Përçahet PD në Tropojë/ Kryebashkiaku aktual vendos të kandidojë si i pavarur

14 Prill 2015, 16:10Politika TEMA

Kryebashkiaku aktual i Tropojës Agron Demushi, i cili përfaqëson Partinë Demokratike, do të dalë në zgjedhjet e 21 Qershorit si kandidat i pavarur. Vendimi është bërë publik nga vetë Demushi, pasi Partia Demokratike zyrtarizoi si kandidat të sajin Besnik Dushaj.

“Kanë vendosur qytetarët e Tropojës për kandidimin, të cilët po e kërkojnë me këmbëngulje të jem unë  që t’i përfaqësoj në zgjedhje.

Kanë ardhur në shtëpi për të ma kërkuar këtë. Unë kam biseduar, kam qenë kandidati më potencial, sesi kanë rrjedhur ngjarjet brenda PD nuk e di, por di që kanë vendosur ish-deputetin, të cilin duket se nuk e duan qytetarët e Tropojës”, tha Demushi.

Sipas kryebashkiakut të Bajram Currit, nuk janë vetëm qytetarët që e kundërshtojnë vendimin e Partisë Demokratike.

Edhe anëtarësia e PD-së në Tropojë ka bojkotuar mbledhjen e kryesisë 2-3 ditë më parë ku do të prezantohej zyrtarisht kandidati Besnik Dushaj.

“Nuk kam qenë i kënaqur me mënyrën si janë zhvilluar përzgjedhjet e PD, sepse është çuar lista me emra dhe mbi 20 prej tyre nuk kanë jetuar fare në Tropojë, më shumë vinë turistë se sa ata në Tropojë. Ka pasur një anarshi në përzgjedhjen e kandidatëve. Kryesia e PD para 2-3 nuk është mbledhur që ka pasur për tu prezantuar, e kanë bojkotuar mbledhjen e radhës.  Anëtarësia e PD në Tropojë është kundër kandidatin aktual”, tha Demushi.

Faktin që tropojanët kanë dalë kundër Dushajt, Demushi e argumenton me konsumimin sipas tij, që i është bërë kësaj figure në PD.

Duket që është një figurë e konsumuar e PD në Tropojë ndonëse reklamohet. Tre herë 3 si kryetar komune, 2 herë si deputet besoj se i kanë marrë maksimumin Partisë Demokratike dhe njerëzit nuk janë të kënaqur me të”, tha kreu i Bashkisë së Bajram Currit. /gj.k/

2 komente në “Përçahet PD në Tropojë/ Kryebashkiaku aktual vendos të kandidojë si i pavarur”

  1. Flamur_Vlore says:

    FILLOJ RILINDJA DHE NE PD—MGJTHSE AJO FILLESEN E HERSHME E KA QE KUR U HOQ QAFE ZERI NDRYSHE DHE POLITIKANI E HORIZONT SOKOL OLLDASHI-GUR THEMELI I RILINDJES SE PD-ISTAVE

  2. coli says:

    po more goni ti e dine shume mire si e more postin e kryetarit edhe besnikut postet si i ka edhe mare por dhe rexha jeni muta qe te tre te sliqenit kukulla dhe vampirat e tropojes me klinat e saliqenit poshte te gjitha partite ne tropoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje