në mandatin e tij të parë.
Në konferencën për shtyp në Qytetin e Panamasë në samitin amerikan, mbrëmë vonë, Obama tha se “ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008.
Aajo ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme.
Hillary ishte një sekretare e jashtëzakonshme e shtetit, ajo është mike imja, dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”.
Këto komente u bënë pak kohë para paralajmërimeve se Hillary Clinton, gjatë ditës së sotme do ta shpallë kandidaturën e saj në garën për nominim presidencial të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e vitit 2016.
edhe une kete mendim kam!
Per mua nje dhe vetem NJE eshte nga familja Klinton vetem BILL-i
kjo eshte laraske mendjemadhe dhe genjeshtare