Me euro mund të kapërcesh të gjitha pengesat e Shengenit

14 Prill 2015, 21:34Politika TEMA

Me pak (realisht shumë) euro mund të kapërcesh të gjitha pengesat e “Schengen”-it. “Fiks Fare” tregoi këtë të martë, sesi policët e pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës të lejojnë të kalosh drejt Shkupit, për të vazhduar më tej në vendet e Europës, pa respektuar asnjë nga pikat e rregullores së lëvizjes së lirë në vendet e hapësirës “Schengen”.

Ashtu si edhe në pikën e Murriqanit, rast i denoncuar gjatë së hënës, edhe në Qafë Thanë shoferi i autobusit, që kalon vazhdimisht pasagjerë drejt Shkupit, të orienton sesi duhet të veprosh me punonjësit e policisë, madje është edhe ndërmjetës i tyre.

Kësaj rradhe pagesa është 20 euro për person, por në të dyja krahët e kufirit. Pra, 20 euro për person për përgjegjësin e turnit e 1000 lekë për policen që vulos pasaportat, si dhe 20 euro për person për policin në tokën maqedonase.

Kalvari i tri djemve të rinj, të cilët për të lëvizur lirshëm drejt vendeve të “Schengen”-it mjaftojnë të mbushin pasaportat me 20 apo 50 euro, vazhdoi edhe mbrëmjen e së martës në emisionin “Fiks Fare”. Pas pikës së Murriqanit dhe të Kakavijës, kamerat e “Fiks Fare” kanë ndjekur udhëtimin e të rinjve edhe drejt pikës kufitare të Qafë Thanës.

Sa i përket ngjarjes së djeshme, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, të rastit të marrjes së ryshfetit nga dy punonjës policie për lejimin e kalimit të kufirit të 3 personave, Ministria e Brendshme njofton arrestimin e tyre.

Ministria e Brendshme bën të ditur se, Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha kanë konsumuar elementë të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv të kryer nga persona, të cilët ushtrojnë funksione publike”.

Kontrollori Hoxha dhe përgjegjësja e turnit Bejko, njofton Ministria, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Schengen.

Qafë Thanë

Tre të rinjtë janë nisur me minibus nga Tirana për në Strugë të Maqedonisë. Me mbërritjen e tyre në pikën kufitare të Qafë Thanës, polici i kufirit i zbret nga minibusi dhe i drejton drejt sportelit të vulosjes së pasaportave.

Edhe pse të rinjtë janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin e duhur, ata shoqërohen drejt e te përgjegjësi i turnit. Ky i fundit u thotë djemve, që nuk mund të kalojnë dot drejt Maqedonisë, pa dhënë garancinë e personit që i pret në destinacionin final, në rastin konkret në Shkup.

Kaq mjafton për t’i nxjerrë jashtë zyre të rinjtë, duke nënkuptuar se nuk do t’i linin të kalonin matanë kufirit. Gjithçka ndryshon brenda disa minutave, kur drejt të rinjve nën vëzhgimin e kamerave të “Fiks Fare” afrohet shoferi i minibusit, bashkë me përgjegjësin e turnit dhe u thonë djemve që t’i japin “shefit” nga një kafe dhe të kalojnë lirshëm pikën kufitare të Qafë Thanës.

Kafja e “shefit” është 20 euro për person dhe ai i instrukton tri djemtë se çfarë duhet të thonë edhe në palën maqedonase. Por përveç kafes së “shefit”, edhe punonjësja e e pikës kufitare që vulos pasaportat kërkon tarifën e saj prej 1000 lekësh për person.

I gjithë dialogu i djemve me përgjegjësin e turnit, si dhe “kafet” që duhet t’i paguajnë atij dhe punonjëses që vulos pasaportat, bëhet nën vëzhgimin e kamerave të “Fiks Fare”. Pasi kanë paguar shumat e kërkuara, djemtë vazhdojnë rrugën me pasaportat e vulosura drejt palës maqedonase.

Sporteli maqedonas

Në pikën kufitare maqedonase, djemtë i drejtohen sportelit të kontrollit, ku polici i pyet në shqip sesa persona janë. Djemtë i tregojnë se janë 4 veta, që duan të udhëtojnë drejt Shkupit, por polici maqedonas u kërkon garancinë.

Duke mos e pasur një gjë të tillë, ai nuk i lejon djemtë të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Djemtë bëjnë një përpjekje të fundit duke iu lutur, por polici i palës maqedonase i përzë nga sporteli, duke mbajtur vetëm njërin prej tyre aty. Pas bisedës me të, polici maqedonas i drejtohet njërit prej djemve, duke i thënë se do të flasë me komandantin e tij.

Pas takimit me komandantin, polici maqedonas flet me njërin nga djemtë shqiptarë, e gjatë bisedës nënkuptohet se kërkojnë nga 80 euro për të 4 djemtë. Djemtë nuk e pranojnë shumën, duke ofruar vetëm 50 euro, por polici maqedonas nuk pranon.

Atëherë në “lojë” futet shoferi i minibusit, ku pasi merr vesh nga djemtë shumën që kanë kërkuar policët maqedonas, ua merr shumën prej 80 eurosh duke shkuar vet ai të vulosë pasaportat e djemve, me nga 20 euro secili brenda. Pas këtij kalvari, djemtë kalojnë.

Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Fiksi: Jemi të tre ne, do takojmë një shok. Ai na i preu biletat të gjitha.
Polici: Po për Maqedoni do veni?
Fiksi: Për Dibër të Madhe, për Dibër të Madhe.
Polici: Që të katërt hajdeni.
Fiksi: T’iu bëj një pyetje juve? Nuk lejohet për këtë, apo nuk lejohet për neve?
Polici: Për aty ku je nisur ti nuk lejohet.
Fiksi: Për Shkup. Brenda në Shkup.
Polici: Duhet të kesh dokumente. Në Shkup, te kush në Shkup?
Fiksi: Për qejf.
Polici: Ku e ke mor dokumentin? Dokumenti më duhet.
Fiksi: …për qejf në Shkup, sa pyetje ka? Në Shkup.

Polici: Hajdeni, hajdeni.
Fiksi: Të vijmë të gjithë?
Polici: Po të gjithë.
Fiksi: Si ja kaloni? Mirë?
Përgjegjësi i turnit: Nga jeni?
Fiksi: Nga Tirana.
Përgjegjësi i turnit: Ku do shkoni?
Fiksi: Në Shkup?
Përgjegjësi i turnit: Ku në Shkup?
Fiksi: Te një shok.
Përgjegjësi i turnit: Cili është ai shok?
Fiksi: …
Përgjegjësi i turnit: Ëëë?
Fiksi: Artan Kërtuka.
Përgjegjësi i turnit: Çfarë pune bën ai?
Fiksi: Ai shoku? Pa punë. Të them të drejtën tani, që mos të të gënjej, po na ndihmon ai për të ikur andej nga Gjermania. Ai këmbëngul edhe për pasaportën. Ishim para nja 10 ditësh dhe ma ktheu rumuni. Kaluam andej nga Kosova, Maqedonia.
Shefi i policisë: …Patjetër duhet ta fusin në burg. Ti si mendon?
Fiksi: Kë mua?
Përgjegjësi i turnit: Jo, jo ti s’je. Maksimumi për t’u kthyer mbrapa. Jo për në burg. Se ti paske probleme.
Fiksi: Çfarë problemesh?
Përgjegjësi i turnit: Ty më 08.02 (8 Shkurt) të ka thyer Kakavija, si person të dyshuar. Tani para një muaji.
Fiksi: I padëshiruar.
Përgjegjësi i turnit: Po pra, i padëshirueshëm.
Fiksi: Kam kaluar në Bullgari pa probleme.
Përgjegjësi i turnit: Ja ta shikojmë. Ti mund të kesh kaluar në Bullgari, por ç’më duhet mua Bullgaria? Je refuzuar në dalje në Kakavijë. Refuzuar prap në dalje në Kakavijë. Më 10.02 (10 Shkurt) prapë të kanë refuzuar në dalje.
Fiksi: Ku?
Përgjegjësi i turnit: Në Kakavijë.

Fiksi: Jo, vetëm një ditë.
Përgjegjësi i turnit: 08.02 prapë të kanë refuzuar. Ke vajtur në Kakavijë.
Fiksi: Po kam vajtur. Nuk e mohoj që kam vajtur.
Përgjegjësi i turnit: Më 12.04.
Fiksi: Para një muaji.
Përgjegjësi i turnit: Dhe të ka kthyer policia greke me karta.
Fiksi: Më ka kthyer për punën e këtij…
Përgjegjësi i turnit: E mo e, je person i padëshiruar. Kur je person i padëshiruar në zonën Schengen, në Greqi, je person i padëshiruar në të gjithë zonën Schengen.
Fiksi: Mua më kanë kthyer se kam pasur “espulso” (i përjashtuar) në Greqi, më është hequr nga sistemi, nuk kam më një ndalim të tillë.
Fiksi: Jam kthyer për “espuls”, edhe në Bullgari kur kalova nuk thanë gjë. Në Rumani na kthyen, troç na kërkuan lekë. Na thanë na jepni nga 100 euro secili, ishim të 3, dhe t’iu lëmë të kaloni. Pse nuk i ratë këtej nga Rumania? Nuk i ratë nga Italia, Serbia. A kupton? Kam patur “espuls” në Greqi.
Përgjegjësi i turnit: Në qoftë se ke pasur “espuls”, ke letër që është hequr ky ndalim?
Fiksi: Është hequr “espulsi”.
Përgjegjësi i turnit: Dil jashtë, duhet të kesh një ftesë nga ai miku, që të pret këtu.
Fiksi: Aman mo shef se hallexhinj jemi…
Përgjegjësi i turnit: Dil atje, kemi mbaruar bashkë, dil atje.
Fiksi: O shef aman se hallexhinj jemi.
Përgjegjësi i turnit: Dil atje po të them.
Fiksi: Të lutem mos na kthe, tani për hall edhe ne.
Përgjegjësi i turnit: Dil atje tani, thashë mbarova.
Shoferi i autobusit: Jepi një kafe shefit edhe…
Fiksi: Ëëë?
Përgjegjësi i turnit: Ai që do bëjë regjistrimin atje, jepjani nga 1 mijë lek. 3 mijë lek. Futini në pasaportë. Fiksi: T’i fusim në pasaportë thua ti?
Përgjegjësi i turnit: Mbaji këtu tani, rregulloji dhe m’i jep në pasapoprtë. Vetëm llafe nuk dua. Po e keni për llafe, më mirë më thoni.
Fiksi: Jo mo shefi, ç’i ke këto? Futja në pasaportë 3 mijë lekë
Përgjegjësi i turnit: Në rregull?
Fiksi: Faleminderit.
Përgjegjësi i turnit: Vetëm asnjë njeriu, asnjë llaf.
Fiksi: Jo more, ne jemi hallexhinj. Ikim ne?
Përgjegjësi i turnit: Ikni. Ik e merr pasaportën.
Përgjegjësi i turnit: Të katërtt së bashku jeni?
Fiksi: Eee të katërt. Ore mendo si hallexhinj që jemi.
Përgjegjësi i turnit: S’jeni hallexhinj, vetëm hallexhinj nuk jeni. Bagazh keni apo jo?
Fiksi: Kemi, kemi çantat. Çanta të vogla.
Përgjegjësi i turnit: Ik futini në makinë dhe të ktheheni prapë.
Fiksi: O shefi, po jo mor shefi o, o shefi. Po do flasim se nuk kthehemi prap, do flasim. Ikim tani se jena hallexhinj.
Shoferi i autobusit: Sa ju tha?
Fiksi: 20-30 euro.
Shoferi i autobusit: Hajdeni me mua.
Fiksi: 4 persona
Përgjegjësi i turnit: Hajde…
Fiksi: Faleminderit. Hajdeni ngjitemi lart se mbaruam punë.

Biseda në sportelin maqedonas, pika e kalimit kufitar Qafë Thanë

Polici maqedonas: Ej, ik ti, i fut shumë hundët, shko!
Qytetari 1: Ik andej ti.
Polici maqedonas: Ku do shkoni?
Qytetari 1: Në Strugë, e pastaj në Gjermani.
Polici maqedonas: Me çfarë do shkoni?
Qytetari 1: Me furgon. Po ja, kam dhe biletat o vëlla.
Qytetari: … Me çfarë?
Qytetari 1: Me avion do ikim.
Polici maqedonas: Ku?

Polici maqedonas: Mos keni pasaportë false?
Qytetari 1: Jo, jo, jo.
Polici maqedonas: Ok, do ia dërgoj komandantit…
Qytetari 1: Unë do flas me komandantin?!
Polici maqedonas: Ëëë?
Qytetari 1: Fol ti me komandantin. Unë do flas me komandantin?
Qytetari 1: Ej, dëgjon o? Të të pres këtu unë?
Shoferi i autobusit: Hë mbaruat punë? Sa ju tha?
Qytetari 1: Nga 20 euro (për person)
Shoferi i autobusit: Hajde me mua
Qytetari 1: Të futem aty brenda?
Shoferi i autobusit: Brenda, brenda.
Qytetari 1: Po ai tha prit aty.
Shoferi i autobusit: Rrini, rri i qetë tani, se shefi…

Qytetari takon punonjësin e policisë maqedonase

Polici maqedonas: I ke bërë gati (eurot)? Hë, çfarë ka?
Qytetari 1: Kemi vetëm 50 euro.
Polici maqedonas: Aaa, na çatë…
Qytetari 1: Po nuk kishim mo, nuk kishim.
Polici amqedonas: Jo, jo, jo. Po nuk vihet re hiç ajo. Ja të të kthej, të të kthej andej.

Afrohet shoferi i autobusit dhe u mbledh eurot për të kaluar

Qytetari 1: Çfarë tha (polici maqedonas)?
Shoferi i autobusit: Hipni, hipni!
Qytetarja: Hajdeni o çuna se kaluat, hajdeni ngjituni lart!

12 komente në “Me euro mund të kapërcesh të gjitha pengesat e Shengenit”

  1. Llazar says:

    fiks fare duhet te shikoje edhe 65eurot per 10 dite qe sikuracionet u vjedhin emigranteve kur kalojne pikat doganore dhe per me keq nuk te sigurojne asnje gje

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mbase do ishte me interes,te provonit doganat e shteteve te BE-s,atje ku na “keshillojne” per korupsionin !

  3. Bossi says:

    Shume keq ju te fiksit. I dinit qe ndodhin kto gjera dhe tani i beni publike. Pse nuk punoni. Vetem ne kto dy dogana keni qene? Po tek te tjerat mund te ne thoni si veprojne policet.
    Pse me te shtyre do ta beni punen per te cilen paguheni ju? Do ta bejme kete kodosh shtet, apo do ta dhjesim fare?

  4. Apolitik says:

    Ky sistem ekziston ne te gjitha pikat e kalimit kufitar. Eshte i vetmi departament ne Policine e Shtetit ku emerohen te perkedhelurit e sistemeve PD-PS. Aktualisht kane nderruar vetem kokat, ndersa punetoret e PD jane akoma ne pune sepse e dine mire zanatin, plus qe presionin e kane me te madh se u thone se do ju heqim….

  5. Emigrant says:

    Sinqerisht jam i shqetsuar cfar behet keshtu pse duhet t epaguash per sherbimet dhe pse veprojne keshtu funksionaret e shtetit Kur do te hiqet dore nga mashtrimet per te fituar Kur e bejne kete veprim edhe femrat eshte me e rende se per burrat Mire eshte qe vazhdoni ti fusni ne burg pavaresisht se nga jane dhe te kujt jane e kisha fjalen per partite politike qe mbeshtesin dhe krahinat tradicionale te policise se shtetit Tepelena apo Tropoja nuk ka rendesi Do te desha qe edhe ndonje shef komisariati qe hiqet si kapo sic ishte rasti qe lexova per sherin me ish deputetin naranxi Mos lejoni me kapo dhe njerez ordinere qe te sillen si rugace me postet qe u jep shteti pavareisht nga mosha dhe origjina qe kane

  6. Astrit says:

    ai e thote vete qe ka pas espuls dhe do qe te kaloje, nrm qe krijohet vend per abuzime. pse sme kan kerkuar mua asnjeher lek kur kam udhetuar???

  7. polisi says:

    o fiksi pse e keni len kapshticen

    1. Rusi hoxha says:

      Si jeni? Jo vetem ne dogane por edhe ne aeroportin e shkupit te pacipe ashiqare fare kthehesha nga Malta per shkup dhe shkup shqiperi 50 euro po deshe te vulos pashaporten ose do rrish dy dite ne burg sepse duhet ta shkruaj ne raport me fal ambasadat shqiptare ne vendet perkatese shkup valleta apo Rome Jane vetem per te na rjep nga taksat dhe leket Jane nqs Po fuck em all

  8. bla bla bla says:

    Dhe ku eshte problemi ketu?ata policen thjeshte kane ndihmuar dhe kaq.flm policave.vetem ai qe eshte hallexhi e din se c heq.ikni ore pirdhi.

  9. debian says:

    rregullat shkelen nga te dyja palet, si nga djemte tane qe duan te kalojne kufirin, si ashtu edhe nga policia kufitare, qe nuk i respekton ato rregulla kyqe, madje me rryshfet i shkel mire ato.
    Ne menyre siperfaqesore kemi te bejme me korrupsion, por gjithashtu keta djem nuk mund te denoncojne kete gje, pasi edhe vete ato jane pjese e ketij korrupsioni. Apo e bejne per provokim???

  10. Mandi says:

    Ato qe jan te pajisur me te gjitha dokumentat kalojn pa probleme nuk i kerkon njeri lek , ato qe nuk kan mundesin me i pas te gjitha dokumentat normal japin ndonje lek polici thjesht po te ndihmon ,o fiksi lene popullin te haj 1 çap buk se jena hallexhinj nuk zgjidhim gjo me rregulla ne shqiperi ?

  11. Rusi hoxha says:

    Si jeni? Jo vetem ne dogane por edhe ne aeroportin e shkupit te pacipe ashiqare fare kthehesha nga Malta per shkup dhe shkup shqiperi 50 euro po deshe te vulos pashaporten ose do rrish dy dite ne burg sepse duhet ta shkruaj ne raport me fal ambasadat shqiptare ne vendet perkatese shkup valleta apo Rome Jane vetem per te na rjep nga taksat dhe leket Jane nqs Po fuck em all

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje