Prokuroria refuzon kërkesën e Mark Frrokut për të marrë pjesë në seancat plenare

15 Prill 2015, 15:26Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme refuzon kërkesën e avokatëve të Mark Frrokut, për pjesmarrjen e deputetit në seancat plenare dhe mbledhjen e Komisioneve Kuvendore ku ai bën pjesë.

Vendimi i sotëm që vjen vetëm një ditë para seancës plenare të së enjtes, i është dërguar nga organi i akuzës avokatit të Frrokut, Saimir Vishaj.

Ky i fundit e cilësoi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme skandaloz, pasi sipas tij nuk është dëgjuar mendimi i Kuvendit. /gj.k/

 

1 komente në “Prokuroria refuzon kërkesën e Mark Frrokut për të marrë pjesë në seancat plenare”

  1. elinor,.,..,, says:

    Sa kollaj “skandalizohen” keta avoketrit mbrojtes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje