Gratë po përfaqësohen në politikë gjithnjë e më shumë. Teksa po diskutohen emrat e kandidatëve, madje një pjesë e tyre janë zyrtarizuar, ajo qe bie në sy është se mazhoranca deri më tani ka nxjerrë për garën elektorale të 21 qershorit 11 emra grash e vajzash.
Nga Partia Socialiste deri me tani kanë dalë 7 emra ndërsa nga LSI e cila do të këtë vetëm 15 bashki, në tre prej tyre ka zgjedhur të kandidojë gra.
Por të djathtët mesa duket kanë vendosur që emrat ë grave t’i nxjerrin në fund pasi deri më tani nga 27 kandidatë të zyrtarizuar, ka dalë në pah emri i vetëm një gruaje, ai i Grida Dumës, e prezantuar zyrtarisht sot nga Basha për Bashkinë e Durrësit.
Një pjesë e këtyre grave që janë në listë e kanë për herët të parë garimin në zgjedhjet lokale, disa kanë qenë deputete, ndërsa të tjera garojnë për herë të dytë për njësi vendore.
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet vendore u lajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, ditën që dy aleatët nënshkruan marrëveshjen për të shkuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit.
Për të rritur numrin e grave pati dhe një përpjekje nga gratë deputete këtë vit, të cilat kërkuan që të përcaktohej në Kod Zgjedhor se 20 për qind e kandidateve për kryetar bashkie të ishin gra, por nuk u pranua nga Komisioni parlamentar i Ligjve. Ndërsa me konsensusin e palëve, u ra dakord që për këshillat bashkiak të ishte 50 për qind burra dhe 50 për qind gra.
Kandidatet gra për Bashkitë te zyrtarizuara nga partite deri me tani
Bashkia Shkodër – Keti Bazhdari (PS)
Bashkia Gjirokastër – Zamira Rami (LSI)
Bashkia Pogradec – Diana Mile (LSI)
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi (PS)
Bashkia Sarandë -Floriana Koka (PS)
Bashkia Libohovë – Liza Mandi (PS)
Bashkia Patos – Rajmonda Balili (PS)
Bashkia Klos – Valbona Kola (PS)
Bashkia Mat – Adelina Farici (PS)
Bashkia Përrenjas – Miranda Rira (LSI)
Bashkia Durrës – Grida Duma (PD) /gj.k/
PD ka vetem nje grua.. dhe ate e ka gjet buce qe ska lene njeri pa fut nder shale
Kam pare qe PS ka shume gra.. PD vec “emblemen” Gridë ?
Ne grate jemi force e madhe por ja qe luli fut ne gare vetem ate qe i ngroh preherin.. fut ate qe ka bythe jo tru
Po pse kane mbetur realisht gra ne PD, aty jane mbledh vetem maskarenjte, hajdutet, vrasesit qe nje femer normale do te hezitonte te aderonte.
Grida ben perjashtim, no comment per ate femer.
Edhe ky nje tjeter premtim i mbajtur per zgjedhjet lokale. Ne kemi besim se punet e mira te ketij vendi, grate me shume pasterti, ndershmeri, do t’i cojne perpara, duke ditur se jane edhe me shume te ndjeshme ndaj problemeve qe prekin qytetaret.
Me ne fund realisht po i jepet vendi qe duhet t’i takoje edhe gruas ne shoqeri, dalengadale te ndryshojme pak mentalitetin e kesaj shoqerie maskiliste, qe deri me sot grate i kane shtypur duke menduar gjithmone se jane inferiore.
Urime grave kandidate per kryetare bashkie dhe me siguri do sjellin ndryshimet qe ka nevoje shoqeria shqiptare.
forca e gruas eshte e madhe, por jo te gjithe e besojne, e vleresojne dhe ia besojne asaj keto pune me rendesi