Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë “Berisha” në vitet 2007-2009 dhe deputet i legjislaturës 2009-2013 është kandidati i opozitës për bashkinë e Fierit.
Partia Demokratike ka preferuar të mos djegë asnjë nga figurat e reja në një bashki që konsiderohet e humbur.
Emri i Alibeajt është zyrtarizuar mbrëmjen e së mërkurës, duke iu shtuar kështu listës së kandidatëve që kanë marrë miratimin e kryesisë.
Alibeaj u afrua në Partinë Demokratike si pjesë e KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave).
Në vitet 2005-2007 Enkelejd Alibeaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionin pranë Këshillit të Ministrave.
Alibeaj do të garojë në Fier përballë Armando Subashit, deputet i Partisë Socialiste që u përzgjodh për të përfaqësuar koalicionin e majtë në këto zgjedhje.
Të dy kandidaturat për Fierin vijnë nga fusha e drejtësisë, pasi edhe Armando Subashi ka ushtruar më parë detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Fier.
Bashkia e Fierit njihet si bastion i socialistëve dhe shanset që Alibeaj të fitojë janë të pakta, ndaj dhe Partia Demokratike zgjodhi një figurë që edhe nëse humbet nuk do t’i krijojë asnjë kosto opozitës, shkruan Respublica.
E dija cun me te zgjuar!
Pra ky na paska qene si bicim Ergys Hoxha i PD.
Spiuni i perandorit.
Po cfar niveli Alibeaj, me gjithe ato dije e njohuri, e cfar nivelit Gysi qe sdi te shkruaje ne kompjuter.
Ku ku per rilindjen kush ia lufton korrupsionin!!!
Hmm.nese kandidon edhe albert caci me mbeshtetjen e dritan priftit atehere alibeaj mund te konkuroje por prape 25 mije vota para qe eshte ps ne fier jane maje e larte per tu kap
Alibej – Nje arrogant islamik fanatik!
Veshtire do ta kete me orthodoxit qe flasin greqisht.
Kurse me te tjeret besoj se do te merret vesh shume mire shqip.
alibeaj eshte 100 here me i mire se hajduti subashi.
subashi eshte i lidhur koke e kembe me kocon , eshte ushtari i tij
Subashi kur ishte kryetar i gjykates ne fier ka blere nga kocua hotel rumekun ne fier qe me pas e ka shitur prape.
Ai gjate kohes qe ka qene kryetar gykate ne fier ka liruar te gjithe kriminelet e fierit nga burgu.( kuptohet me shuma marramendese parash )
sot ai do tu kerkoje haracin atyre sepse ai eshte i lidhur koke e kembe me ta .