Keti Bazhdari ka nisur takimet intensive për hartimin e programit elektoral për kandidaturën si kryetare e Bashkisë së Shkodrës.
Takimet e para janë bërë me përfaqësues të shoqërisë civile. Në total janë 12 takime të planifikuara me grupe të ndryshme të interesit, me të cilat po punohet për përfundimin e programit për drejtimin e bashkisë në 4 vitet e ardhshme.
Në takimin e parë u diskutua për probleme të ndryshme dhe u vu theksi në rëndësinë e transparencës dhe institucionalizimit të saj.
Bazhdari, shprehu vullnentin e saj për të marrë në konsideratë gatishmërine e organizatave jo vetëm për programin e drejtimit. Ndërsa në takimin me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro u diskutua edhe mbi projektet e ardhshme që kanë të bëjnë me artin dhe kulturën, ku pritet të nisë implementimin i restaurimit të teatrit “Migjeni”, varrezave katolike te Rrmajit etj.
Bazhdari, e njohur për veprën e saj humanitare në Shkodër, duket se në fokus të programit të saj elektoral ka rikthimin e vlerave qytetit, i njohur si djep kulture si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe mbështetjen e projekteve që lidhen me artin.
Ne vazhdën e nismës “#sëbashku projektojmë të ardhmen e Shkodrës” për të konsultuar dhe hartuar strategjinë e programit elektoral 2015 me shkodranët, një vend tejet të rëndesishëm zuri takimi me artistë dhe ekspertë të artit dhe trashëgimisë kulturore. Figura që kanë bërë histori në Shkodër dhanë mendime te vyera, që do jenë pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme e programit tonë për Shkodren. Teksa u shkëmbyen shumë ide me shkrimtarë, aktorë, muzikantë, piktorë e skulptorë të njohur, u nxorën dhe shumë problematika lidhur kryesisht me keqmenaxhimin e institucioneve të artit dhe kulturës, politikat mospërfshirëse dhe mungesën e transparencës nga organet lokale ndaj artisteve dhe publikut.
“Ne po konsultohemi çdo ditë dhe për çdo detaj te programit tonë me qytetarët, sepse programi jonë nuk do jetë thjeshtë premtimi jonë por kontrata jonë me publikun. Me fitoren tonë kjo kontratë do zbatohet nen për nen se perndryshe do të jetë publiku ai që do vendosë penalitetet. Marredhënja e hapur, transparente me qytetarin është institucioni që duam te ngrejmë dhe garantuesi kryesor i zbatimit të kësaj kontrate nga ana jone.
Këtë bashki e ka bekuar Zoti me natyrën e bukur dhe me njerëz te zgjuar e të mirë, të cilëve u ka ardhur koha të marrin në dorë fatet e Shkodrës, pavarësisht përkatesisë ose jo partiake, pavarësisht bindjeve të tyre të majta apo te djathta dhe falë asaj që nuk i perkasin asnjë konjukture apo klani pengmarres”, theksoi kandidatja Bazhdari.
Fushata paraprake e takimeve me 12 grupet e interesit ka si slogane #sebashkuprojektojmeteardhmeneShkodres dhe #ketipershkodren