Marrëveshja PD-PR për kandidatin e Durrësit, sa afër edhe larg/ Mediu: Duka, fitues përballë kandidatit të PD-së dhe PS-së

14 Prill 2015, 13:21Politika TEMA

Partia Republikane dhe ajo Demokratike ende nuk kanë gjetur një konsesus sa i përket koalicionit për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Ishte vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili propozi si kandidat për Durrësin Agron Dukën ,por më vonë ai ndryshoi mendim për të duke sjellë edhe acarim në raportet mes dy partive.

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu tha se pavarësisht bisedimeve dhe vendimit që do të marrë PD, kjo parti do të kandidojë Agron Dukën për Bashkinë e Durrësit.

Mediu tha se me PD-në nuk ka ende një marrëveshje për zgjedhjet e 21 qershorit dhe se janë sa afër aq edhe larg nënshkrimit të saj mes dy partive opozitare.

Në një prononcim për mediat ai  tha se do të jetë asambleje e kësaj partie e cila do të vendose se si do të dalin në zgjedhje, të vetëm apo në koalicion me Partinë Demorkatike:

“Ne kemi pasur bisedime të vazhdueshmw. Dje kam pasur një takim me zotin Basha për të diskutuar për marrëveshjet politike mes PR dhe PD. Ajo që ngelet një temë e hapur për t’u diskutuar është padyshim çështja e Durrësit. PR nëpërmjet një kompanie ka bërë një sondazh të fundit edhe kandidtimin e zotit Duka si kandidat i PR përballë dy kandidatëve të PD dhe një PS dhe rezulton se Duka është fitues. Këtë ia kam bërë prezent edhe kreut të PD. Mendoj që është e rëndësishme mos të hyjmë në aventura, por e rëndësishme është që të fitojmë bashkinë Durrës. Ne duhet të gjejmë kandidatë fitues, që bashkon qytetarët, qoftë ky edhe i pavarur dhe jo më i koalicioneve. Thelbin në një garë është fitorja dhe thelbi në një partneritet është respektimi reciprok i njëri-tjetrit.

Nuk kemi vënë asnjë kusht për asnjë emër në asnjë bashki, kemi dashur që të fitojmë, ky është i vetmi kusht. Ne do ta diskutojmë me zotin Duka kandidimin i tij si kandidat i PR, vendimi i mbetet strukturave dhe asamblese së PR dhe vetë zoti Duka. Nëse do të kandidojë zoti Duka në do të kemi garën tonë elektorale, por do të shikojmë edhe marrëdhëniet që janë në dobi të shqiptarëve. Nuk ka ende asnjë vendim zyrtar. Kemi pritur një kandidaturë nga PD që ta vlerësojmë për të parë edhe kapacitetet elektorale, por nuk kemi kandidat tjetër. Jemi sa afër aq edhe larg me PD”,  u shpreh Mediu.

4 komente në “Marrëveshja PD-PR për kandidatin e Durrësit, sa afër edhe larg/ Mediu: Duka, fitues përballë kandidatit të PD-së dhe PS-së”

  1. Kristo says:

    Kjo shtytje qe po ben Mediu nuk ka ndodhur asnjehere.Po shkaterron fushaten ne Durres per Pd. Mjaft o Medi shko ne Fier dhe leri durrsaket rehat se e dine me mire se ty

    1. JahresWagen says:

      Kristo ju ka kap frika mer langaraqer? PD eshte partia e te paafteve dhe ”drejtoreve” te leshit qe dine vetem te hajne dreka e darka dhe ti lepijne bythen kryetarit. Do ta humbni Durrsin si te paafte qe jeni. Rrini hani mut aty

  2. Leko says:

    Leri keto more shantazhist. Je ti qe e ke demtuar te djathten shqiptare si asnje tjeter.

    Basha e Berisha te vendisin si te duan, por synimet e ketij matrapazi jane qe ne zgjedhjet e ardhshme ne Durres te kete 4-5 deputete e me kete te arrije si LS rritjen e deputeteve e pas kesaj te luaje si te doje me Bashen.

    Basha nuk duhet te pranoje. Lanet i qofte Durresit, edhe po u humb vetem ky krimb te shporret se boll ka shire ne kurriz te PD-se.

    Eshte e patolerueshme qe ky ben shantazh, pikerisht ne kete moment qe i duhej te ishte ne krah te Bashes.

    Si duket Basha do nenshtrohet. Shume keq.

  3. leka says:

    Parafolesi ka te drejte qe thote , lere Durresin po shiko Fierin, ku ke jetuar. Gon Duka vetem se kandidon si republikan ,do humbase ne Durres , megjithse Dako eshte tejet i konsumuar. Goni do ta kishte te sigurte fitoren po te dilte si i pamvarur. Ti je mesuar te shfrytezosh njerez qe kane reputacion si Dash Bajaziti qe te beri deputet dhe te shpetoj nga burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje