Basha-ODHIR-it: Premisa jo të mira për zgjedhje të lira, sillni sa më shumë vëzhgues më 21 qershor

16 Prill 2015, 10:05Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon prani më të madhe të vëzhguesve të ODIHR në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.

Në takimin e zhvilluar sot me misionin paraprak faktmbledhës të ODIHR, mësohet se Basha ngriti shqetësimin për rrethanat e krijuara që shkojnë kundër klimës dhe standarteve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga selia e PD-së thuhet se Basha veçoi presionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.

“Blerja e votave në zgjedhjet e pjesëshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave”, tha Basha

Ai i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standarteve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve” vijon njoftimi për shtyp i PD-së./b.l

 

2 komente në “Basha-ODHIR-it: Premisa jo të mira për zgjedhje të lira, sillni sa më shumë vëzhgues më 21 qershor”

  1. loni says:

    shikoni kush flet per zgjedhjet,ky qe i vodhi pa piken e turpit ne syte e ambasadorit amerikan dhe ne syte e gjithe popullit shqiptare dhe boterore,ky flet per zgjedhje te lira hajduti dora vete pisi dhe llumi i shqiperise qe njihet vetem per vrasje vjedhje tradheti korrupsjon etj,por per as nje gje te mire per kete vend,ky pisi flet per zgjedhje te lira dhe te ndershme ky qe mbas nje jave bashke me ate legenin qe vdiq si qen rrugve sokol olldashin gjeten letra votimesh te hedhura gabimisht te koshi i plerave ashtu sic hodhen olldashin tek plerat ky flet per zgjedhje te lira,tani o pis basha do korresh ate qe mbodhe me malokuntradhetar sali qen serb pith motre malok berisha.

  2. Degjo mor ti basha me kete parti qe ke ti dhe me keto kandidate tuaj nuk ka nevoje me ju vjedhe votat se jeni te humbur pa filluar zgjedhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje