Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën e PD për Koço Kokëdhimën

15 Prill 2015, 10:26Politika TEMA

Këshilli i Mandateve në Parlamentin e Shqipërisë rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit për deputetin Koco Kokëdhima, i cili akuzohet për përfitime të fondeve publike edhe pasi ka marrë mandatin e ligjvënësit.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti demokrat Arben Ristani akuzoi mazhorancën për vendosjen e një standardi, sipas të cilit po i fshihet Gjykatës Kushtetuese çështjen.

Ne do të përdorim instrumentet ligjorë, por për herë të parë në 25 vite, Kuvendi vendosi t’i fshehë Kushtetueses një shkelje të rëndë. Pra kjo mazhorancë është kundër transparencës së provave dhe fakteve“, tha Ristani.

Më 6 prill, Këshilli vendosi shtyrjen e mbledhjes për t’u dhënë kohë anëtarëve të tij që të njihen me parashtrimet e bëra nga avokati i deputetit, Kokëdhima, si dhe me dokumentet e depozituara nga opozita në Kuvend.

Në kërkesën e deputetëve të djathtë argumentohet se, në shkelje të Kushtetutës, deputeti socialist ka përfituar fonde publike, nëpërmjet kompanisë Abissnet, edhe pasi është bërë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kjo, thotë opozita, është në papajtueshmëri me nenet e Kushtetutës dhe ligjin ‘për konfliktin e interesave. /gj.k/

10 komente në “Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën e PD për Koço Kokëdhimën”

  1. Bellajt e cungut// says:

    Po sigurishttttt. sa here shpifin vrasesit, duhet me u marre seriozisht????? pffffffffffff

    1. Flo - mmmmmm says:

      Epo une habitem si e shtruan si ceshtje.. Ka surrat ristan burgaxhiu, lul hajduti e vrasesi dhe sali krimineli te bejne akuzaaaaaaaaaaa???? SHPIFESIRAT SHPIFIN ……

      1. Bossi says:

        ahahahahahahah, te marresh seriozisht Ristanin… hahahahahahahah

        1. Iliiiiiiiia qiqi says:

          Kokedhimes ti rruaje bishtin sali serbi e lul krimineli .. u bene keta kap e shpif e hiqu si esnaf

          1. Doberman says:

            ham ham ham.. lehte pd-jaaaaaaaaaaaaaaaaa.. te mjeret qe skan ku kapen e merren me pavertetesite e shekullit.. ata jane per burg te gjithe

      2. gjyshja says:

        Ne ka njeri qe i duhet hequr mandati ai eshte Saliu i cili dogji vendin ne vitin 1997, vrau 26 njerez ne Gerdec, vrau 4 njerez ne 21 Janar, shkaterroi vendin. Eshte Saliu ai i cili duhet derguar nje ore e me pare perpara drejtesise.

    2. Patrioti says:

      Kerkesa e opozites e pa bazë. Deputeti Kokedhima u fut ne politike pasi ka qene i suksesshem ne fushen e biznesit. Ndryshe nga Ristanerat qe vune ” dhjam” duke vjedhur ne politike.

  2. alo says:

    Ca kshill k.urv me dy standarte. Fiks si uefa me serbine po me ngjajne tani. Gjithsesi ka dhe kishtetuse, ilir beqes ja hoqen per shume me pak mandatin

  3. klajdi says:

    Prap flet ky ristani? Ky eshte krimeneli

  4. Alphade says:

    Hajduti, therret kapeni hajdutin !!! Idem Ristani !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje