Leskaj: Italia dhe Greqia të njohin sa më shpejt pensionet për emigrantët shqiptarë

14 Prill 2015, 14:27Politika TEMA

Deputetja socialiste Valentina Leskaj ka kërkuar sot që të negociohet me Greqinë dhe të nënshkruhet marrëveshja me Italinë lidhur me kontributet e emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në këto dy vende, me qëllim njohjen e pensioneve të tyre.

Në mbledhjen e komisionit të Jashtëm u diskutua sot marrëveshja me Luksemburgun për njohjen e pensioneve të shtetasve shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

Gjatë diskutimit për emigrantët shqiptarë deputetja socialiste ka ngritur si shqetësim pensionet e tyre, të cilat aktualisht janë të pamundura veçanërisht në Greqi e Itali atje ku janë edhe shumica e emigrantëve shqiptarë.

Leskaj ka deklaruar në mbledhjen e sotme të komisionit se emigrantët shqiptarë në këto dy vende kanë 25 vjet që kontribojnë përmes taksave në ekonomitë e këtyre vendeve por nuk përfitojnë pensione.

Për këtë arsye, Leskaj ka kërkuar që të merren në konsideratë dokumentacionet e duhura dhe konventat e vendeve të BE-së për t’ju garantuar emigrantëve shqiptarë të drejtën e pensionit në vendet ku ata punojnë e jetojnë. Kjo edhe për shkak se sipas Leskajt shumë prej tyre kanë kaluar gjithë kohën e jetës aktive për punë në këto vende dhe nëse ata nuk përfitojnë pensionet në vendet ku punojnë e kanë të pamundur të kenë të drejtën e pensionit në vendin e tyre, pasi nuk kanë punuar e jetuar atje.

Ndërkohë Shqipëria ka rënë dakort për nënshkrimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë. Ky lajm u konfirmua nga kryeministri Italian Mateo Renzi gjatë vizitës në Shqipëri dhe nga kryeministri Rama. Aktualisht MMSR ka nisur bisedimet teknike  me Italinë dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi I marrëveshjes. Drejt mbylljes është marrëveshja për pensionet me Kanadanë, ndërsa me Gjermaninë procesi është në fazën e dytë të tij dhe marrëveshja pritet të nënshkruhet në vjeshtën e këtij viti

Ndërkohë janë nënshkruar marrëveshjet për pensionet me  Austrinë, Spanjën, Bullgarinë, Luksemburgun, Hungarinë dhe Rumaninë.

3 komente në “Leskaj: Italia dhe Greqia të njohin sa më shpejt pensionet për emigrantët shqiptarë”

  1. nabe says:

    kjo eshte rruga e drejte
    ju lumte

  2. tfgs says:

    asnje ”pencion” gyzeleve te Erdoganit prej Greqise,madje te ndiqen pertej kufirit,normalisht perpara se te kalojne Kakavia-n tu futet edhe nje hu ne bithe………….hahahahaha!

  3. neda says:

    Po, me qe e tha z.Leskaj edhe une mendoje se Greqia e Italia do te njohin pensionet e emigranteve shqiptar, Bravo, e zgjidhe problemin ,nuk je kote pjese e rilindjes,megjithese vete je pensioniste, shqiperia per te qeshur,shqiperia per te qare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje