Gjergj Bojaxhiu është një çun i mirë. i zellshëm dhe me vullnet. Vullnet që e çoi në majë të Everestit. Ose së paku kështu thotë ai. Dakord, suksesin nuk ta fal kush, aq më tepër kur nuk arrijnë dot aty ku ke arritur ti. Dhe Gjergji thotë se arriti në majë të Everestit. Por meqë askush nuk ngjitet dot aty ta vërtetojë, ndodh ajo që rëndom ndodh: pika më e fortë, të kthehet më e dobët. Kështu që fakti që Gjergji u ngjit aty ku nuk është ngjitur shqiptar tjetër – dhe unë i besoj atij kur thotë që ishte atje – iu kthye atëherë në pikë të dobët. Duket se ky fat Bojaxhiun do ta ndjeki edhe në politikë, ku është rikthyer sërish.
Ai shpalli kandidaturën për Tiranën, me një grup njerëzish, të gjithë ish këshilltarë të Doktorrrrit. Të gjithë të mërzitur nga qeveria e mëparshme, që kishte gjetur edhe argumente banale për t’i hequr nga puna. Por pyetja këtu është a ka kredibilitet kjo lëvizje? Dhe që t’i përgjigjesh kësaj, duhet t’i përgjigjesh pyetjes se nga vijnë. Që ta shohim ku do shkojnë.
Pavarësisht aftësive të padiskutueshme menaxheriale të Bojaxhiut, ai ende nuk i është përgjigjur pyetjes: Nga erdhi ai në drejtim të disa dikastereve të rëndësishme të qeverisjes së PD? Për të është folur gjithnjë si një beniamin i Gocës së Babit. Por ky mbetet thashethem. Fakt është, që Gjergj Bojaxhi ka qenë shok klase me Lulzim Bashën. Ok, dikush do thotë se edhe Ilir Meta ka pas Blushin shok klase. Por fakti që ata janë zënë me grushta që të vegjël, në fakt reflektoi edhe në politikë, ku Beni dhe Iliri mbetet entitete që përjashtojnë njëri tjetrin. Ndërkohë deri tani, nuk kemi dëgjuar që Luli dhe Gjergji të jenë zënë në vegjëli. Në fakt ata duken se s’kanë lidhje me dhunën, të paktën direkte. S’po them që kanë luajtur me peta, por besoj kur Luli i bëri vend në 2005, sigurisht që ndante me të kujtime të mira.
Aq të mira, sa ai mori në kontroll institucionin e KESH- tingëllimi i të cilit me fjalën angleze cash në këtë rast është pastërsisht rastësor – në kohën kur qeveria bënte qejf me shitblerjen e energjisë. OK kriza u zgjidh – paraja zgjidh gjithçka, por tërhoqi edhe hijena serbo britanike, miq me familjen e Gocës së Babit.
Më pas e kujtoj Bojaxhi, në mbledhjen e famshme të Këshillit Bashkiak ku Rama përplasej me Monikën dhe atë deputetin pa flokë të kthyer në fiksimin pasionant të grushtave të Ben Ndokës në korridoret e Kuvendit. Ok, modelin e flokëve e kishte më mirë se dy bashkëluftëtarët atë natë, por e kujtoj kur kërcente si shqarth nga rreshti në rresht, kur Rama më në ekstazë se kurrë, numëronte live: 27, 28, 28 vota pro, ec!
Më pas kujtoj Bojaxhi, kur kërkoi me vullnetarizëm të pashoq INUK-un. Deri sa prishi murin e Sandrit dhe shkoi për lesh si çdo funksionar, dje, sot, me gjasë dhe nesër, kur përballen me Lezhjanin e Pamposhtur, Bajloz dhe mik me gjithë Kryeministrat. Ai e bllokoi nga ekranet e veta, sigurisht me bekim të Kryeministrit të kohës. Them me bekim dhe jo me urdhër, se kueku Sandri e kueku Gjergji, në hierarkinë e nevojave të Doktorrrrit. Siç thotë vetë Gjergji, Doktorrrri e thërriste sa herë kishte shumë shumë nevojë. E kujtova këtë incident, kur e pashë sërish në ekranin e Sandrit. Në ekranin e kuq, atë që ka me qeverinë, dhe ajo atë portokall që ja ka dhënë me qera Doktorrrrit. Gjergji thotë se nuk do jetë njeri i kompromiseve, por sepse, që prej të enjtes kur doli te Sandri, ai do ta ketë edhe më shumë të vështirë, të bindë njerëzit, se po del më vete dhe jo për nevojat e të tjerëve.
Pak rreshta – më saktë 21 – në RD, ku e quanin bojaxhi të Ramës së dalë boje, janë pak të na bindin se përkundrazi, Gjergji po përdoret, për ti dhënë tone të forta, pikërisht bojës bezhë dhe të zbehtë të selisë blu dhe të pantallonave të liderëve të saj. Shpresoj shumë pa dijenine e tij, por fatkeqësisht e qartë më përvijohet tabela e llogarive të PD, që ka zgjedhur të kandidojë thuajse vetëm. Që në fund të llogarisë, të shtojë mbetjet republikane, gjergjiane, tafajane, çame, dashshehiane, shkodrane, për të thënë: shiko sa larmi kemi, tani bashkë bëjmë fuqinë.
Jo më kot, ede Bamir Topi që deri dje përtonte të bënte aleanca “të komplikume”, kësaj radhe e kuptoi lojën e Selisë Blu. Dhe mori vendimin me gjasë të duhur: jo të bënte aleancë me të majtën, por të rriste besueshmërinë tek e djathta e vërtetë, duke u shkëputur zyrtarisht nga e djathta, e vjetër dhe e trishtë në opozitë, që fatin e një fitoreje të mundshme në Durrës, e diskuton sot, me kokën e klanit të Zemunit (siç thoshte Doktorrrri).
Gjergji është ende në kohë gjithsesi të rrisë besueshmërinë e tij: të shpjegojë lidhjet e dikurshme me Familjen, të thotë sesi e sheh qeverisjen e PD, në shkallë kombëtare dhe në Tiranë, të thotë çfarë shkon gabim në Selinë Blu. Shprehjet as me njërën as me tjetrën, nuk të nxjerrin gjëkundi, aq më tepër në një fushatë. Të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos mbash anë. E këtu Gjergji kam frikë se nuk arrin dot. Edhe nëse i jap unë votën, si skeptik ndaj tij, por që e besoj kur thotë se ka qënë në majë të Everestit, nuk besoj se e nxjerr dot atë, si edhe të tjerët kandidatë të pavarur të djathtë, nga fati i tyre i trishtë i humbësit.
Fat i keq, që e ndan me tërë kauzën e dështuar të së djathtës, që nuk zgjidhi as pronat, as pagoi të përndjekurit, as u hap e as u mbyll, e përfundoi në opozitë, me “presorët” e fundit të komunizmit, në rreshtat e parë të parlamentit.
Doni me per Belilin, Bojaxhiu do na dali si Shpahiu.
Po Balla cfare lidhje ka me Ramen. Apo mos ndoshta nga gruaja e tij Belina Ballukuqe pasie e perziune nga AMC per vjedhje duke i kerkuar doreheqjen e futi Rama ne Bashki drjtoreshe per kulturen dhe vodhi aty fonde publike sa deshi. Kur e perzuri Basha perseri u kujtua se mund te ndertonte nje kopsht per femije. dhe sapo erdhi perseir rama ne fuqi gjejeni se ku vajti….. ne Albkontrol, ku e ka rrogen me te madhe se te presidentit sepse eshte institucion i pavarur , si banka e shtetit. Dhe nje institucion qe ka shpenzime te llahtarshme. Ja pra ky Sokol Palla sa i pavarur eshte.
O Sokol balla meso gjuhen e (Nenes)…,o gazetarisk I emeruare! Cdo te thote (OK)?? ti mendon se di gjuhen amerikane…,pastaj Shqiperia eshte ne hall dhe me ZI…,me te emeruaret (gazetar e analist) si puna jote….
Klasss!!!!
Klasss, por me nje korigjim te domosdoshem.
