Gjyqtarja: Tom Doshi duhet të qendronte në burg, mund të kryejë krime më të rënda se ato që akuzohet

15 Prill 2015, 09:17Politika TEMA

Një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë ka qenë kundër vendimit për të ndryshuar masën e sigurisë për Tom Doshin, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja Majlinda Andrea në argumentet e saj thotë se Doshi mund të kryejë krime edhe më të rënda se ato që akuzohet mund të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ka rrezik, për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të tij.

Argumentet e gjyqtares:

“Për vendimin nr.15, datë 28.03.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë: unë gjykatësja Majlinda Andrea, nuk jam dakord pjesërisht me vendimin e marrë nga shumica, e cila ka caktuar si masë sigurimi shtrënguese ndaj të dyshuarit Tom Doshi, atë të ‘arrestit në shtëpi’, duke pranuar se: nisur nga natyra dhe lloji i veprave penale për të cilat po procedohet shtetasi Tom Doshi, nisur dhe nga pozita e tij si funksionar i lartë shtetëror, caktimi i masës së sigurimit vlerësohet e nevojshme, për shkak të vënies në rrezik të fakteve, objekt procedimi penal.

Jam kundër argumenteve të shumicës, në lidhje me arsyet e caktimit të një mase sigurimi të ndryshme nga ajo e kërkuar nga organi procedues, pasi së pari, me të drejtë është arsyetuar se: ‘Në lidhje me vleftësimin e ndalimit të shtetasit Tom Doshi, ky Kolegj mori në analizë veprimet e kryera nga organi i prokurorisë për kufizimin e lirisë së shtetasit, duke iu referuar nenit 5 të KEDNJ, nenit 27 të Kushtetutës dhe neneve 5 dhe 523 të K.Pr.Penale.’

Për sa u përket kushteve të parashikuara në ligj për ndalimin e shtetasit Tom Doshi, në gjendjen që janë aktet, vlerësohet se prokuroria e procedon shtetasin Tom Doshi për tri vepra penale, prej të cilave, ‘kallëzim i rremë’ ka sanksion dënimi me gjobë ose me burgim 5 vjet, dhe për “kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, parashikohet dënim nga 1 deri në 4 vjet. Meqenëse shtetasi Tom Doshi dyshohet për kryerjen e veprave penale, për të cilat Kolegji Penal ka caktuar dënimin me burgim jo më të ulët se 2 vjet, është plotësuar një nga kushtet për të proceduar me ndalimin e tij.

Ky Kolegj çmon se, arsyet e ndalimit (mbi të cilat ekziston mundësia për t’u larguar) të shtetasit Tom Doshi qëndrojnë. Qenia e tij zyrtar i lartë shtetëror dhe mundësitë e tij ekonomike krijojnë dyshime të bazuara se ai mund t’i shmanget hetimit, duke u larguar…

Duke arsyetuar sa më sipër, Kolegji Penal ka pranuar se ekziston rreziku i largimit të të dyshuarit duke iu shmangur procedimit penal, duke mbajtur parasysh pozicionin dhe funksionin e tij të lartë zyrtar dhe mundësitë e tij ekonomike, kusht i cili është edhe një nga kushtet për vendosjen e masave të sigurimit.

Kolegji Penal, duke pranuar kërkesën e organit të akuzës për caktimin e një mase sigurie për të dyshuarin Tom Doshi, ka pranuar ekzistencën e kushteve për caktimin e masave të sigurimit personal, por duke arsyetuar se, nisur nga rrezikshmëria e veprave penale për të cilat dyshohet se ka kryer i dyshuari Doshi, lloji dhe masa e dënimit që parashikojnë dispozitat, ka çmuar se duhet caktuar një masë më e butë se ajo e “arrestit në burg”, përfundim për të cilin nuk jam dakord.

Duke pranuar me të drejtë dhe bazuar në provat e hetimit paraprak ekzistencën e kushteve për caktimin e masave të sigurimit për të dyshuarin, është pranuar se dyshimi mbi të dyshuarin Tom Doshi është i bazuar në prova, ekziston rreziku i largimit të tij, ka rrezik të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ka rrezik – për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të tij – të kryejë krime më të rënda apo të të njëjtit lloj me ato për të cilat procedohet. Këto kushte bëhen akoma më sinjifikative, kur bëhet fjalë për një person që ushtron funksionon e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Qenia e të dyshuarit në pozitat e ligjvënësit, të një personi i cili është votuar për të kryer funksionin e një prej pushteteve të një shteti demokrat, siç është ai ligjvënës, presupozon se është një person intelektual, me virtyte të larta, me një nivel të lartë kulturor e profesional, të cilit i është besuar miratimi i ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e një shteti, e aq më shumë nxjerrja e ligjit themelor të një shteti siç Kushtetuta e shtetit. Një person i tillë nuk mund të mendohet se mund të përfshihet në veprime të tilla, që mund të vënë në rrezik gjithë veprimtarinë e një institucioni aq të lartë siç është parlamenti.

Ekzistenca e provave të paraqitura nga organi i akuzës, për të provuar dyshimet për kryerjen e tri veprave penale si ato për të cilat dyshohet shtetasi Tom Doshi, deputet i Kuvendit, e bëjnë të domosdoshme caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për të dyshuarin, i cili dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim të plotë me atë çka duhet të përfaqësojë një deputet, duke pasur parasysh edhe pasojat e rënda që mund të sillnin veprimet e tij.

Akuzat për të cilat dyshohet se ka kryer i dyshuari, duke pasur parasysh cilësitë e tij dhe rolin që mund të ketë pasur në veprat për të cilat dyshohet, më çojnë në përfundimin ligjor, se e vetmja masë sigurimi për të dyshuarin Tom Doshi është ajo e ‘arrestit me burg’”.

17 komente në “Gjyqtarja: Tom Doshi duhet të qendronte në burg, mund të kryejë krime më të rënda se ato që akuzohet”

  1. anannananan says:

    Gruaja e keshilltarit te shefit paska bere opinion personal dhe arsyetim ligjor!

  2. shqip says:

    Nga akuzues ne i akuzuar,hajde gjyqesi shqiptare,hajde.Duhet zgjidhur kjo pune ,jo gjyqe qe zgjasin nga shtate vjet.

  3. EDROGAN says:

    Ka pas hall te madh gjyqtarja, s’eshte per te qeshur… Idiote e shitur!

    1. S.R. says:

      Ia ka shkruar Monika vallahi, se kjo s’di kaq holle punen. Po gjene mire, si do ta shkruaje per Lilon kur t’i vije rradha…

  4. enver says:

    Nje arsyetim shkencor dhe teper i vlersuar.Te tille gjykates i duhen popullit.Bravo,jo per perkushtimin,se ai eshte detyrim ligjor,por bravo se po del jasht rrjeshtimit dhe se jeni nder te vetmet gjygjtare qe arsyetoni me logjiken e ligjit,me perkushtim te mbrojtjes se te drejtes ligjore e kushtetuese.! Bravo,,! Po ju o burrece te kesaj gjykate,cfar mund te thoni..?

    1. mondi says:

      Me teper se arsyetim shkencor duket paragjykim, sepse nqs argumenton se tom doshi nqs nuk futet ne burg do hakmerret kundrejte te akuzuareve eshte akuze e rende nga gjykata e pa provuar. Tom doshi nuk ka precedente penale pervecse thashethemeve urbane nuk ka treguar rrezikshmeri si i skeduar, eshte taksapaguesi me i madh shqiptare. Nqs thua mund te vrasi dike nqs nuk eshte arrest shpie atehere duhet ta futesh ne burg dhe te izoluar si toto rina, jane kontrakditore si argumenta per nje jurist dhe shtete ligjore dhe te se drejtes.

