Besnik Aliaj, një nga emrat e përfolur si kandidat i PD-së për Bashkië e Tiranës, propozon që opozita të bëjë aleancë me qytetarët dhe intelektualët, por edhe te mos shpallë kandidat për kryeqytetin, por të mbështesë kandidaturën e Gjergj Bojaxhi.
“Tashmë janë momentet e fundit për opozitën që të zgjedhi kandidatin e saj për kryetar Bashkie. Pas shume thashethemeve e lojrave në media, kane prevaluar 2 profile: politik i mirëfillte ose teknicien/profesional/qytetar…
Le ta themi troc në Tiranë dhe shumë bashki (5 në 6 sipas vleresimit tim) opozita do ta ketë në mos të pamundur, mjaft të vështirë të fitojë.
Dhe ju siguroj se nuk jam hic disfatist. Kjo situatë po vjen jo se maxhoranca ka bërë ndonjë punë hajrit. Madje skandalet skanë të sosur. Por se përvec kostove të koalicioneve të gabuara të mandatit të fundit të ish maxhorancës, ndarja e re administrative e maxhorances aktuale është një masakër e vërtetë elektorale dhe një përgjegjësi e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Por opozita këtë nuk e artikulon sic duhet ashtu sic bëri me sukses psh për dekriminalizimin.
Në këto kushte gare të pandershme dhe të pabarabartë, opozita duhet të reagojë urgjent me veprime strategjike të jashtëzakonshme dhe jo me rutinë politike. Njerëzit tashmë janë të super-lodhur, të zhgënjyer, të varfëruar dhe mezi që presin një alternative neutrale, apolitike e të pavarur për të besuar, votuar dhe shpresuar…
Ndaj në këto momente të fundit dramatike une mendoj se Opozita ka një shans të artë por të fundit për të bërë një levizje rrokade strategjike duke ndërtuar indirekt një koalicion real me qytetare përmes individeve dhe faktorëve extra opozitare dhe me përfaqësues të shoqërisë të cilët kanë mbështetje të votuesve të qendrës dhe pakënaqurve majtas.
Ky është shansi i vetëm jo vetëm për të fituar por mbi të gjitha për ti dhënë njëherë e mirë një leksion të mire, një “shpullë” reale politikës arrogante ne kete vend. Kushdo parti apo individ qe te jete ne krye sot apo neser.
Shkurt ajo qe dua të them sot me kurajo qytetare dhe me shume dashamiresi për OPOZITEN (pjese e te ciles jam) është një propozim gati “taboo” e cila duhet thyer sot.
1. Opozita NUK duhet të vendosë asnjë kandidat në Tiranë për kryetar Bashkie.
2. Ajo duhet të hartojë një liste super VIP intelektuale vetëm për Këshillin Bashkiak
3. Ajo duhet të mbështese në heshtje por pa asnjë nderhyrje kandidaturen e Gjergji Bojaxhiut. Lereni Gjergjin të bëje mirë atë që ai di të bëjë.
Kjo jo sepse “plangprishesi” Gjergj Bojaxhi është burre i mire apo i keq, por se tashme ai ka ndërmarre me kurajo një vendim që askush nuk e merr, e që ka gjithe shanset të ngjizë ADN-ne e një Fronti Opozitar Qytetar te Unifikuar e sidomos pertej-partiak që do të dalë fitues në Tiranë.
Ne se ne qytetet e tjera eshte vone ne Tirane ka ende kohe qe ky model te ndertohet jo pa sukses. Eshte nje shans i madh. Mos u merrni me Gjergjin, as me biografine e tij, po mbeshtesni frymen qe ai mund te gjeneroje se bashku me te gjithe ato segmente te shoqerise qe duan alternativen e trete. Kjo i jep fund edhe lojrave matematikore me “king-makers”.
Dhe me se fundi mos u merrni as me mua, po shikoni hallin e madh qe e ka zene kete vend. Sepse megjithese une jam Opozitar ne natyre, ne kete rast DUA me shume vendin tim! Eshte koha te behet politike ndryshe! Eshte koha qe Opozita te behet Opozite reale duke u hapur.
Ju kujtoj se ne 92 dhe 2005 keni qene te suksesshem vetem me kete formule dhe kete fryme. Nuk ka pse pritet 8 vjet. Fitorja fillon gatuhet qe sot dhe sidomos ne Tirane. Ndryshe Opozita mban nje pergjegjesi te madhe per fatet e vendit neser! Zoti qofte me ju!”, shkruan në rrjetin social Besnik Aliaj. /gj.k
Me ne fund, ka nje sens realiteti ne PD. Bojaxhi e njerr votimin nga partite dhe ja jep fuqine sovranit.
Ide fantastike! E vetmja qe megjithese nuk do ti sjelle fitore PD-se do te sherbeje si nje shkendije e shkeputjes nga politizimi i tejskajshem edhe i zgjedhjeve lokale!
percarje brenda llojit
edhe grida e ka te humbur ne durres
O besnik ..hallet dhe problemet qe sipas teje e kane zene kete vend ,filluan tani.!!.jeni bere te gjithe per te qare hallin.
PD-ja te mbeshtesi ke te doje , po te humbur e ka !!
Et cum spiritum tuo…
Pika lushnjarit, qe merret me Tiranen !!
Blegtor ngeli ky me baluke. ” I vuri (Saliu) nje pende ne bisht, dhe I duket vetja pallua”
Mendja I prodhon vetem kolisterol, dhe te kujton nje ore te ngelur me kurdisje.
Shit ndonje diplome dhe rri urte o pseudo profesor I tranzicionit.
Besniku ka plotesisht te drejte kur thote se PD kedo qe te nxjerri nuk ka asnje shans qe te fitoj dhe qe Bojaxhiu eshte i vetmi qe mund te mundi militantet e majte, por çeshtja shtrohet ndryshe i nderuar Besnik, qe PD po shkrihet si parti pasi do te shkoj si PDK apo PDIU, PSD etj., dhe, ketu opozita e vertet qe po lind eshte midis qytetareve dhe partive pak rendesi ka se eshte PD apo PS. Shkurt, ska rendesi se fiton apo Bojaxhi, rendesi ka qe do te krijohet nje levizje e qytetareve te ndershem si ajo e M5* ne Itali!!! Duhet qe ne parlament te futet qytetari i ndershem, kjo eshte sfida e shoqerise shqiptare!!!
Harrova edhe diçka tjeter qe duhet then, Besnik, nese ne 92 dhe 2005 populli u mashtrua nga paraqitja e nje grupi intelektualesh, ketu po citoj shprehjen e te madhit Ismail Qeamli qe ju pergjigje komandantit te ushtrise otomane per Porten e Larte “Lere te semurin te vdesi ne Bosfor” edhe une po te them sot “Lere kancerin PD te vdesi pak nga pak mos ta rigjenerojme me gjake te fresket intelektualesh te ndershem, ska me. Votuesit e PD duhet te kuptojne qe ne radhe te pare jane qytetare dhe pastaj votues te nje force qe deri me sot ka punuar vetem per shkaterrimin totale te popullit shqiptar, prandaj edhe ata do ti bashkohen ashtu si edhe qytetaret qe kane votuar majtas, Gjergj Bojaxhiut i cili perfaqson ashtu siç e thua edhe ti qytetaret e ndershem te Tiranes!!!
Dolen hapur qe ky bojaxheshi range zari I sales.
E la zhurmen me zenin
Edhe Gjergjin, edhe pa Gjergjin PD lodhet kot me Tiranen sepse tashme
s’ka me mundesi te vjedhe votat dhe as te bjere ”jenicere” Sala nga
ana-anes dhe t’i regjistroje si banore te Tiranes, sic beri ne te kalu-
ren qe me vota te vjedhura solli Bashen ne krye te bashkise se Tiranes !!!
filloi percarja brenda llojit duke dhene nje mesazh te qarte, shpresoj ta degjosh o Lul Basha ashtu sic ke bere gjithmone
Mendimi i nje intelektuali te ndershem qe do e kete vend, te lumte Besnik Aliaj.Gjergj Bojaxhiu nuk i perket asnje parti por qytetarve te ketij qyteti, dhe jam i sigurt qe shumica e ndershme do te votoje per te mirin.
Me atdhetar, inetelektual,qytetar, si Besnik Alia, Gjergj Bojaxhi,Ermal Asimaj, Neritan Sejamini, Andri Nurellari, Blendi Kajsia,Taulant Bino,Edit Harxhi, Partia Demokratike do te kishte fytyre tjeter,po se cfare ndodh ne ate parti nuk e kuptoj, te tere keta djem dhe vajza me personalitet i la ne hije ose i perzuri. Me dhemb shpirti , i perkas shtreses se te perndjkurve,do doja qe PD te ishte fituese , po ajo me ate drejtim qe ka do te shkoje drejt humbjes.Zgjidhja me e mire per ne demokratet do te jete Gjergj Bojaxhi.Po jo vetem per demokratet po per te gjithe qytetaret e Tiranes, edhe majtas dhe djthtas kemi shansin per te zgjedhim nje njeri te perkushtuar te guximshem dhe te afte.
Bravo per kurajen civile dhe qytetare Besnik Aliaj.Per te gjithe eshte e qarte
tani se beteja elektorale ne Tirane eshte midis Gjergj Bojaxhi dhe kandidatit te Partise Socialiste, PD e ka humbur shansin.
Edhe po humbi PD punë e madhe. Ju jeni të humburit more qyqarë.
Besnik.
E para,ndarja teritoriale nuk eshte masaker,sic thua zotrote,por nje Casus Beli,ose sebep,per te justifikuar humbjen e sigurt.
E dyta,opozita eshte lutur qe te marre pjese,por si gjithnje destruktivi dhe beniamini yt Sali Berisha,nuk e lejoi te merrte pjese.Dhe kish te drejten e vetos ne komision.
E treta,Tiranes i jane bashkuar edhe rrethinat qe Saliu yt i kish hambare me vota.
E katerta,te kesh turp qe periudhen 92-2005 e quan te sukseseshme per PD.Ajo eshte periudha me e zeze e shqiperise dhe jo vetem.Kjo tregon se cpalo intelektual je ti.
E pesta,tani do shihni realisht se sa vota ka shqupi yt.
Ik mor fshatar qe koha e absurdit ne kete vend ka nxjere ne krye te vendit nje lukuni pseudointelektualesh si puna jote.
Me mire le te humbe fare se sa te mbeshtese Bojaxhi-ne. Le te shkoje edhe ky nga Rama po deshi dhe vetem ti fshije kepucet e Rames do ti duhet. Tradhetareve asnje nuk u ze bese, aq me teper Rama.
Duken intelektualet e vertete, kur eshte puna per te miren e qytetit jane te drejtperdrejte, e thone ate qe ndjejne pa frike qofte dhe e hidhur per partine qe perfaqesojne.Edhe une mendoj se Gjergj Bojaxhi eshte rasti me i mire per qytetaret e Tiranes.Duhet te votojme ndryshe kete radhe.
Antoneta,
Besniku nuk eshte as intelektual as i vertete ne ato qe thote.E di pse? Sepse ai paturpesisht humbjen e Pd-se nuk e sheh si nje perfundim llogjik i gjithe veprimtarise se saj antikombetare,ne sherbim te nje grusht hajduterish dhe vrasesesish,por si nje humbje qe po i vika sipas tij, nga dallaverat e maxhorances.Dhe te kete TURP!!
Nese Alia pretendon te jete nje ze ndryshe,por qe seshte i tille, duhet te thosh:Po,PD e meriton jo vetem humbjen,por dhe daljen e udheheqesve te saj,me ne krye Sali Berishen para drejtesise,per vjedhjet,Vrasjet dhe shitjen e pjeseve te atdheut tek te huajt.
Por sic e thashe Alia eshte nje pseudointelektual , dhe manipulator i opinionit publik.
Imagjino se kush ka jane kandidaturat e PD-se per kryetar bashkie!?? Pse tani qe nuk u zgjodhe Ti legen duhet te braktise zgjedhjet opozita?? sa naiv dhe i peshtir!!
Vertet thirje e mencur dhe moderne.Ja nje person per se mbari.
Duan apo nuk duan nje pjese PD ne qofte do egzistencen e vet si force reale politike ti rikthehet qytetarise.Ideja per mbeshtetje per Bojaxhiun eshte e arsyeshme. PD duhet te shkeputet nje here e mire nga provincialiteti banal e te perfaqesoj vlerat qytetare. Kam pak besim se do ndodhe kjo gje qe une kerkoj PD po shkon drejt asgjesimit te vet si nje i semure i pashprese i ketij kombi