Balla thote: “…aftesite e padiskutueshme menaxheriale te Bojaxhiut”. Kjo eshte nje e pavertete e madhe qe Bojaxhiu dhe mediat e kane kultivuar neper vite.
Ndryshe nga Balla, mua gjeja qe me shqeteson me shume tek Bojaxhiu eshte pikerisht PA AFTESIA MANAXHERIALE.
Porosite jane dhene: si zvaraniket e te majtes dhe te te djathtes duhet te sulmojne Gjegj Bojaxhiun.Sa me shume te sulmohet aq me shume do fitoje vota,e aq me shume ata qe do e votojne nuk do votojne me as per te majten e as per te djathten,po qe se loja e dy grabitesve te medhenj te pasurive te shqiptareve do grabisi edhe votat e ketij kandidati te pa varur. Jo se jane 1/3 e votuseve sipas sondazheve qe do mari Gjergj Bojaxhiu,por shume e me shume.Tirana eshte e tramatizuar nga keto parti e nga keta kryetare qe fitojne vetem per tu pasuruar,vetem per te grabitur.
EDHE SOT TALLEN NE PARLAMENT; DEKRIMININALIZIMI?????SA SARKAZEN THERESE NDAJ NJE POPULLI QE AKOMA NUK KA HAPUR SYTE.
analize leshi…perballe Erjon Velise, dhe Grida dumes….une zgjedh Gjergj Bojaxhiun, edhe pse kam votuar per *rilindjen*,,,,
OK,Sokol.
Ja pra qe filluan krismat.
Ku ta kete marre porosine Balliu. Se si gazetar qe hiqet dihet si vene keto pune, une mendoj une veproj si ne rrethim per interesin tim.
Shume hamendesime behen. Por une kam nje me te thjeshte, te gjithe shqiptareve ja kane mbledhur grate, pse jo Sokolit?
I nderuar, te keshilloj here tjeter te mos shkruash direkt pas ndrarjes detyrave me familjare dhe miq.
Respekte
I dashur Koli,
Ku shkrim tregon nje frike te madhe te se majtes per kandidatet e saj qe ka mbi tavoline.
Edhe ti e di se Edi po tall trapin duke vendosur si kandidate te te majtes ne Tirane dhe me gjere njerez pa personalitet.
Frika eshte se “qytetaria” e Tiranes (njerezit ne mes) do te refuzojne kandidatin e dobet te PS-se dhe do te votojne Bojaxhiun. Kete ti e di shume mire.
Me vjen keq Sokol se te kam vleresuar si gazetar, po kete here po me zhgenjen, ky shkrim eshte shume i dobet, dhe aspak profesional , duket si i porositur, dhe dashakeqes.Me ckam degjuar dhe me cpo vleresoj keto dite ne diskutimet per Gjergj Bojaxhiun shumica e qytetarve te Tiranes e vlersojne dhe do ta votojne Gjergj Bojaxhiun.
Mendoj se qytetaret e Tiranes e kane zgjidhur dilemen se per ke do votojne, e kane gjetur qytetarin me personalitet, integritet, me aftesi manexheriale, njeri i pa korruptuar, dhe ky eshte Gjergj Bojaxhi. E keni kot qe mundoheni ta nxini figuren e tij,qytetaret kane sy dhe veshe dhe nuk jane dele qe te shkojne nga mbrapa figurave qe i emerojne kryetaret e Partive.Dhe shtypi kete rast ka shansin te tregoje qe i sherben interesit publik dhe qytetarve dhe jo te jete i shitur dhe jo profesional.
Z. Balla. Je shume i dobet ne llogjike e ne moral. Ok, dhe ti nje Sander je.
Kushdo qer del i pavarur ve fytyren e tij. Kushdo qe del me partite eshte mashtrus partiak alias profesionist.
kolo gazetar te ben guximi,po dhe bojaxhiu guxon ti pse te hameraku ai sbehet gazetar,dhe un jam socoalist po te votoja ne tiran do votoj bojaxhii.Se Majko nuk eshte per g99 te votoj rama
kolo ti vete thua qe eshte djal i mire le te jete me ne fumd ne krye te puneve nje djal i mir se nje haajt.
Koli thuaj cte duash nga kopshti i Rames do dalin shume vota qe s’do shkojne te votojne ndersa Luli(Berisha) po ben c’do manover per te marre vota ti po kerkon ti thuash Bojsxhiut qe je “kale troje” i Pd por harron ti tthuash Rames qe ja me firmosur humbjen te majtes me kriminalizimin qe u ke bere antarsise tradicionale te PS ketu do jemi dhe do e shohim “bastin”
Bojaxhiu eshte leve e Sales kunder Bashes. Te gjithe comentuesit ketu qe thone jane me PS ne fakt jane me Salen. Shkrimi i Sokolit eshte shume i sakte.
Sokol ose nuk ke nga ja mban se ti e di ate thenien e popullit “t’i kane zene ko… me dere”, ose je medioker. Por me shume ka mundesi e para.
Edhe une si nje komentues tjeter jo vetem kam votuar per Rilindjen por edhe koken time dhe te femijve te mij e kam vene ne rrezik neper protesta.
Por varja, Ne shqiptaret u lodhem duke na perdorur, dhe voten KURRE nuk ja jap RILINDJES, aq me teper mbas alences se 1 prillit dhe drekes se ngjalave. Jemi shume shoku Sokol dhe voten do ja japim Bojaxhiut jo se ai eshte qelibar, e dime shume mire, por ju me kete spekuloni dhe mendoni se shqiptaret jane dradicionale dhe nje i majte kurre nuk mund te votoje saliun. Duhet te edukohemi se pak nga pak do zgjedhim te keqen me te vogel sepse kuhtetuta e hartuar nga HORRA nuk jep mundesira te tjera.
Me mjafton qe kjo qeveri ka dy vjet qe nuk ka levizur as qimen per te reformuar drejtesine( si mund te bejne kur ata jane brenda pjeses qe duhet te dalin para saj), e ne vend te saj ben nje palo reforme arsimore te turpshme, shkaterojne mjedisin duke bere pazare, te majte e te djathte, sepse mafia ka nje ngjyre.
NUK E KENI VENE RE QE ASNJERA PALE POLITIKE, ASNJE NUK ARTIKULON PAZARIN E FELLIQUR TEK DIGA E LIQENIT.
KJO ESHTE FYTYRE E POLITIKES SHQIPTARE.
Sokol ngushellime, hyn tek “gazetaret” apo “analistet” e mjere, pavaresisht se kepucet i ke shume te bukura. Harova edhe kollaren.
Ke harru ti thuash edhe celularin. Ai vdes per celularin me te cilin beri selfi ne Beograd.
E papame si pamflet satiro-politik .Bravo Balla.
Kor lodhe Sokol po bem autogol ne qellimin qe i ke vene vetes me kete shkrim.
Shprehjet as me njeren as me tjetren jane njesoj si ato te Rames ” pertej te majtes dhe te djathtes”.
Kjo eshte pjese e qelbur e politikes prostitute. Dihet.
Eshte trishtuese qe nje gazetar qe ka nje hapesire televizive ne nje nga televizionet me te shikuara dhe te pavarur ne Shqiperi ben nje shkrim te tille.
Z. Balla leri partite te bejne zhgaravina te ketij lloji, ju nuk ju nderojne ,perkundrazi do ju ulim shikushmerine ne emisionin qe ju drejtoni,se po tregoni nivel shume te ulet gazetaresk.
Te dashur komentues ndaj me ju te njejtin shqetesim qe shpalosni dhe ju ,friken qe ka e majta dhe e djathta per kandidimin e pavarur te Bojaxhiut Nje qe eshte mase e sigurte -,per shendetin e vendit tone te lodhur e te rrraskapitur nga dy partite te medha -,duhet te dalin sa me shume te pavarur intelektuale qe duan te perballohen me sfida te medha dhE per kete kurajo civile ia vlen me pershendet e ,e votosh Bojaxhiun pO MOS VALLE NUK KA ME TURP QE NE DISA RRETHE SERVIREN NJEREZ QE JO VETEM IU KA DALE BOJA POR JAN TE KONSUMUAR DHE SKAN SE CFAR TE JAPIN ME SI DAKO E SEJDINI APO MZIU E TURKU E KU TA DI ME SA E SA TE TJERE NEPER RRETHE TE TJERA MENDOJ SE NJE KOMB MUND TE ECE PERPARA KUR ZGJEDH ALTERNATIVAT ME TE MIRA DHE JO ATO QE IU SERVIRIN PASHALLARET E RINJ
Kujtoja se ky Balla ishte nje gazetar disi profesionist por me kete qe ka shkruar per Gjergjin, thjeshte eshte per te ardhur keq! Pa tjeter qe altileria e rende mediatike do filloj te sulmoj dhe ta perbalti figuren e Bojaxhiut qe padyshim sipas sondazheve te tyre (PD et PS) del i pari. Kot e keni te gjithe ju gazetarucet more Balla se sado i keq te jek ky Bojaxhiu me i mire se te gjithe plehrat kandidate te te dyja partive padyshim eshte. Qytetaret e Tiranes nuk jane pak por te pakten 50%, gjysma tjeter (te droguarit nga propaganda juaj, pra militantet) ndahen gjysem per gjysem, pra sido qe te jet Bojaxhiu realisht do fitoj. Pa dyshim qe ju kini letrat e fundit se do ti vidhni por pak rendesi ka, te pakten Bojaxhiu vendos nje standart te ri ne jeten politike shqiptare dhe pse jo nje levizje qytetare qe mund te marri perpara te gjithe plehrat e klases politike antishqiptare! Sa me shume te dilni ju ta baltosni aq me shume Bojaxhiut ia rrisni numrin e votave!!! Edhe une qe kur te shkoja per te votuar do tu fusja nga kryq te madh te gjithve, tani do te shkoj te votoj per Bojaxhiun!
edvin rama ne fushaten e 2013,me ze dhe figure thoshte se cdo njeri ka shansin per te Rilindur.Perfshi dhe Ilir Meten.
pse mos te rilindi dhe bojaxhiu, nese eshte i tille??
Mjere ky vend per shkallen intelektuale te analisteve tane. Qenka rrahur Ilir Meta me Ben Blushin ne vegjeli. Kurse Basha me Bojaxhiun, si me te urte kane lozur me peta. Por sidomos jane shoke te cupes se Babit…
O te dhjefsha mu ne shkrim. Por nuk ke faj ti, faj kemi ne qe duam ushqim per trurin dhe Tema, (qe ti vije turp per botimin e nje shkrimi te ketij niveli) shkon e na server ushqim per kuajt.
per beson kemi dhe karte entarsie te ps po nuk jemi te sales e rrezuam njehere e mire me 23 qershor,por nuk jemi servila pushteti qe ngjYejne buke sa andej ketej si velia po jemi te protestave llogoreve e moralit po mbi tegjitha qytetar te lire .
Analize e shpifur. Mjaft se nuk jemi idiota.Votoj Gjergj Bojaxhi.
Ketu nuk ka shume te pavarur se te pavarurit i nxjerr polika jashte si centrifuge. Prandaj te gjithe duhet te rradhiten me dike. Por eshte e drejte qe Bojaxhiu te shpjegoje problemet e rradhitjes me PD dhe perse kjo parti ka degjeneruar. Nese nuk e bejne njerez qe e dine si funksiononte dhe si funksionon kush do ta beje? Te pakten t pavarurit nuk duhet te mbyllin gojen dhe keshtu tregojne dhe vleren e vet. Perndryshe ne saje te te varurve e te pavaruve Basha gjen shesh e ben pershesh.
Z. Balla duhet te vije keq per veten tende qe ke arritur ne kete pike qe te shkruash nje artikull te tille.Ne si familje te kemi mbajtur si nje gazetar profesionist dhe me integritet.I ke humbur te gjitha piket me kete shkrim.Ju gazetaret profesionist duhet te keni nuhatjen se cfare kerkon interesi publik dhe akoma nuk e keni kuptuar se Tirana eshte lodhur nga partite se qytetaret jane te zhgenjyer , duke degjuar cdo nate ne televizion per deputete qe bejne plane per vrasje, qe merren me droge dhe prostitucion dhe hyjne dhe dalin neper burgje. Ju njerzit e medias keni rastin fatlume te mbeshtesni dhe te perkrahni njerzit e guximshem te ketej qyteti. Te mbeshteses sot Z. Bojaxhi eshte qytetari.
Balla sokol, para se te shkruaje mbi krijesat e pavertetuara, thirre ne Opinion- in tend dhe sqarohu me Gjergjin sy nder sy. Mendoj se do te largoje hamendsimet e liga nga koka.
Shkrim i vertete.(I lezeçem).
O Sokol,
e lexova dy herë këtë gjënë që ke çkruar dhe nuk e mora vesh. Na çkruaj shqip, hë derman. Të kuptojmë edhe na, populli i thjeshtë.
Po ty Balla pse te djeg miza? Une jam i majte dhe per inatin tuaj, ngaqe na zhgenjyet do votoj per Bojaxhiun megjithese e di qe ai nuk do te fitoje…
Bojaxhiu nqs do vertet ta fitoj postin e kryebashkiakut ,
s’duhet te fshihet ,por te tregoj me prezencen e tij ne media ,
se eshte i afte per ate post.
Te mendosh qe ke akses ne nje nga mediat me te fuqishme ne vend dhe qe je nga ata te lazdruarit e politikes shqiptare dhe qe te shohim gjithnje ne vende ku frekuentohen vetem nga vipat.Mund te na thuash si ja ben qe je gjithmone aty sespe per ato qe shkruan nuk dukesh i mjaftueshem atehere te ngelet te deklarohesh tek ILKPD per c pasuri intelektuale disponon dhe pse jemi te detyruar te te degjojme cdo budallallek qe te kalon neper mendje .E ke menduar ndonje here tu flasesh te drejten njerezve dhe mos ti bindesh si gjithe tutoret televizive njerezit te votojne sipas krahut politik te televizionit perkates .deri kur do kemi SOKOLI BLENDI ILVA
analiste te pavarur qe qellimin dhe pagesen e marrin qe te na bejne te varur qe ne mengjes dreke darke na bindim t ju bejme tifozllek gjithe asaj qe keta dishepuj te televe shqiptare na e tjerrin dhe na e sjellin kudo ku jemi.Behuni nje here human tregoni qe keni edhe shtylle kurrizore flisni hapur tregoni gjitha ato qe dini mos krijoni nje shtyp oportunist qe nuk i vlen aspak ketij vendi mos u beni bashkefajtore me ata qe shqiptaret po i bejne te braktisin atdheun e tyre ose lerjuani vendin te tjereve sepse nuk shkon me keshtu
shpresoj ta lexosh dhe te mendohesh si une, nje banor shume i thjeshte i shqiperise
Z. Sokol Palla, Nje gje keni te perbashket ti me ate Fantomasin e Sandrit – Rroba shume te shtrenjta por qe nuk ju bejne te bukur se ju ka pa Zoti qe ne lindje. Gezohem qe shoh komente nga zemra te njerezve qe nuk i njoh por qe ndaj qytetin tim. Jepi GJERGJ, + 1 vote
Duhej dhe nje sherbim per Padronin Rama tani para zgjedhjeve. Mbaje fort e mos shtrengo!
Nje analize teper e dobet dhe shume tendencioze. Me vjen keq per minutat e humura duke lexuar kete pacavure.
Une dhe shume te tjere do votojme Gjergj Bojaxhiun.Ju te tjeret na e shpifni me pseudomoralin e pseoanalizat tuaja.Ne Tirane ne kohen e permbysjes se komunizmit qarkullonte fjala qe Gezim Kellufin do votojme e komunizmin do ta shembim. Ne te njejten situate jemi dhe sot me pushtat opozites e pushtat pushtetareve te sotshem
Z. Balla, nuk surprizohem nga ky shkrim kaq i shpifur. Per mendimin tim, ju nuk jeni gazetar por thjesht nje hipokrit, nje servil i pashpirt. Z. Bojaxhi eshte kandidatura me e mire. Jemi te lodhur me kadidaturat partiake. Tirana eshte shkaterruar nga nga palo politikane. Kam shpresa tek Bojaxhi. Nje vote +. Shpresojme qe tirana te shpetoj nga hienat.