Beteja e Tiranës, akti final i sëcilës do të luhet më 21 Qershor do vendosë përballë një mjek të mirënjohur në Shqipëri dhe një politikan të ri, i cili prej 2003 ka qenë mjaft aktiv në jetën politike në vend.
Halim Kosova përballë Erion Veliajt janë emrat që dy partitë kryesore në vend kanë vendosur t’i vënë përballë njëri-tjetrit në bashkinë më të rëndësishme të vendit, atë të kryeqytetit.
Por cilat janë profilet e dy kandidatëve?
Halim Kosova.
I lindur më 28 tetor 1954 është një politikan i ri, por një personalitet në fushën e tij. Ai ka përfunduar studimet në vitin 1977 në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe në vitin 1982 ka përfunduar specializimin në Obstetri-Gjinekologji. Veç shumë specializimeve në Shqipëri dhe jashtë vendit, Halim Kosova në vitin 1985 ka realizuar për herë të parë në Shqipëri marrjen e gjakut në fetusin ‘In-utero’, në periudha të hershme të shtatzënisë për diagnostikime të ndryshme. Kjo ngjarje ishte mjaft e rëndësishme për mjekësinë shqiptare në atë kohë.
Pas një periudhe të gjatë si mjek gjinekolog, në vitin 2001 ai emërohet Shef i Shërbimit në Repartin e Obstetrikës në Spitalin Universitar Obstreti-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë. Në vitin 2004 zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i këtij spitali, post të cilin e mban deri më 3 Prill 2013, kur dhe zgjdhet nga kryeministri i kohës Sali Berisha si Ministër i Shëndetësisë.
Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Halim Kosova ishte në listën e deputetëve të Partisë Demokratike të qarkut të Tiranes, duke arritur të zgjidhet deputet, post të cilin do duhet ta lërë tashmë, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për qytetarin e parë të Tiranës.
Erjon Veliaj
Ndryshe nga karriera e gjatë dhe vlerësuar e Halim Kosovës si mjek, kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj vjen nga një tjetër fushe, politika dhe aktivizmi para saj. I lindur në Tiranë më 19 Dhjetor 1979, Veliaj përfundon studimet Bachelor në Shkenca Politike në “Grand Valley State University” në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus tek Integrimi Europian. Shfaqja e parë e Erion Veliajt në skenën publike dhe politike në Shqipëri ishte në vitin 2003 kur ai themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët për organizimin e protestave të veçanta dhe kreative kundër qeverisë Nano në atë kohë, duke ngritur disa kauza sociale dhe duke tërhequr vëmendjen e rinisë dhe shtresave të tjera të shoqërisë.
Në vitin 2008 vendos që t’i kushtohet politikës. Erion Veliaj dhe lëvizja “Mjaft” krijojnë partinë “G99”, e cila në zgjedhjet parlamentare të 2009, mori rreth 13 mijë vota në të gjithë vendin. Në vitin 2011, Erion Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, duke u kthyer në një nga figurat publike të socialistëve në shumë prej debateve para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 2013.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i qarkut Gjirokastër, mandat të cilin do ta linte pasi u zgjodh Ministër i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, post të cilin e mban aktualisht. Në këtë detyrë mori disa nisma të rëndësishme, siç është ajo e hapjes se dosjeve dhe reforma e pensioneve./TCH
Njeri me nje barre vite pune, tjetri pa asnje dite!
Kjo ben diferencen, sipas zhargonit te Rames.
Cfare profesioni ka Erjon Veliaj? A mund te ma thote dikush? Se ke aktivizem nuk paguhen taksat dhe nuk prodhohet.
Profesioni I tij eshte ajo qe pershkruhet ne profiling e tij dhe qe eshte I edukuar ne amerike dhe britani
idyti eshte I pershtatshem per profiling professional kurse I pari eshte offset dhe ajo barre pune ne experience I perket vetem fushes se tij dhe vleren zero ne politike per te mos thene I kompromentuar per partine qe e determinon
Fitimtari i Bashkise se Tiranes eshte z. Erion Veliaj i cili e meritone dhe ka per te marre 66% te votave, pasi profili i kundershtarit te tij eshte pozitiv, por humbet se ka dale nga Sali (shpellari) Berisha.
URIME PER FITOREN Z. vELIAJ!
Veterinari Velijaj do fitoj thua ti?????? une them Mjeku I grave do fitoj, te vem bast
A eshte e mundur qe kandidatet te bejne publike diplomat e tyre.
Qe te perfundosh nje universitet ne USA te duhen te pakten 60-80000 dollare. Tjeter eshte te flasesh per disa kurse ku te japin nje certifikate. Edhe ato nuk jane pa pare.
Po kur paske kaq njohuri mund te kerkosh ne web a universitetit. Edhe Gert Bogdani ka mbaruar ne NYU qe kushton 80,000 ne vit X 4= 240,000$. Po ai ku i gjeti parate?
Me fal 8X 4 = 32 d.m.th 80,000 X 4 = 320, 000$
Me fal NYC. Nuk e kam vetem per Erionin, por per te gjithe qe deklarojne se kane kryer studimet jashte. Nese jeton ne USA ju duhet ta dini se sa e veshtire eshte per te perballuar nje bachelor-degree.Une deshiroj qe te gjithe kandidatet edhe Bogdani apo Grida Duma te bejne publiket diplomat e tyre dhe jo certifikatat.
halimi mjek medioker ka vene pare me EKO,sepse ishte i pari dhe futi EKO me ngjyra pastaj u mor me shitje makinash dhe kamionesh njeri servil dhe lepires pa dinjitet dhe integritet ndersa erjoni nje pabuks i vogel nga nje fshat i humbur qe vetem duke lepire dhe shtirur arriti deri ktu ku eshte mendoni tani kta ushtare partie qe do vjedhin per partine pastaj do pikoje per ta dhe po mbet ndonje therime do e kapin ne ajer njerezit leshko qe jane poshte ,vaj medet ??
Nuk e di po , te votosh Erjon Veliaj – (pervec atyre qe kane interes Pune apo Biznesi) dmth. te jesh i mangut.
Te votosh nje kandidat te Partise se Sali Berieshes (pa interes direkt)…sado burri i mire te jete , prape dmth. te jesh i mangut.
Alternative eshte Gjergj Bojaxhi, ta besh voten e pavlefshme ose mos maresh pjese fare.
Votoj per Veliaj, i ri dhe energjik, me ide kreative
njeri energjik perceptohet dikush qe minimalisht reagon kur ja shajne gruan kurve…
dikur dike e shane nga nena dhe i tha baba
pastaj e shane nga motra, por i tha vella
kur e shane nga gruaja, i theu dhembet…
po kujt tja thyej dhembet ky buzequmesht! ky rrezik e con me duart e veta te shoqen per tja mballosur shefat
hahaha mos fol me se e prish
O HALIM, BRAVO TE QOFTE, TE BERI RAMA ME DUART E VETA KRYETAR BASHKIE
Me vjen shum keq per zotin Halim Kosova qe i hyri politikes. Populli nuk kishte nevoje per politiken e zotit Halim, por kishte nevoje per zanatin e tije si Doktor. Respektin ne popull, ai ka per ta gezuar si doktor dhe hasnjehere si politikan.
dosjet jane hapur qe ne vitin 1995 nga komisioni Mezini, po ashtu reforma e pensionve ka filluar vite me pare. Meqe nuk keni cfare ti shtoni Velise, te pakten mos sajoni se do dale pala tjeter dhe ja hedh poshte, e nuk do i mbetet asgje pervec bilbilave te kohes se Nanos kur ishte Mjaft-ist
Ky Halimi ishte me mire doktor sesa nje kryetar bashkie BOSH
Edhe Nikollaq Koshovari ne Fier ishte kirurg i respektuar por sa e vune ne bashki e degjeneroj qytetin
Mjek ishte dhe saliu, por shkoi pwr lesh, mjek ishte dhe tritani, po ia mbushwn gojen me presh, mjek ishte dhe serreqi, por e bwri ministrinw e jashtme rifuxho dreqi, se ishte msue me i ra lodres dhe na ktheu perseri Konferencen e Londres, mjek ishte dhe spahija, por kokwn nw hi e futi prej tij Shqiperia, mjeke ishin dhe deputete tw tjerw tw pedesw po i dolen popullit tw pabesw, mjek eshte edhe ky Kosova, qw me sa duket po u bw kryetar nw kryeqytet, ka per ta kthyer kete nw maternitet, ku do tw lindw vetem kaos, pisllek e hajdutlleqe pwr ibret…
Veliaj e ka te sigurt fitoren derrmuese.Ish ushtari i bindur i sals bojagjiu dhe mjeku ushtar aktual i sals jane ne nje lufte te eger brenda llojit.Dhe jo vetem keto dy koka por edhe nje aradhe ish keshilltaresh neo liberale te sals me keshilltare konservatore aktual te sals jane gati ta zhvatin masken e njeri tjetrit.Rruga e mbare drejt reformimit te pedes.
O Kaqi i zi komunist, nuk e kupton se Rama me kete veprim e hoqi qafe Erjonken?!
Urime per fitoren i nderuari Halim Kosova!
Zgjedhja e ketyre kandidateve i shtojne votat Gjergj Bojaxhiut, dhe besoj se shume qytetare te Tiranes qofshin te PD apo PS, do te votojne Gjergj Bojaxhiun, mjafte me me mafian partiake qe e shkaterroi kryeqytetin!!!
Gjergj Bojaxhi eshte karte e djegur. Do te shikoni shume shpejt fakte qe e kompromentojne ate si hajdut ne postet qe e vuri Berisha.
Veliaj qe nuk paska punuar nje dite para se behet minister ,cfar te them cfar mun te ofroj se di.
PO JA SHIH CFARE KA BERE PER PERIUDHEN QE KA QENE MINISTER DHE DO MESOSH SHUUUUUUME.
URIME ZOTI VELIAJ
Te te pyes ty o idiot i dobishem çfare beri Erjoni mbasi u be minister? Nuk ka nevoje te pergjigjesh se ta them une cfare beri. Mori ne krah nje femije rom te semure dhe e ço ne spital, dhe gjithe gazetat prane qeverise e vendosen ne faqe te pare. Ah po se harrova, beri dhe dasmen e tij milioneshe ne kalane e Gjirokastres me fondet e ministrise qe drejton.
Meqe ra fjala per te krahasuar dy kandidatet per bashkine e Tiranes, une mendoj se kurre ne keto 25 vjet nuk ka qene me e lehte zgjedhja per qytetaret e Tiranes. Dr. Halim Kosova eshte shembulli i njeriut te ndershem dhe te respektuar, ndersa Erjon 99-çi, eshte etaloni i mashtruesit, hajdutit, servilit, nje Uria Hip i diteve te sotme.
Pershendetje nga Rugova o Halim Kosova!
Pasi nuk kandidon Majko do votoj Bojaxhiun.
Te rrime shtrember e te flasim drejt, eshte shprehja e popullit. Me thene te drejten, sa aktiv eshte ose ka qene, doktor Halimi ne politike qe kur ka filluar te meret me te? qe te jemi te sinqerte si eshte ndier zeri i gojes. Nga njera ane ka te drejte, por dhe qe ta terheqe per hunde nje cope sali berishe, nuk i falet Halim Kosoves. Ke bere zgjedhjen e gabuar doktor Halimi, sa te keni sali berishen neper kembe, asnje nga ju aty ne ate parti ska per te bere hajer. Ndersa z Veliaj duam apo nuk duam ka qene teper aktiv ne jeten politike. Disa komentues ankohen se ska asnje dite pune, dhe eshte mare vetem me politke, a thua te jene kaq te mencur keta komentues? Po ajo eshte puna e tije, te marurit me politike, pse ju doni te mari e ti bjeri kazmes a lopates qe ti quhet pune? sa te mencur qe jemi ne albanoset do e gjejme ndonje vegje tjetrit. Athere te urojme fitore zVeliaj, vota jone eshte per TY.
Keta te partise blu cilin do qe te vene kandidat per bashkine e Tirones nuk fitojne me ate post,per nje arsye shume te thjeshte se ne gjithe keto vite pas 90-es sa here qe kane administruar bashkine,e kane bere kete ne menyren me te keqe te mundshme,qe nga Sali Kelmendi ne periudhen 92-96 dhe pastaj Albert Brojka ne 96-2000,pa llogaritur ketu kete te fundit qe nuk beri asgje fare per Tironen!Ndryshe ka ndodhur me socialistet qe jo vetem qe kane qene te suksesshem,por Rama i dha Tirones nje tjeter fytyre,e shenderroi kryeqytetin nga nje hale e madhe ku shurrohej vend e pa vend,e “cliroi” lanen nga te paudhet qe dhisnin neper kembet e urave,por dhe ne themelet e ndertesave qe kishin mbire ne rrumpallen qe i dhuruan dy ish kryetaret demokrate,prandaj Erjon Velija nuk do ta kete te veshtire te fitoje per keto arsye,por dhe per faktin qe eshte nje djale praktik dhe plot me energji pozitive.
kjo eshte koha qe populli i tiranes ka ne dore fatet e tij,ka dy zgjedhje .te votoj per njeriun e ndershem dhe me moral te larte ,apo te votoje per nje njeri qe te gjith e dine se nuk ploteson asnje kusht per te udhehequr tiranen,koha qe shqiptaret te vendosin per moralin e vendit te tyre eshte tani
Shteti shqiptar me djersen e popullit ka paguar shume per Halimin. Po ai u intregrua shpejt ne korupsion, ai mbolli faren e hidhur te korupsionit. Me gjeni nje mjek te atij spitali qe nuk eshte pasuruar me para te pista. E dini sa ka shkuar gjoba qe duhet te paguash per nje lindje?! Nuk eshte e veshtiri, beni nje sondazh te thjeshte nje dite, te gjithe flasin hapur. Ai zuzar me parate e bebeve (kupto te prinderve te tyre qe sa vinin ne jete ka ngritur dhe nje spitale te tijne. Eshte arkitekti, KRYE HADUTI qe mblli faren e hidhur te ryshfetit ne shtepite e lindjes
halim halim cfare ke bere more djale qe je ngateruar me sali mavrine/.
nje doktor nuk duhet te behet bashkiak sic duket u vel nga zanati e parate.
Po pse o të nderuar vetëm profilet kandidatëve të Tiranës na i treguat, ku janë Durësi, Vlora, Shkodra, Elbasani etj. Shumë më pengon privilegjimi i Tiranës e Prishtinës në dy shtetet e tona…
Erion Veliaj e ka te sigurte fitoren Urime. Nje njeri i tille i duhet bashkise, i duhet qytetareve dhe jo Basha- qe pervecse qesh bukur cfare ka bere per qytetaret. Edhe disa lulishte qe nisi i ka bere me keq se ishin pa i nisur.
Zoti VELIAJ -Urime, Urime, Urime
Mjeku do shkoj ne bashki
Se cfare lidhje ka se di
Asnje argument sna tha
Apo dhe atje ka gra?
O Halim po ta them une
ska cte duhet ty kjo pune
Lere se c’bucet mileti
Ty te pret materniteti.
Ke cituar Hipokratin,
Kaq shpejt po e ndrron zanatin?
O Halim kot e ke,
Mos me bej qe te bej be.
Ju te temes mos harroni
keto vargje mi postoni,
Here tjeter dhe me shume
Tani ika se kam pune.
PD ka ngelur ne mentalitetin e vitit 1991-1992 . Te zgjedhim nje person qe u ka bere mire njerzve dhe “njerzit” sipas tyre do te thone ja kjo PD eshte per specialistin e larte e per njeriun e mire jo fjala vjen per LLambi Gegpriftin e Lenken.
Mirepo kjo kohe ka perenduar. Asgje te mire nuk i sjell Tiranes nje Obsteter-gjinekolog, se tani dhe te tille ka me shumice. Kan ndryshuar kohet dhe bashke me ta nevojat e Tiranes dhe te njerzve qe banojne ne te. Nuk mendoj se ka vizion per Tiranen e ardheshme Halim Kosova si mjek, ku mjekesia eshte e provuar se nuk ben per qeveresisje ne menyre absolute.