Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, lidhur me koalicionet për zgjedhjet e 21 Qershorit, kryetari i PSD-së, Paskal Milo tha se tashmë çdo gjë varet nga PS dhe se topi është në fushën e tyre.
“Jemi në proces që të mund të arrijmë që të bashkojmë forcat dhe të garojmë sëbashku. Kjo varet nga mënyra si PS do reflektojë. Topi ndodhet në fushën e Partisë Socialiste.
Ne kërkojmë vetëm ato që na janë premtuar dhe nënshkruar në marrëveshjen që kemi bërë.
Aleancat të mos i shohim si të përkohshme dhe konjukturale që të bëhen kur afrojmë zgjedhjet por të jenë afatgjate dhe në bazë të aleancës të qëndrojë morali”, deklaroi Milo.
Kreu i PSD-së, Paskal Milo theksoi se vendimi përfundimtar i kësaj partie do të merret ditën e shtunë ku do të ketë dhe një mbledhje. Ai tha se alternativat janë te hapura, por shprehu besimin se do të gjendet nje gjuhë e përbashkët me Partinë Socialiste.
“Nuk do varet vetëm nga ne por edhe nga mënyrta si ne do shihemi nga partnerët tanë socialistë. Gjatë kësaj periudhe nga zgjedhjet deri tani ne nuk kemi mundur të arrijmë që të trajtohemi si partnerë historikë. Duam që nëse do ketë një kontratë të dytë, të trajtohemi si të tillë”, theksoi Milo./j.h
duhet bere aleance me ramen, sepse ai eshte i vetmi qe ofron siguri per nje te ardhme me te mire
O Paskal rri urte e shif punet e tua, ti po te ishte puna do kishe bere ndonje gje per 20 vjet, por vetem sa ke marre lek e pushtet per veten e per familjen tende.
Sigurisht qe topi eshte ne fushen e partise socialiste
Epo tanime me paskal do fillohet e matet niveli i budallallekut ne parti, ky paskali kot flet e derdellis pasi nuk vlen per asnje gje. Edhe topin kot thote eshte ne ate ose kete fushe, te rri urte se ska bere gje per Shqiperine.
ahoooooooooooooooooooooooo.. akoma ne 2013 ti vlla…
po ik aman o Paskal.. ato 300 votat e tua as te ngrene as te ulin
ti o paskal me at ngjelen jeni vete dhe keni nganje bukuroshe nga pas.. vini dhe kushte ju pale…
rri bej mesuesin e historianin lere politiken
Te gjithe keto aleatet e vegjel, prandaj jane katandisur ne kaq te vegjel, se realisht gjithmone kane thene, cfare do marrim ne, si do ndahet torta elektorale, kur valle i kemi degjuar te thone: te zgjedhim kandidatin me te mire, te gjejme nje qe t’i perfaqesoje denjesisht qytetaret e Tiranes…
Ceshtja e kryetarit per Tiranen, eshte pertej partive, eshte ceshtje te jete nje njeri qe realisht do punoje per Tiranen, qe ta shnderroje ne kryeqytetit europian, per t’i thene stop dembeleve qe e kane mbajtur zvarre keto 4 vjet.
Te gjithe aleatet duhet te kuptojne, se interesi per t’ia kthyer Tiranen qytetareve, eshte mbi cdo interes tjeter, partiak apo koalicioni. Bashkia e Tiranes ka nevoje te nderroje faqe, dhe jemi te sigurte qe Rama dhe partia socialiste kane per te vendosur dike me besimin e plote qe do te ndjeke gjurmet e kryebashkiakut te botes, sic ishte Edi Rama.
Milo duhet te bej mire llogarit mos te kerkoj gjera qe si takojn, e vetmja mundesi te qendroj ne aleanc me ramen pa kushte te tilla
Keto partite e vogla, po te ishin kaq te forta me kaq pretendime sa kane, pse nuk e provuan njehere qe te dilnin te vetme ne zgjedhjet qofte te pergjithshme, e qofte lokale.
Mos te bejne gam gam kot kur e dine sa vlejne.
ja si funksionon nje koalicion, duke marre mendimin e te gjitheve, per te nxjere me te miren per qytetaret
Milo dhe te gjithe aleatet e PS duhet te kuptojn se PS socialiste nuk eshte nje thes me lek qe te gjith te vijn me nje list kerkesash se sa lek duan. te jen realist sepse nuk ka kuptim te kerkojn gjera te tilla
ci do ps 300 votat e milos? aleanca nuk krijohen per poste por per qellime me te mira, per te miren e ketij vendi. jo per te miren e interesave personale te milos
ne duam pune jo aleanca per interesa te milos. milo ca i ofron alenaces? vetem 200 vota ka
KOALICIONI NGRIHET SIPAS PARIMEVE DHE JO SIPAS INTERESAVE TE MILOS, SEPSE MILO 300 VOTA QE KA , KA VETEM FISIN E VET, DHE DO QE TI GJEJ PUNE KETYRE,
bravo zoti kryeminister rezultate frytdhenese dalin nga bashkepunime te mira, ne te besojme e te mbeshtesim, sepse ti ben pune te mira!