Muç Nano do të ketë një shfaqje të llojit “one-man show”, e cila ka një titull mjaft provokues “Dhe profetët dinë të puthin”.
Në thelb të kësaj shfaqje Nano vë fetë dhe doktrinat e ndryshme fetare. “Aty përpiqem të bëj një “desakralizim” të tyre. E bëj këtë gjë me logjikën e një njeriu jo fetar, si puna ime, por gjithnjë në respekt të besimtarëve”, shpjegon Nano për subjektin e këtij monologu.
Zoti Nano, ka dalë lajmi se të premten, në Akademinë e Arteve, në orën 19.00, do të jetë një shfaqje e juaja? Mund të dimë ndonjë gjë më tepër se përse është fjala?
Fjala është, siç e thoni dhe ju, për një shfaqje timen. Është një ‘one-man show”. Me fjalë shqipe, do të jetë një monolog i imi, që zgjat nja 70-80 minuta.
Është thënë se ky monolog është i fokusuar tek argumenti i feve….
Po, flas për fetë, për doktrinat fetare, dhe aty përpiqem të bëj një “desakralizim” të tyre. E bëj këtë gjë me logjikën e një njeriu jo fetar, si puna ime, por gjithnjë në respekt të besimtarëve
Ç’kuptim ka titulli i shfaqjes “Dhe Profetët dinë… të puthin”?
Ka një kuptim absolutisht metaforik.
Shfaqja ka natyrë komike?
Jo, jo. Unë nuk i njoh vetes ndonjë aftësi për të thënë gjëra në mënyrë komike. Por unë do të flas për gjëra, të cilat e bartin vetë përmasën komike. E kështu jam i sigurtë se të qeshurat nuk do mungojnë. Kështu besoj unë. Por jam i bindur se, me të qeshura apo pa të qeshura, spektatori ka për ta ndjekur me interes show-n. Është një show i veçantë. Një risi. Për këtë jam i sigurtë.
Për çfarë do të flisni në terma më konkretë?
(Qesh) Për të mësuar detaje konkrete duhet të vini në shfaqje.
Shfaqja është me ftesa, apo me bileta?
Shfaqja është me bileta. Biletat shiten në hyrje të Top-channel-it, pas orës 9.00 paradite, deri në orën 17.00. Bileta do shiten edhe në hyrje të Akademisë së Arteve, një orë para se të fillojë shfaqja.
Falminderit!
Tip Dario Fo me 5km distance ne fushen letrare.Muci profan me ngjall kureshtje por do ta shihja shfaqjen sikur te isha ne TR.Kam pershtypjen se besimet do i gjykoje sipas tradites se mire bektashie.
Muc Nano, ky misionar Soros-ist antifetar.
@ Much Nano
Po na thua
Gjera qe dihen
Dhe Profetet
Dine te .ihen.
&
Ta sqarojme
Ca me mire
Dhe Profetet
Duhen .ire.
?
Muci kerkon te flasi per fene, por ai nga sa duket nuk ka njohuri fare per fete, per rymat e ndryshme filozofike qe e kundershtojne por dhe ae e perkrahin fene …
Dhe ne pergjithesi Muci esht medioker nuk ka nivel ne kulturen e pergjitheshme, dhe me kete Show tregon qe esht nje egoist primitiv,
Se ky Show do ishte interesante nqs do perplaseshin …fetaret me ateistet ne nje debat intelektual…
.Jo sic ka ndermend ta bej Muci ,vet Ali e vet Kadi
Dhe nuk eshte keq, duke menduar qe bektashinjte as besimtare te vertet nuk mund te quhen.:)
nuk ta mbush mendjen ky nano,duket si gjysme i shkolluar..
Po si nuk fole i her Shqip more Nano Katundari.Te duket se coc thua kur i thua ne gjuhe tip sallate Ruse.Dil ne pension more mender burr i mir
Qe te kuptosh Muçin,duhet te kesh nivel mesatar e siper…mesa shoh ju te nderuar komentues pa dashur tu fyej,nuk e plotesoni kete standart…suksese Muç.
si gazetar ky shtyhet por kur vjen puna ne tv, i papershtatshem, s’shte per ate puna
…Muq…çfare masakre njerzore qe ne emer…Ky eshte pjese e jashteqitjes se “vllaut te madh”,qe sillet e sillet neper benevreket e tij, dhe s’po del dot ne drite…Dhe deri sa te dale ne drite dhe te pranoje te verteten (ajo do e çliroje perfundimisht) ,e ka me kollaj te fshihet mbas ateistit…Te krishteret ne pergjithesi, dhe katoliket ne veçanti, ndjehen mire dhe jane krenare per identitetin e tyre fetar…Kush te ndjehet inferior dhe ne krize identiteti, te ktheje koken pas, dhe do gjeje vetveten, dhe do çlirohet njehere e mire nga makthi ku jane bllokuar…