  5. falko says:

    Tom katunari eshte i rrezikshem gjyqtarja ka te drejte te mbahej ne burge munde te vrase njerez se eshte tip hakmarresi me vete mbane kriminele qe jane te njohur ne zonen velipojes

  6. emigranti says:

    e moj gjyqtare …e di si me dukesh ti? si ajo pika e ujit ne mes te oqeanit.Po ku te lene cakejt e sale serbit moj qe te behet drejtesi?..Nuk e kam vetem per tomen ,qe nga emigrant na u be njeriu me i fuqishem ne politik dhe ekonomi,por historia e drejtesis SHqipetare ,eshte historija me e qelbur qe egziston ne boten demogratike .Megjitheate uroje qe te kete dhe shume te tjere si puna jote se vec keshtu mund te kete nje fije shprese per tu bere dhe vendi i yne SHTETE,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  7. rinia says:

    ok deri ketu gjithcka ne rregull.POR….duhet thene popullit qe eshte po kjo gjyqtare qe dha pafajesine e metes ne videon me dritan priftin,faktet nuk mohehen as ne kete rast.rilindje pffff

  8. rinia says:

    dhe si per cudi shorti zgjedh te njejten gjyqtare qe shpalli ILIR METEN te paqfajshem ne videon me priftin

  9. Gerta says:

    pse i paragjykoni njerezit. ka qene emigrant dhe ku eshte e keqja..njeriu nuk lind i pushtetshem..por jeni antiverior..

    1. Flamur_Vlore says:

      NA KENAQE ME KETE MENDIM TE NDRITUR-DUHET TE JESH ‘BERISHJANE OSE HOXHISTE OSE ZOGISTE’ SE TE NJEJT JANE ATA E MBOLLEN DHE E KULTIVUAN URREJTJEN KRAHINORE MIDIS SHQIPETAREVE!!!

  10. Dilaver says:

    O gjyqtare injorante dhe servile,po ku ka ne bote gjykate serioze te te arrestoje per nje te pabaze ceshtje?!
    E kupton se cfare niveli servilor dhe paaftesi profesionale ke?:
    Kjo ceshtje ne nje vend serioz do ishte shkateruar nga gjykata ,por edhe media,nese do te shkonte sipas mendjes tende.

  11. Tili says:

    Tomës i ngordhi kali po se lënë rehat as mizat. Kur të mbarosh ounë o Tom se do të vi shpejt dita përdor dhe ndonjë insekticid për këtë mizën

  12. kjo zhelane mund te parashikoje e te flase per OROSKOPIN , por komedia me e madhe nuk eshte ajo ,por jemi ne te mjeret qe degjojme ,shikojme ,dhe tjerrim komente vetem kaq si pune tetraplegjikesh,metamorfoze e shoqerise shqiptare

  13. Flamur_Vlore says:

    NGA KURRIZORET INSTIKTIV CFAR NUK PRET-AI ARRITI DERI ATY SA NE SALLEN E PARLAMENTIT I XHESTIKULOJ KRYEMINISTRIT TE VENDIT DHE SHEFIT TE TIJ SE DO I JEPTE DAJAK! O TOM KU TE CON MUSHKA!

  14. g says:

    Hajde analiza, hajde…

    Vetem letra higjenike pranon te mbarte aryetimin e kesaj…

    Te gjitha keto hamendje per rrezikshmeri te ikjes, tampering me evidence PER CFARE do te duhen te nderrmerreshin nga Doshi?

    Sepse ky njeri ka ngritur nje akuze… te cilen prokuroria dhe gjykata nuk e verteton dot, dhe meqenese nuk e verteton dot, duhet te jete e rreme, dhe jo vetem e rreme (per te cilen Doshi nuk mund te penalizohet) por e rreme me dashje dhe qellim (per kete mund te penalizohet)…

    Po si po na e provoka prokuroria dhe gjykata “me dashje dhe qellim”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje