Kisha Katolike është përfshirë në debatin për dekriminalizimin e politikës shqiptare.
Ajo ka kërkuar që në zgjedhjet e 23 qershorit, të mos përfshihet asnjë kandidat i lidhur me krimin apo korrupsionin.
Deklarata e plotë
“Fort të dashur besimtarë dhe të gjithë Shqiptarë vullnetmirë,
Kisha katolike, si pjesë e gjallë e jetës së vendit, ne barinjtë dhe besimtarët e saj, reflekton vazhdimisht mbi të mirën e përbashkët të qytetarëve të Shqipërisë. Zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm në zhvillimin e rendit demokratik të një vendi. Ne jemi të vetëdijshëm se janë bërë hapa përpara në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve të ndershme e me standarde demokratike. Këtë e kanë konfirmuar edhe vendet demokratike mike të Shqipërisë. Kjo na bën krenarë e na jep shpresë për të ardhmen.
Që këto standarde të përmirësohen gjithnjë e më shumë është e nevojshme të lexojmë e të reflektojmë mbi kërkesat e aktualitetit të shprehura nga zëri i shumë njerëzve të thjeshtë, por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Me anë të kësaj letre qarkore dëshirojmë të vendosim theksin e të tërheqim vëmendjen e subjekteve politike, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, mbi disa problematika që kërkojnë një zgjidhje para zgjedhjeve e disa të tjera pas zgjedhjeve.
Së pari dëshirojmë të themi se duhet të tregohet nga forcat politike një vullnet i pakthyeshëm për dekriminalizimin e politikës në tërësi. Këto zgjedhje vendore janë një rast mjaft i volitshëm që të shfaqet hapur prej forcave politike vullneti politik për dekriminalizim. Prandaj në përcaktimin e kandidatëve të kihet parasysh gjetja e atyre kandidatëve të cilët nuk janë të përfshirë në një të kaluar kriminale dhe korruptive. Korrupsioni fatkeqësisht në këto vite ka përfshirë shumë persona të angazhuar në politikë. Ne urojmë që në këto zgjedhje të shkëputemi nga kandidatët që kanë qenë të korruptuar, që kanë blerë vota me para apo në forma të tjera, që kanë korruptuar të tjerë apo kanë favorizuar gjatë mandateve të tyre marrjen e fondeve publike në mënyrë të pandershme. Ka shumë burra dhe gra, të cilët janë të papërlyer me logjikat korruptive të cilët si kandidatë do t’i bënin nder vendit e do të garantonin zhvillimin e zonave të veçanta ku do të zgjidhen. Në përzgjedhjen e kandidatëve, i ftojmë partitë politikë që të konsiderojnë vlerën e një përfaqësimi logjik të gjinive, përkatësive fetare dhe kulturore që janë pasuri shpirtërore e morale e populli tonë.
Së dyti, sikurse kemi thënë edhe në qarkoren me rastin e zgjedhjeve të vitit 2013, e që për fat të keq u verifikua dukshëm në ato zgjedhje, dënojmë dhe bëjmë thirrje që të mos verifikohet më shitblerja e votës. Kush shet votën, me çfarëdo çmimi, ka shitur dinjitetin, nderin e vet dhe të familjes. Kush e blen votën është i paskrupullt dhe poshtëron dinjitetin e të tjerëve dhe të vetin. Shitblerja e votës heq mundësinë e kërkimit të llogarisë nga ana e qytetarit ndaj të zgjedhurve. Lidhur me këtë, po ashtu edhe premtimi i votës nën be pasi janë paguar para, është një fyerje ndaj Zotit dhe kundër moralit të shëndoshë njerëzor e fetar.
Së treti, dëshirojmë të garantohet një proces i drejtë zgjedhjesh nga organet përkatëse, por në mënyrë të veçantë nga subjektet pjesëmarrëse. Kemi asistuar në vite fatkeqësisht në një gjuhë të dhunshme dhe mjaft problematike në të kaluarën. Të ruhet gjatë fushatës etika e komunikimit verbal qoftë nga kandidatët e qoftë nga subjektet politike.
Së katërti, ne këmbëngulim që subjektet politike dhe kandidatët për pushtet vendor në programet e tyre dhe në paraqitjen e platformave politike të kenë parasysh të mirën e të gjithë njerëzve, por në mënyrë të veçantë një kujdes ndaj të varfërve dhe ndaj rinisë. Të varfrit, sidomos familjet me shumë fëmijë, kanë nevojë për punë e jo vetëm për ndihma sociale. Të sigurosh bukën e familjes me anë të punës do të thotë të kesh dinjitet. Parimi i subsidaritetit duhet të promovohet për krijimin e bazave e kushteve që familjet shqiptare të zhvillohen e të mbajnë vetveten me dinjitet.
Të rinjtë gjithashtu duhen inkurajuar që të mos braktisin vendin, por të vihen në shërbim të tij. Edhe në këtë rast garantimi i studimit dhe i punës kthehen në instrumenta efikase që të rinjtë të vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri.
Qytetarëve të Shqipërisë, të krishterë ose jo, u bëjmë thirrje të marrin pjesë në votime me kulturë dhe me dinjitet. Të mos jemi indiferentë ndaj votimit. Nëse nuk votojmë sot nuk mund të kërkojmë llogari nesër. Votimi është një detyrë morale pavarësisht cila është zgjedhja.
Gjithashtu u bëjmë thirrje ndërgjegjeve të qytetarëve që nëse kandidatët janë të njohur për të kaluarën e tyre kriminale apo korruptive të mos i votoni. Edhe abstenimi apo vota e bardhë është një opsion dhe një zë që duhet dëgjuar dhe një e drejtë që duhet ushtruar në kushte specifike. Nëse askush nga kandidatët nuk përmbush kriteret atëherë abstenimi kthehet në një detyrë morale.
Në fund duam të themi se Kisha Katolike në Shqipëri, besnike ndaj detyrës së saj dhe të mirës së vendit, do të vazhdojë të ofrojë bashkëpunimin e saj me organizmat vendorë për çdo nismë që ka për zemër të mirën e përbashkët, zhvillimin integral të personit njerëzor, të familjes dhe të shoqërisë.
Dhënë nga Selia e Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, më 13 prill 2015.
Kta te kishes katolike nuk jane mire nga trute. Po rrini bre prelate ne caqet qe ju ka caktu zoti. Ç’ka pu ju duhet juve me politiken.
Dhe ky nuk asht rasti i pare qe kisha katolike ngaterrohet me thirrje politike.
Ju lumte! Keni folur siç ju ka hije. Edhe populli kete priste nga ju, te mbanit nje qendrim te drejte!
Per Billy-n:
Politika iu perket te gjitheve atyre qe jetojne ne Shqiperi dhe te gjitheve iu kerkohet te votojne per te. Po qe se nuk do te ishte keshtu, atehere poitikanet nuk do te kerkonin nga kisha te ndikonin tek besimtaret per vota. Are you getting me, Billy boy?
Si t’ja bejme prefektes se Vlores qe eshte e korruptuar dhe e ka burrin hajdut dhe vrases dhe kunatin kriminel? Po Bushit te Krujes qe eshte kriminel?! Kaq te pamundur e ka Rama te gjeje nje njeri te paperfolur?!
Mos u merzit o Niku se do e shikosh rezultatin ne 23 qershor. Do ta shikoj edhe Rama. Ja prit se erdhi.
Kisha eshte ne sherbim te njerezimit dhe tu thuash popullit qe te bojkotojne zgjedhjet kur jane ne liste te inkriminuarit eshte perseri ne sherbim te njerezimit
Nuk jam ndonje besimtar I thekur por leter me synim te mire.. Por sidoqofte duhet te bej kujdes me letra te tilla megjithese nevojiten per momente te tilla ku politika eshte futur ne cdo qelize shoqerore..
Kisha e Kaqolikeve ,
i ka sherbyer per 24-vjet islamistit (qi rrasi shqiperine ne konferencen e terroristeve) shkerdhates kombetare ,tradhetarit ,kriminelit ,shkaterrusit te shtetit shqiptare -sali rrahman berisha ,
e kan surrat sot te fusin turinjt e tyre te dhjer ne punet e politikes ???
Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy plehra ,parazit,idiot,mashtrues
…jemi vend laik…kisha larg cdo pozicioni…ne te eshte vene ne sherbim politik…Nuk degjuam kete kishe te lutet per te vraret e 21 janarit…e per vrasjen kolektive te gerdecit…Dora vrastare nuk u mallkua….Raportet me shpirtinn duhet te beje kisha katolike.
Shikim te kendshem ?
https://youtu.be/Pz7R-zvDqZs
CPUNE KA KISHA KATOLIKE KISHA ORTODOKSE XHAMIA APO TEQEJA ME POLITIKEN—LERINI KETO OR JU SE FEJA ESHTE FE POLITIKA ESHTE POLITIK DHE JETA SHOQERORE CIVILE ESHTE SHQIERI CIVIE MOS I MPLEKSNI GJERAT SE PAK NA KA MPLEKSUR HISTORIA!!
Gjanat jane te ndame. Ka plot organizma te tjera qe mundet me fol per politiken, per kandidatet dhe per zgjedhjet. Nuk vjen puna deri tek kisha.
Tash duhet me fol edhe xhamia n’Shkoder. Bile, deshta me thane, le te qesin nji kandidat per kryetar bashkiet.
Lene ma, shihni punen tuj, Ç’ka po ju duhet politika.
Ndonese ka folur, ne zonat katolike te Mirdites dhe Lezhes u votuan ata , intelektualet me ne ze te Shqiperise, me te ndershmit, qe gjyqet e Europes i kane neper portat e tyre.
Jemi vend, e kemi qeveri laike. Kisha Katolike, kisha greko-orthodhokse e bulldym çengelet çallmaxhinj te shikojne punet e fese e mos te merren me politike
Kisha sban me fole kominiteti mysliman edhe ata sban me fole shoqeria civile nuk kemi pra ska kush flet.Na shkon per shtat ajo shprehja “I din Meta punte e veta”