Negociatat/ Lidershipi i PD-së aspak serioz, Nard Ndoka: Të hapur për koalicion me PS-në

16 Prill 2015, 15:48Politika TEMA

Partia e Nard Ndokës ende nuk ka gjetur gjuhën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 21 qershorit.

Kreu i PDK-së, Ndoka tha se raportet me PD-në janë të ngurta dhe ka theksuar se nga ana e tyre ka mungesë serioziteti.

Nard Ndoka tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje me PD-në, Partia   Demokristiane do të shoh për aleanca me partitë e tjera, pa përjashtuar këtu as Partinë Socialiste.

PD po tregohet e ngurtë në raport me PDK, është vënë re një mungesë serioziteti edhe nga lidershipi i kësaj partie. Nëse flasim për një marrëveshje politike, thelbi është mbështetja e të gjithë kandidatëve në të 61 bashkitë e vendit, në një kohë që PD në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me aleatët i ka shpallur ato, disa prej tyre edhe me probleme me drejtësinë, probleme edhe qytetarët.

Nuk kemi pasur kontakte me kryeministrin, për faktin që  jemi ne negociata me PD, por kjo nuk na ka penguar që të jemi në kontakte edhe me PS, edhe me PSD, edhe me FRD, edhe me PBDNJ”, u shpreh Ndoka, pas një konference ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me LDK-në për zgjedhjet e 21 qershorit./j.h

5 komente në “Negociatat/ Lidershipi i PD-së aspak serioz, Nard Ndoka: Të hapur për koalicion me PS-në”

  1. tritan says:

    po bashkhen te gjithe me me te miret, edhe nard ndoka hahah

    1. eri says:

      Ky deshtim i rradhes i PD ishte komplet i parashikueshem, i hiken te gjithe imagjino e la dhe Nard Ndoka.

  2. Bossi says:

    Te gjithe qelbesirat kunder PD-se. Ja pra, pse PD mbete partia me e paster, sepse pastrohet kur behet pis.

  3. analisti-politologu Nurellar-Bej says:

    ola nardos muchacho…ola…

  4. fieraku nga ferrasi says:

    po ky cpati
    Patjeter do kete takuar Fidelkastron ne kube.
    Mjer pd po i largohet nje parti e madhe me tre vera
    Kryetar nenkryetar sekretar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje