Ndërkombëtarët skaner kandidatëve. Një ambasadë kundërshtoi dy emra. Forca politike nuk i kandidoi

15 Prill 2015, 19:49Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu, TCH

Ndërkohë që partitë politike po shkojn drejt përmbylljes së listave të kandidatëve për lokalet e 21 Qeshorit, ndërkombëtarët e akredituar në Tiranë, në kuadër të dekriminalizimit janë duke kaluar në skaner  cdo emër kandidati të zyrtarizuar deri më tani.

Një burim diplomatik në kushtet e anonimatit i tha Top-Channel se ambasadorët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë gjatë takimeve publike dhe jo publike, ia kanë bërë të qartë Ramës dhe Bashës se nuk do të tolerohen kandidatë me të shkuar problematike.

I njëjti burim thotë se nëse liderat politik nuk do të shmangin kadidatët problematik, atherë emrat e tyre do të kundërshtohen publikisht, në kuadër të dekriminalizimit, i cili ka gjetur mbështetjen e diplomatëve perëndimorë.

Gjithashtu, Top-Channel ka mësuar se një ambasadë e rëndësishme e një vëndi partner, i ka kërkuar një prej dy forcave më të mëdha politike në vënd, për mos të kandiduar dy persona, njëri për një bashki në Shqipërinë e Mesme dhe një tjetër në Veri.

Të dy këta persona, njëri aktualisht në postin e kryetarit të bashkisë, sikurse edhe tjetri, nuk janë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj force politike” ka thesuar i njëjti burim diplomatik.

Dy javë më parë kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë, Donald Lu, në një bashkëbisedim online me qytetarët tha se “ne jemi duke parë procesin e nominimit me shumë kujdes. Atje ku ne shohim emra te personave që ne besojmë që mund të jene te korruptuar ose te lidhur me aktivitetete kriminale ne ja u themi kete krerëve të partive.

Shqiptarët duhet të kenë pritshmeri të larta nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata duhet të jenë të ndershëm kur ata besojnë se këta kandidatë janë kriminelë. 

Ne besojmë se të gjithë kandidatët në zgjedhjet lokale duhet të përmbushin standardet më të larta etike – asnjë kandidat nuk duhet të ketë lidhje me ceshtje penale ose kriminale”.

20 komente në “Ndërkombëtarët skaner kandidatëve. Një ambasadë kundërshtoi dy emra. Forca politike nuk i kandidoi”

  1. analisti-politologu Nurellar-Bej says:

    republike bananesh…

    ja ku na kane cuar kjo rrace e ndyre politikanesh…

    ah te ishte xhaxhi dhe njehere…

    1. stela says:

      Joo ce duam xhaxhin, me mire keshtu Liri-Demokraci, poshte “diktatori”.

  2. lili says:

    Mbasi shkateruan mire Shqiperine me mbeshtetjen per politikanete ma te keqinj,tash po kujtohen me vu ku shet! Pak vone!po prape se prape te shohim ke po mend me kaluar e ke jo,qe te kuptojme sa seriozisht e Kane punen e ‘dekriminalizimit’!

  3. shqiptar says:

    shtet leshi po cpune kane ambasadat e huaja qe fusin hundet ne punet e brendshme te nje vendi po shqiperia kur behen zgjedhje ne perendim a i fut hundet ne vendet e tyre
    po spiunet e tyre a i kundershtojne te gjithe qe jane sot ne qeveri jane spiuna te te huajve ky vend nuk behet kurre derisa ligjin ta bejne ambasadat e huaja

  4. miri suedi says:

    nuk thone kot…..me mire mut , se sa i vogel.

  5. Artur says:

    u zgjuan ambasadat, ku ishin me 23 qershor, apo le ta marre me i forti, pastaj kundershtojme lokalet? Kush pyet per kryetaret e bashkive, ligjet i ben parlamenti, aty jane kokorocet e krimit.

  6. xixa says:

    KY LU-ja KERKON TE LAJE ME SHURRE TE GJITHE ATE MASAKER QE BERI PARAARDHESI I TIJ ME KETE SHTET. I GJITHE KORRUPSIONI, VJEDHJET,SHKATERRIMET VRASJET KANE NJE EMER RAJERSON-SALI.

  7. Albatros says:

    Me mijra vjet nga te huajt i ka ardhur e keqja Shqiperise dhe me mijra vjet ne nuk vume mend.Te huajt jane ataqe me agjenturat e huaja na shkaterruan dhe bene bllokade se nuk donin qe te te zhvilloheshim me forcat tona dhe te ishim te zotet e vetes.Perendimi kolonizator Zionist me ne Krye Shba sulmon cdo vend qe nuk bie pre e kolonizimit.Pre e korporatave dhe bankave apo kompanie te gazit dhe nafes ne bote.Pre e globalisteve .Te huajt tallin bythet me ne se i lejuam vete.Se ua krehim bishtin se politikanet tane jane servila te te huajve

  8. LASHI says:

    Epo u mesuam keq ne keta 24 vjete shikojme te huajte ne sy dhe bejme cthone ata edhe kur e kane mire edhe kur e se kane mire.Per deri sa nuke jemi serioz vete ata do tena komandojne,po te pakten te jene per mbare

  9. hasoni says:

    po ku pyet edi rama per ambasadat o lali.ne shqiperine e mesme kryetar bashkie eshe ervin elvis rroshi supertrafikant droge prostitutash ne zvicer ne itali e ne hollande.ai mbushi kavajen me urdher te rames me drejtora drogaxhi dhe kryetar i partise se rames kryetrafikanti i prostituave ne itali gentjan daja te gjithe kane qene te burgosur.

  10. lume e det says:

    Nese nuk ve dore perendimi ne kete vend Nuk ka per tu bere kurre… Shqiperia vjen nga halle te medha qe nga dita e krijimit deri me sot, pastaj, ata e krijuan ,ata dine ta bejne dhe kur,dhe si…

  11. lume e det says:

    Nese nuk ve dore perendimi ne kete vend Nuk ka per tu bere kurre… Shqiperia vjen nga halle te medha qe nga dita e krijimit deri me sot, pastaj, ata e krijuan ,ata dine ta bejne dhe kur,dhe si… Gabimet e se kaluares duhet te riparohen !!!nga casti qe te ushqen ka te drejte te te kerkojne llogari ,eshte e thjeshte…

  12. Mark Gjonaj says:

    Vetit ja kemi bere, gjendja e krijuar nga Sali Berisha dhe shpura e tij nuk del ndryshe dhe keta nuk gjejne rruge tjeter, si gjithe shoqeria shqiptare ne qelize te saje dhe deri ne Parlament eshte ulur krimi galuc! Ka mundesi dhe duke degjuar nje intelektual bashkvendas i Berishes qe fliste nga Suedia, se me ato qe thote ai duke e njohur rrenje e dhemballe bashkrahinasin e tij, cdo veprim Berisha e ka bere te qellimshme, duke shfrytzuar frazat demokratike, kunder komunizmit, enverizmit, bashkvuajtes e bashkfajtor – ne themel ka qene shkatrrimi i Shqiperise dhe ne opozite te njejtin veprim bene. Mendoj se dhe ne keto votime vendore do te shpartallohet keqas! Ai demtoi nje here e pergjithmone dhe imazhin dhe thelbin e PD-se duke i hequr energjine fillestare! Kapsula e “rraketes” se tij kozmike, nuk kthehet me ne Toke!

  13. Ledio says:

    Eshte mire qe keta pervert edhe homosexual te skanojne koken e qeverise , parlamentit edhe te partive si fillim. Po te ishin te skanuara mire ato nuk do kishim probleme me kandidatet tani. Skanoni Ramen, Salen, Meten edhe me rradhe edhe do shikoni cfare do gjeni edhe pastaj merruni me pleshta. Te pacipe edhe sakat nga trute keta perendimoret gjithe kohen. Na mbyten per 25 vjet me hipokrizi.

  14. sit back... and relaks says:

    te dy ata persona qe nuk jane kandiduar per arsye se nje ambasade i konsideron kriminele kane te drejte te informohen kush eshte kjo ambasade dhe ti hapin ceshtje penale. i vetmi organ qe verteton je apo nuk je kriminel eshte gjykata dhe i vetmi institucion qe jep vertetimin je apo nuk je i denuar eshte ministria e drejtesise. nuk e kuptoj qe kur ambasadoret paskan marre rolin e krytarit te partive ne shqiperi dhe bekan lista kandidatesh. ose te na thone qe jemi bere zyrtarisht koloni dhe qeveria dhe presidenca te shkrihen e te na caktojne nje guvernator per shqiperine. Nqs ambasadoret e paskan me kaq zell kete punen e dekriminalizimit ath sic bejne me kandidatet per kryetar bashkie duhet te na caktojne edhe anetaret e gjykates se larte, asaj te krimeve te renda, te na caktojne prokurorin e pergjithshem, guvernatorin e bankes se shqiperise etj. ambasadoret mos te tregohen te turpshem e ta kufizojne veten vetem me caktimin e kandidateve per kryetar bashkish por te na bejne nje liste per cdo institucion te shtetit shqiptar e ne ti vendosim aty ku na thone ata pa i kaluar fare nga parlamenti per aprovim se nuk shihet e nevojshme. bile edhe zgjedhje nuk ka pse behen fare as lokale e as te pergjithshme por kandidatet fitues qe konkurojne per pushtet qendor apo lokal te na i zgjedhin ambasadoret e huaj. mo na lodhin deri tek kutia e votimit. bile mendoj se eshte e nevojshme qe ambasadoret e huaj duhet te jene ata qe te japin aprovimin nqs politikanet tane duhet ti mbajne grate qe kane apojo sepse mund te qelloje qe politikani te jete i ndershem dhe gruaja e tij kriminele apo kandidatet per gra. te gjitha duhet te kalojne ne siten e ambasadoreve te huaj Nuk e kuptoj a kane ndonje cik vleresim per vendin dhe imazhin e tij keta krytaret e partive tona se per vete qe nuk kane u mor vesh kjo pune.

  15. Vasil Gjika says:

    Me vertete Republike bananash. Sikur nuk mjaftonte kryetari i partise te zgjedhi servilin e tij si diktator, tani kemi dhe te huajt qe fusin hundet.

  16. arber1468 says:

    Nuk janë Kredibël. Me siguri ndërhyrja është bërë për interesa të tjera dhe jo për dekriminalizimin. Një “përveshje” mëngësh e radhës.

  17. perla says:

    Dihet se korupsioni ne shqiperi eshte imadhe,keta bejne presione per te perfituar per veten e tyre,anen finaciare.

  18. lol says:

    Po “tallin bythën” të huajt, me këtë Republikë bananesh…dhe me këta “politikanë” leshi, që kemi…!!! Ndërhyrja hapur e tyre në çdo proces politiko-shoqëror, ndodh vetëm në Shqipëri dhe nuk ka shëmbull në botë… Mos vallë po vërtetohet, se shqiptarët mund të jetojnë vetëm si vasalë…???!!!

  19. ne votim ne shqiperi personat qe jane jashte shtetit nuk votojne dhe ato vota i perdorin per fitime partit gjoja ka votuare personi dhe te tjera ….si e drejta e votes dhe ligjet nuk fuksionojne njelloje per te gjithe ,,si do te behen kur populli do mirqenje punesim dhe jo mashtrime politike sadopak ne realitete si nga europa dhe nga italija qe kane halle se i marrin kapitalet ,,te hakmeren me me forca politike ne punesim dhe familje te cdo indiviti se nuk duane njeri mbi koke per poste ministrije me respekte ladi,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,dhe perdorin politikate jo fitim perurese…………………………………vetem me infestime ne rialitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje