Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi në një deklaratë për mediat ndërsa ka denoncuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për falsifikim të vendimit të saj për kandidimin e këshilltarëve për Këshillat e rinj Bashkiak ka theksuar se forca politike që ai drejton do të garojë e vetme në këto zgjedhje lokale.
“Me PS kemi pasur komunikime, por duke parë që në këto 2 vite nuk ka asgjë serioze, kemi preferuar që për këshilltarët do të luftojmë vetë. PSD kandidon e vetme, e hapur për aleatë”, tha Skënder Gjinushi, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse ka pasur negociata me Partinë Socialiste.
I pytur se sa preket PSD nga ky vendim Gjinushi shtoi se “ne kemi 45,000 vota në zgjedhjet e kaluara, kemi edhe rreth 200 këshilltarë. Ne nuk na kapin dot, por ne i kemi kapur duke vjedhur.”
“Në Kod thuhet që partitë që kanë qoftë edhe një këshilltar në Këshillat Bashkiak, nuk e kanë të nevojshme të mbledhin firmat për kandidatura. KQZ e ka fshirë këtë vendim. Thirrje KQZ-së të zbatojë vendimin e saj. Vendimi s’mund të ndryshohet me ndërhyrje të paligjshme. Manuali i miratuar mbrëmë një copë lecke para këtij vendimi. Gjykata Kushtetuese është shprehur kundër këtyre manovrave. Nëse nuk korrigjohet ky falsifikim i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Këta duhet të blejnë google për të fshehur manipulimin.
Të drejtat që kanë partitë janë në fakt të drejtat të qytetarëve: Hera e parë pas 23 vitesh një parti ndalohet të kandidojë. Janë bërë shumë arbitrarizma, por e kanë bërë me vendim. Këta falsifikojnë vendimin e tyre që kanë marrë më 7 prill 2015. Merre me mend se çfarë do të bëjnë në zgjedhje. Dje kemi marrë vendimin origjinal, në darkë e kanë ndryshuar më pas. Dënojmë aktin, nuk ka rëndësi se sa cënohemi ne.
Kur ata guxojnë tani, duke rënë ndesh me kodin, e bëjnë si Ristani me Tiranën. Çuditem si PS që bashkë me ne bërtiti për votën e lirë, bën ët njëjtën gjë si PD. Nëse nuk është me urdhër nga lart të ndërhyjnë. Përndryshe ne i denoncojmë. Të kenë frikë Partitë e Mëdha. Le të bëjnë një nen që kandidimet bëhen vetëm me firmat e PS-PD. Garë me leje vetëm në Shqipëri është parë.
Nga sot për ne këto zgjedhje nuk janë legjitime, në funksion të legjimitetit do të veprojmë. Do të kërkojmë votat tona në Këshill. Ne kemi 45,000 vota në zgjedhjet e kaluara, kemi edhe rreth 200 këshilltarë. Këta nuk zbatojnë as kriteret. Ne nuk na kapin dot, por ne i kemi kapur duke vjedhur. Që të kandidojë një këshilltar në Tiranë duhet që të marrë rreth 3000 vota, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë pikë, këta e hoqën nga zgjedhjet parlamentare e futën te ato lokalet.
Me PS kemi pasur komunikime, por duke parë që në këto 2 vite nuk ka asgjë serioze. Kemi preferuar që për këshilltarët do të luftojmë vetë. PSD kandidon e vetme, e hapur për aleatë”, theksoi ai. /gj.k/
Presione…po prap ne rrjesht do futesh pa he.
Ne fakt gjinushi ka treguar gjithmone se i ben balle cdo lloj padrejtesie dhe nuk rreshtohet si ushtaret politike qe kerkojne keta kryetaret e leshit dhe kjo eshte dhe arsyeja qe e luftojne partit e medhaja dhe do thoja se ketee ka edhe ngaqe eshte lab tipik ne karakter jo si puna jote qe e ve emrin lab por dukesh si ata lalot qe ne fundjave del duartroket te cani per 5 mij lek ndersa ditet e tjera shkruan neper blogje per ndonje vend pune.
Shume i sakt gjinush! Edi rama po shfaq te njejtat te keqija si saliu.kur kerkon te manipulosh voten qe pa filluar votimi beni llogarit si behen zgjedhjet. Kjo duket si tentative e deshperuar e edit per te vene ne rresht te pakenaqurit, pra politik diktatoriale dhe aspak ajo rilindja e shume pritur te cilen edi e bertiste para se te vinte ne krye.
Ca turpi! Si mund te behen keto lloj manipulimesh edhe tani qe ne te gjithe prisnim ngritjen e shtetit e te drejtes?mire premtimet elektorale i mori lumi por edhe voten duan ta shtremberojn tani si ne kohen e sales. Prisnim me shume nga edi
Zgjohuni more socialista se ju eshte bere partia filial i lsise. Po futen budallacka anonime dhe behen kryetare . Dilini ballazi ketij diktatori qe mashtron si Saliu. Merrni shembull nga Gjinushi qe ju ka mbrojtur gjithmone. Mos rrini por cohuni socialista se partine e morri i gjati i vu zjarr.
E pse mos te fitosh dhe ti te tjeret nuk kane azgje me pozitive se ju perkundrazi jane dhe kriminele ndersa ju thjeshte kerkon vote te rrish ne pune se nuk ke bere pune tjeter ne jeten tende vec politikes
Jam i sigurt qe edi rama nuk ka djeni per kte skandal.ai jo vetem qe do distancohet por edhe do marri masat qe kjo gje mos te ndodhe ndryshe do ishte skandal i vertet
Respekte per profesorin qe nuk i perkulet ketij pseudo te majti si rama, e ka mbush ps me te njerez pa kontrobute dhe koalicionin me parti te djathta. Nuk ishte ky qellimi pse u votua ne 2013 ben mire mesoj nga profesor te nderuar si gjinushi dhe jo ti luftoj