Taulant Balla, proteston ndaj Bylykbashit: Po pengon punen e Komisionit te dekriminalizimit (E plot)

15 Prill 2015, 16:14Politika TEMA
Taulant Balla, proteston ndaj Bylykbashit: Po pengon punen e Komisionit te

Nuk duhet t’i hyjmë fare arsyeve të kësaj sjelljeje kaq jo parlamentare të zotit Bylykbashi, as të arsyeve nga se vjen dhe mënyrës sesi u shpreh kundrejt deputetëve të tjerë në sallë dhe meje personalisht si nënkryetari i Komisionit.

Në respekt të Rregullores së Kuvendit, jemi të detyruar që sipas parashikimeve të neneve 62, 63, 64 të Rregullores së Kuvendit, t’i drejtohemi Kuvendit dhe Byrosë, në veçanti, për tërheqjen e vëmendjes ndaj zotit Bylykbashi. Nuk do të kërkonim një masë më të ashpër ndëshkimore, thjesht një tërheqje vëmendjeje. Unë mendoj që ngarkesat që deputetët kanë për çështje joparlamentare, pasi ndodh që në zonën tënde vihet një kandidate që ti nuk e do dhe për këtë arsye të vish në Parlament dhe të shash deputetët se pse nuk u vu kandidati që doja në zonën time elektorale, kjo nuk është punë parlamentare. Ju e patë mbledhja ishte njoftuar dje, u shty, edhe sot ishte njoftuar në orën 12:30, por për shkak të sherreve në PD-në e Durrësit, kandidates së shpallur atje, mbledhja u shty në orën 13:00. E për shkak të sherreve të PD në Durrës, deputetit i Durrësit nisi të shajë deputetët e mazhorancës. Kjo është e pandershme.

Unë përsëri dua të theksoj që zoti Bylykbashi nuk e drejton dot një komision kaq të rëndësishëm. E kam parë edhe kur kemi negociuar marrëveshje, që ishte më e lehtë të komunikoje me zotin Pollo, sesa me zotin Bylykashi, dhe të them të drejtën për marrëveshjen atëherë i jam më shumë falënderues zotit Pollo se Zotit Bylykbashi, për gjuhën që gjetëm sëbashku.

Por duhet t’ju sqaroj që një zotëri që pretendon se është jurist, që bën një shkresë që nuk vë stemën e Republikës dhe institucionit se kujt i drejtohet shkresa, se i drejtohesh Komisionit të Venecias, Komisionit Europian apo ShBA përmes ambasadës tuaj në Tiranë, këto duhen shkruar?! Si shtetar që duam të jemi të gjithë, përgatitëm një shkresë siç i ka hije shtetit shqiptar me stemën dykrenare të Republikës sonë, me titullaturën përkatëse për pjesën se kujt i drejtohet kjo shkresë, kujt institucioni. E patë, sapo erdhi me gjithë vonesën unë i kërkova ta firmosnin por e patë që e flaku shkresën, se ndoshta s’i pëlqeu stema dhe nuk donte ta firmoste, kjo është çështje e tij.

 

Për këtë kërkesë që zoti Bylykbashi pretendon se jua ka sjellë, a keni pasur ju takime me të për të rënën në dakordësi për këtë shkresë?

Kam komunikuar disa herë me zotin Bylykbashi dhe ai ra dakord që shkresa që ai kishte përgatitur nuk ishte shkresë normale. Ju merreni e shikojeni, ishte një shrkesë për të kaluar radhën dhe ra dakord me mua që shkresa duhet të bëhej në formë e përmbajtje zyrtare. Meqenëse javën e kaluar nuk u zhvillua mbledhja, dje u shty për shkak se zoti Bylykbashi nuk vinte dot, sot ramë dakord ta firmosnin shkresën siç duhet. Zotëria vazhdon me ngarkesat e kandidaturës së PD në Durrës dhe i solli në komision. Por ne duam të respektojmë Rregulloren e Kuvendit dhe unë jam i gatshëm që këtë shkresë ta firmos tani në syrin tuaj për ta parë edhe kryetari i zotit Bylykbashi, flas për Berishën se Basha nuk është kryetar i zotit Bylykbashi, që ti japi porosi që zoti Bylykbashi të kthehet në Kuvend dhe ta firmosi.

Por një gjë e themi, ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesa e deputetëve të mazhorancës që Kuvendi i Shqipërisë, Byroja në rastin përkatës, ashtu siç e ngarkon me përgjegjësi rregullorja e Kuvendit, ti tërheqi vëmendjen që deputetëve, të kujtdo krahu qofshin, tëndin apo të krahut kundërshtar, nuk mund t’i thuash sharlatan apo fjalë të tjera, sepse fyerja është e papranueshme në Rregulloren dhe në shpirtin e punës së përbashkët në Kuvendin e Shqipërisë. Këta janë mësuar të fyhen apo t’i fyejnë, por këtë gjë nuk mund ta bësh.

 

Këto janë pengesa që sjellin edhe vonesë të këtij procesi, kur jemi para zgjedhjeve, si do të veproni ju si?

Ne menjëherë jemi të gatshëm, që kjo është pjesa më e rëndësishme, kërkesa e ekspertizës së huaj, sapo të vijë Bylykbashi ta firmosë dhe t’ia nisim institucioneve të huaja. Ne kemi komunikuar ndërkohë, nuk është se kemi pritur shkresa. Kemi komunikuar me të gjithë dhe ata janë të gatshëm. Por ka ende djem të papjekur në politikë që vijnë këtu dhe thonë fjalë të pahijshme përkundrejt institucioneve dhe kolegëve. I mirëkuptojmë, në derexhenë ku ka mbërritur Partia Demokratike ku hahen e grihen për emrat e kandidaturave, pse është Grida, pse s’është Grida e të tjera me radhë, por nuk kemi faj ne për këto çështje.

 

Zoti Balla, koha është e nevojshme, kur afati përfundimtar është deri në maj?

Ka dhe një keqinterpretim këtu, afati i miratimit të kuadrit rregullator për sa është rënë dakord në marrëveshje është fundi i qershorit, jemi në kohë për t’i parë. Sa i përket regjistrimit të kandidatëve dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe duhet thënë, më shumë sesa marrëveshjet apo kuadri ligjor, është vullnet politik. PD duket qartë që nuk ka vullnet politik për ta bërë procesin e dekriminalizimit një histori suksesi në Shqipëri, sa kohë që numri dy i PD ka probleme të thella me drejtësinë, i dënuar për korrupsion. Sa kohë dhe numri 2 tjetër në nivelin lokal të përfaqësimit të PD, Xhelal Mziu dënohet të premten nga gjykata dhe shpallet kandidat i Partisë Demokratike. Një i dënuar që shpallet me vendim gjykate dhe ti pranon ta kandidosh, tregon se këtë historinë e dekriminalizmit e ke thjesht propagandë politike, nuk e ke seriozisht, nuk është angazhimi yt, nuk buron nga vullneti politik i yti por thjesht është një shoë për të maskuar dhe për ti dalë ballë çështjeve të tjera të rëndësishëm që drejtësia po heton sot. Kujtojmë që janë dy çështje shumë të rëndësishme sot në prokurori. Çështja në ngarkim të kryetarit e PD, Lulzim Bashës. Provat e reja në Prokurori lidhen me implikimin me urdhrat e Bashës në vrasjet e 21 janarit, apo kallëzimi penal i ILDKPI në ngarkim të ish numrit 2 të PD, për fshehje të pasurisë të Ridvan Bodes, për pasuri qindra miliona të padeklaruara, janë shqetësime serioze dhe në provën për t’iu shmangur këtyre shqetësimeve serioze hidhet kjo shashkë nga ana e PD, “jo nuk do mazhoranca”. Mazhoranca është këtu. Zoti Braho, zoti Manja dhe zoti Subashi, si anëtarë të komisionit kanë qenë të angazhuar dhe janë të angazhuar. Ne kemi një material mbi 180 faqe të pregatitur nga hulumtimi serioz i gjithë eksperiencave më të mira në botë për këtë çështje. Por duam që PD të mos sjellë në komision inatet brenda grupimeve të PD, se kush ka më shumë pushtet. Ato ti mbajnë tek SHQUP-i, ky është Kuvendi i Shqipërisë që punon në shërbim të qytetarëve.

1 komente në “Taulant Balla, proteston ndaj Bylykbashit: Po pengon punen e Komisionit te dekriminalizimit (E plot)”

  1. luis says:

    Ore zoti Balla mos u merrni fare me nje mbeturine anadollake.Ai duket nga mbiemri qe eshte nje mbeturine e spermes se anadollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje