Kuvend, debatohet mbi mandatin e Kokëdhimës/ PS: Kërkesa anti-kushtetuese

16 Prill 2015, 12:00Politika TEMA

Kuvendi debatoi mbi kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit Koco Kokëdhima. Në kushtet kur Këshilli i Mandateve nuk ka një raport mbi çështjen, pozita dhe opozita paraqitën qëndrimin e tyre mbi kërkesën.

Arben Ristani në emër të PD-së kërkoi që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të shprehet nëse mandati i Kokëdhimës duhet apo jo të përfundojë. Ndërsa mazhoranca përmes deputetes Vasilika Hysi e konsideroi kërkesën si anti-kushtetuese.

Qëndrimi i mazhorancës

Deputetja socialiste Vasilika Hysi prezantoi në seancë raportin e anëtarëve të shumicës në Këshillin e Mandateve.

Ajo tha se kërkesa e kolegëve të opozitës për të kërkuar heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima nuk ka bazë ligjore dhe kushtetuese.

Deputetët e opozitës pretendojnë se deputeti socialist ka kryer transaksione nga kompania Abissnet në 150 raste gjatë kohës që ka qenë deputet.

“Kontratat datojnë shumë kohë më parë. Pasi është shpallur deputet ai ka përfituar pagesat në sajë të kontratave të lidhura kohë më parë.

Ligji nuk e parashikon që deputetit duhet t’i prishte kontratat që kishte lidhur para mandatit. Kokëdhima ka vazhduar të mbajë aksione në një kompani private edhe pasi ka dalë mandati i KQZ, por kjo se vë në konflikt interes, se ligji nuk i ndalon të ketë aksione në një kompani tregtare.

Anëtarët e mazhorancës sugjerojnë rrëzimin me votim të kërkesës së 14 kolegëve të opozitës se është çështje që nga pikëpamja kushtetuese është e zgjidhur qartë”, u shpreh deputetja Hysi.

Qëndrimi i opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani tha se mazhoranca po mbron deputetin Koco Kokëdhima përmes forcës së kartonit në Kuvend.

“Pas marrjes së mandatit përfitimi nuk është 1 dollar dhe janë 150 raste që paratë kanë hyrë në xhepat e deputetit Kokëdhima. Kërkon të mbrohet nëpërmjet kartonit të shumicës parlamentare.

Vendimi i Ramës për të mbrojtur deputetit është rast i paprecedentë për parlamentarizmin. Nuk ka ndodhur që në sy të gjithë shqiptarëve deputeti të shkelë në mënyrë flagrante kushtetutën dhe kryeministri t’ia fshehë drejtësisë.

Me apo pa dakordësinë e pozitës, kjo çështje do të paraqitet në kushtetuese. Nëse do pengoni kushtetuesen të shqyrtojë çështjen është tregues i cenimit të demokracisë në këtë vend”, u shpreh Ristani.

Në vijim ai shtoi se çështjen nuk mund ta zgjidhi Kuvendi, por Gjykata Kushtetuese.

“Kuvendi s’mund t’i fshihet Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk mund të përcaktojmë nëse kontratat që ka përfituar Kokëdhima janë në orën 11:00 apo 14:00, ndërsa ai ka marrë mandatin në orën 18:00 të të njëjtës ditë”, tha Ristani.

Deklarata e Kokëdhimës

Deputeti Koco Kokëdhima në fjalën e mbajtur para Parlamentit i cilësoi akuzat e PD-së si shpifje dhe të pabazuar kërkesën e saj për heqjen e mandatit të deputetit.

“Dëshiroj të shpreh pakënaqësinë time për zotin Ristani i cili zgjodh të përdoren nga Saliu në këtë seancë kundër meje. Ristani është nip në fshatin tim por gjyshi i Ristanit ishte Pllatua, qe kushëri i parë me gjyshin tim.

Pllatano e kish bërë Bllagjia motra e Mitros, dhe mund të kish zgjedhur Saliu një bori tjetër për ta përdorë kundër meje.

Kam një këshill për ty Ristan. Ishe i dehur në komisionin e mandateve, ishe bërë dhogë dhe kjo të turpëron tre herë. Një herë si nip në fshatin tim, një herë si kushëri, dhe një herë si deputet i opozitës. Ti ke shkelur ligjin, por unë nuk kam nevojë të ndërmarr iniciativa kundër teje.

Dua t’i drejtohem këtu zgjedhësve të mi dhe tu kërkoj ndjesë që jam i detyruar të flas për veten time dhe ti marr kohë për çështje që lidhen me punën.

Saliu me të vetët përpiqen të bëjnë pis figurën time, e keni parë si ka mobilizuar edhe familjen e tij, dhëndrin dhe fëmijët, çdo ditë, të bëjnë pis portretin tim me shpifje dhe me arsenalin që i armatos Saliu.

Abissnet është një nga punët e mia, që më bëjnë shumë krenar. Është kompani me 30 mijë klient, dhe kjo kompani është goditur nga Saliu si gjithë punët e mia në këtë vend, sistematikisht”, tha Kokëdhima, ndërsa përmendi emrat e disa deputetëve në pozitë dhe opozitë si aksionerë në kompani të ndryshme. /gj.k/

 

16 komente në “Kuvend, debatohet mbi mandatin e Kokëdhimës/ PS: Kërkesa anti-kushtetuese”

  1. Ergesa says:

    sakte Koco.. Mos u merr me pijanece e vrases.. ata te shkojne ne burg

    1. Renata says:

      Qente le te lehin Koco.. ai surrat e ai llooj morali si ata qe te shajne meritojne BURG

      1. Qaniu says:

        qan ristani se ka mbet si shul i dehun ne parlamentt.. argumente skane, sepse pergjigja ligjore ishte e sakte, ndaj shpifin te shkretet

    2. Bufon says:

      Deputeti Kokedhima nuk u pasurua ne politike si Sali shpellari bashke me zagaret e tij, kjo ka ndryshim shume te madh. Koco si njeri i suksesshem ne fushen e biznesit u be pjese e politikes per te kontribuar ne dobi te komunitetit qe e zgjodhi deputet.

    3. janaq says:

      “Shpif shpif se dicka do mbetet”- kjo ka qene e vazhdon te jete motoja e opozites sone mjerane. Koco nje deputet i nderuar e i respektuar nga komuniteti qe e zgjodhi deputet e me gjere.

  2. deni says:

    qendrimet e opozites me qesharake

    1. elton says:

      me shpifje dhe mashtrime kerkojne heqjen e mandatit kulmi ke kemi per opozite

      1. linda says:

        Koco jemi me ty shume shpejt do bien edhe pretendimet e opozites persa kohe mbeshtetn tek fantazite e berishes.

        1. sabion says:

          nuk mund te kerkosh heqjen mandati kur e bazon ne argumenta pa fakte dhe mashtrime. Do te ishte mire qe ne fillim te shikoheshin mandatet e deputeteve te opoites mqs wenkan fansa te dekriminalizimit te parlamentit.

          1. ilda says:

            fiksim e ka Saliu abissnet-in prandaj e sulmon dhe kocon

            1. taulant says:

              Mos e vrit mendjen koco pasi mashtrimet jane bere rruge per opoziten.

              1. sami says:

                Heqja e mamdateve se pari duhet te nis nga Berisha qe vrau ne mes te bulevardit, per ata qe vodhen rrugen Durres-Kukes per ata qe vodhen plot 8 vjet. Keto te shikon ne fillim nese e duan kaq shume dekriminalizimine parlamentit. e para qe duhet te gjykohet eshte opozita se bashku me gjithe lementet e veta.

  3. KOMBI says:

    Ne ka nje person qe duhet ti hiqet mandati i deputetit nje ore e me pare ai eshte Sali Berisha. Saliu dogji vendin ne vitin 1997, vrau 4 njerez ne 21 janar, vrau 26 njerez ne Gerdec, shkaterroi vendin e katandisi simos me keq popullin.

  4. gjithashtu malok says:

    po ky kocua nuk qenka kaq i zgjuar sac e mendoja. dhe e thote ne mes te kuvendit qe ristani ka bere shkelje, por meqe eshte kusheri nuk e ka denoncuar. dhe meqe ristani nuk ka patur denoncim nga kocua, as ristani nuk duhet te denonconte kocon. cfar llogjike idiote. dhe ky eshte nje nga njerezit me te rendesishem ne shqiperi.

  5. elinor,.,..,, says:

    Filloi legeni te mbrohet me kusheririn! Jo po gjyshi yt,… jo po halla ime… dorezo mandatin me deshire, ate bej! Nqs kontratat jane firmosur ne nje kohe kur dihej mire qe ti ishe ne listen e te zgjedhurve te Rames atehere kjo eshte e barabarte me perfitimin nga posti. Edhe me pas, mbasi u zyrtarizove si deputet, mandati i deputetit te dha lehtesi ne pefitimin e pagesave, kjo nuk do shume mend per t’u kuptuar. Prandaj eshte politika kaq e dhjere sepse ka ndyresira si ti brenda saj. Ju e vritni mendjen si te pasuroheni kur futeni ne politike (tani kerkon te legalizosh edhe hashashin) jo t’i sherbeni kauzes civile per te cilen jeni angazhuar.

  6. kristi says:

    mandati i koco kokedhimes eshte shume ii kote ai do vazhdoje te jete pjese e parlamentit shqiptare sepse e meriton te jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje