“Pse po e vononi kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, apo keni hapur tender?”
Kështu i janë drejtuar anëtarët e PD-së koordinatorit Arben Imami në lidhje me vonesat e shfaqura në përzgjedhjen e emrit që do të kandidojë përballë Keti Bazhdarit.
Imami është përballur me reagimet e ashpra të anëtarëve të grupseksionit nr 3 të qytetit të Shkodrës.
“Po e nxirrni jashtë loje Shkodrën, kush jeni ju?
Çfarë jeni ju?
A i keni hypur më tanksit se ti je i revolucioneve Arben, i njeh mirë revolucionet.
Po e injoroni Shkodrën apo keni hapur tender për kryetarin e ri të Bashkisë?”.
Këto ishin pyetjet që iu drejtuan deputetit Arben Imami, i deleguari i Kryesisë së PD-së për Shkodrën, por edhe batutat që iu bënë nga baza e PD-së.
Imami ka tentuar të qetësojë situatën, duke theksuar se shumë shpejt do të përcaktohet edhe kandidati, ndërsa ka sqaruar se PD po zhvillon sondazhet e fundit mbi emrat e propozuar.
Por të pranishmit i kanë kërkuar Imamit se cila është arsyeja që po vonohet kaq shumë shpallja e kandidatit zyrtar nga e PD-së për Bashkinë e re të Shkodrës.
Të deleguarit të kryesisë i është kërkuar që sa më shpejt të jetë e mundur të njihen me kandidatin e PD-së në mënyrë që të nisa puna për fushatën elektorale sepse ditët kalojnë dhe kjo nuk është gjë e mirë. /gj.k/
Le te dergojne ne Shkoder Jozefinen dhe te perballet atje me Keti Bazhdarin!!
po normale qe skane ke te prezantopjune akoma se ende nuk e kane nje kanditat te duhur qe te mund te matet me Bazhdarin. dhe kjo nuk ndodh vetem ne shkoder por ne te gjithe shqiperine,ne qytetet ku kandidon PD te gjithe jane te paafte. gjithe keto kohe votat vetem i kane blere me lek asnjehere me merite
po vete e kane fajin shkodranet qe shkojne e merren ende me PD e me Imamin !!
nuk i perfill me as baza e vet kta
hahahaha shkodra do humbi per here te par si demokrate qe eshte
shkodra e meriton keti bazhdarin sivjet
Ke ndonje te dhene per te? E njhni Ketin?
E meriton Shkodra per te mire apo per keq?
Di te me thuash cfare ka punuar, c’eksperience ka ? Me nje fjale cfare di te beje ?
MEQE E MERITONKA KETIN SHKODRA SIVJET, CFARE DUHET TE BEJNE SHKODRANET ME 1 JANAR 2016, TA HEQIN ? SI ?
shkodra duhet te kuptoje qe nuk vazhdohet me me politiken e pd-se qe mendon vetem per interesa personale, shkodra duhet te kete nje kryetar qe te mendoje per ta dhe te punoje per ta, kete here fitorja e ps-se eshte e sigurt
Cte presim nga keta humbesit me te medhenj te historise se politikes,,, cdo kandidat do te humb nen siglen e PD-se
filloi percarja edhe brenda partise, ca mund te presesh me nga luli e imami me shoke, kur ata e dine qe cdo gje e vendos saliu…nuk perfillen me as nga anetaret e partise , dhe duan mbeshtetejen e popullit pastaj….
Keta te PD duhet ti fusin nga nje boje te gjithe Drejtuesve, ish-Ministrave, mbase nuk i njohin populli.
Per si e pat mesuar Shkodren Jozefina, Arben mavria mund te kishte shkuar edhe me nendetesen 105. Ah, more shkodrane, jeni lodhe shume ne keto vite e prapseprap nje Arben Imam erdhi me ju dhane mend.
Pergjigja qe i dha Imami : Une e Luli s’dime gje ,do vendos Saliu me koke te tij.
Shoke te Temes: ç’beni? Nuk duhet te mbeshtesim kulaket… Pa mendoni sikur ne vend te tij te ishte ndonje me origjine rrreaksionarre…, te djathte, ndonje agjent i Perrrendimit…
Ne fund te fundit, Arbeni eshte yni, shoke!
Mjere shkodra kur per te do vendose gjeneral imami, kukull basha, karaduz berisha e zhelevina topalli, mjere.
ska se si te kete kandidat te pershtatshem ne shkoder kur si per te zgjedhur eshte vendos imami, nje kelysh i saliut bashke me bashen, kane filluar ta pranojne humbjen ende pa filluar akoma ka filluar dhe percarja brenda partise, e ca mund te presesh me nga dembelat, thjesht te rrine e te presin humbjen sic bene 2 vite me pare
Vetem shkodra nuk teriqet nga hunda,vete fakti qe ka debat brenda strukturave e tregon kete.ASKUSH NUK MUND TI BEJE MORAL DHE TE BEJE DEMAGOGJI ME TE.
NJE DEMOKRATE ,PJESEMARRESE NE TAKIM
Mos i bini ne qafe kot, askush nuk mund te beje gje ne PD pa miratimin e Zeusit. Si kudo edhe ne Shkoder kandidat do te jete nje perkrahes i verber i Berishes.
Nuk besoj se ka ma krap ne Shkoder qe te i besoj me PDse , per 25 vjet u stertallën me Shkodren ,nuk i ka mbete ma asnje lloj shprese te asnjeri me mend se kjo force politike ka shans ma ne Shkoder as ne asnje qytet me peshe ne vend , Imamim habitem qe e kane prite tuj humbe kohen me njerez qe nuk i besojne ma as vetvetes .
Ju lutem, lini politiken menjane dhe shikoni faktet, me thoni nje bashki ne Shqiperi qe ka bere pune publike me shume se bashkia e Shkodres ne 8 vite, ju lutem tregohuni sa me objektiv ne pergjigje. gabime ka pasur sa te dush, po thjesht krahasojeni me punet e 35 bashkive te tjera, dhe nese me tregoni nje bashki me te suksesshme, ju kerkoj te falur. Para 2005 Shkodra ka qene si shkretetire, ndryshimin e keni pare te gjithe. Nese do flasim me faktet e Shqiperise, nuk duhet tia hajme hakun administrates se Bashkise ne 8 vitet e fundit. E Se çfare mund te beje keti, duhet tia leme kohes, jo te flasim me endrra…
Marko
Perballja e Jozefines me Ketin do te ishte teper interesante,por Jozi nuk e ha ate kokerr ullini,Jo vetem se Keti e rreh keq,por edhe se Jozi u kthye ne nje politikane e urryer per Shkodranet qe e pane Te shperdoronte besimin e tyre duke mbeshtetur klane mafioze qe e pasuruan Jozin e soj e sorollopin e saj ne kurriz Te punes se demokrateve Te ndershem,qe u zhgenjyen rende nga ZHELJA(Jozi)dhe nga Sala.