Koalicioni me PS/ PDIU paraqet kandidatët e saj për 21 Qershorin

16 Prill 2015, 10:46Politika TEMA

PDIU ka prezantuar kandidatët e saj në tre bashki, në të cilat do të ketë mbështetjen e koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste.

Sipas Vjollca Brahos, kandidatët e PDIU do të jenë për Konispolin, Rrogozhinën dhe Peqinin, ndërsa vijojnë negociatat edhe për bashkinë e Patosit.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar konsultime intensive në strukturat e saj dhe në bashkësitë vendore, ku PDIU ka një peshë specifike elektorale.

Ashtu sikurse jeni në dijeni, ne jemi dakorduar me forcën më të madhe të koalicionit, Partinë Socialiste, për të dalë me 61 kandidatura të përbashkëta në të gjithë vendin.

Ne kemi rënë dakord të bashkojmë energjitë, vizionin, programet dhe fuqinë njerëzore për t’i dhënë frymëmarrje pushtetit vendor dhe për të rritur mirëqënien ekonomike dhe sociale të gjithë qytetarëve shqiptarë nga Konispoli në Vermosh.

Konsultimet e kryera gjatë këtyre javëve kanë pasur në thelb propozimin e kandidaturave, të cilat do të administrojnë bashkitë e reja, në shërbim të qytetarëve.

Në fund të këtij procesi, kam kënaqësinë, që në emër të kryesisë së PDIU-së, grupit parlamentar dhe strukturave të tjera drejtuese, t’ju prezantojë kandidatët që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të propozojë në tryezën e aleatëve:

1.  Mimoza Arapi për Bashkinë Konispol. Znj. Arapi ka drejtuar me sukses bashkinë në katër vitet e fundit. Si kryetare e Forumit të Gruas, jam e bindur që një femër, nënë dhe mësuese, energjike dhe vizionare do ta kthejë Konispolin, në një vatër të re të jugut të vendit.

2.  Beqir Nuredini për Bashkinë e Rrogozhinës. Z. Nuredini është një sipërmarrës i suksesshëm dhe administrator i sprovuar, i lindur dhe i rritur në Rrogozhinë. Kandidatura e z. Nuredini përbën një vlerë të shtuar për Rrogozhinën dhe rikonceptimin pushtetin vendor në Shqipëri .

3.  Sajmir Hasalla për Bashkinë e Peqinit. Z. Hasalla është jurist në profesion dhe ka qenë një drejtues i suksesshëm i institucioneve publike në zonën e Peqinit, si edhe me përvojë në administratën e Kuvendit të Shqipërisë.

4.  Ndërkaq, po vijojnë negociatat në lidhje me Bashkinë e Patosit“, thuhet në deklaratën e PDIU-së. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje