Partia Demokratike zyrtarizoi të martën dy kandidatë të tjerë për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit.
Për Bashkinë e Korçës, PD-ja do të ketë kandidat Gjergji Meron, profesor i asociuar dhe që ushtron detyrën e Rektorit të Universitetit të Korçës.
Ndërkohë, partia më e madhe opozitare në vend ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar bashkie në Fushë-Arrëz. Bëhet fjalë për Gëzim Vatën.
Të hënën, u lajmërua për tre kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. I pari që është njoftuar nga selia blu ka qenë Darien Xhindoli, i cili do të garojë për Bashkinë e Lushnjes.
Ndërsa dy të tjerët, sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, janë: Bajazit Karriqi për Bashkinë e Përrenjasit dhe Xhevdet Belishti për Bashkinë e Maliqit.
Partia Demokratike ka disa ditë që ka nisur publikimin e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale.
Pse Gjergji Meron ?.. Po edhe po te mos ishte demokrat ai e meriton te kandidohet per Kryetar Bashkie ne Korce . Ai ka drejtuar institucionin me te rendesishem te Korces , sic eshte Universiteti I Korces. Dhe kete pune e ka kryer dhe po e ben me shume sukses . Mjaft me Niko Peleshin dhe Sotiraqin qe parate e taksapaguesve I kane kthyer ne arne dhe shemtira ndertimesh nje qytet . Qytetaret korcare nuk duan ti ndjekin me ata . Te gjithe te ikurit nga ky qytet nuk duan me te kthehen ne vendlindje se Korca e tyre ju duket perhere e me e larget . Nga pjacat e Bulevard Republikes keta bandillat e Bashkise , I flakerine keta qytetare per te pare Pazaret , qendren pa vlere turistike tek Banka ., shemtine e thirur Kulle dhe baderdine tek Parku Rinia . Bashkia e sotme edhe pse u mundua te perhapte idete e saj tek qytetaret dhe ti bente ata te pelqenin keto andra te qytetit , korcaret kane vite qe nuk I ndjekin pas . Niko dhe Sotiraq , ju vrate kulturen korcare , nje nuk ju besojme me . Korcar sot eshte vota jote te beje ndryshimin . Mos hezito ! Voto per ata qe duan ta bejne Korcen per korcaret .
Ju pershendes Elena Marko .
laj thaj gjergji vetem gjergji mbeti ska te tjere korca qe ta perfaqesojne
Kjo kanditature eshte nje nga kanditaturat me te keqia, qe partia demokratike ka vene qe nga krijimi i saj.Gjergji Mero ne radhe te pare nuk eshte korcar.Te gjithe ata qe e njohin, ja dine pazaret dhe korupsionin qe ka bere Gjergji,
ne Korce.Vec te tjerave ai ka dhe lidhjet e tij nepotike dhe ne kondradite me forcen qe ai perfaqson.Niko Peleshi me gruan e Gjergji Meros jane kushurinj te pare( cun alle) me (Vajze Daje).Partia Demokratike per mendimin tim duhet te bente zgjedhje te tjera,se me kete kandidat humbjen e ka te garantuar.