Flamuri amerikan do të valëvitet mbi Kongres për shkrimtarin Kadare

21 Prill 2015, 08:52Kulturë TEMA

Me kërkesën dhe mbështetjen e Vehbi Bajramit, botuesit të gazetës “Illyria” në New York dhe ndërhyrjes së kongresistit Engel, shkrimtari i shquar shqiptar do të nderohet në Washington

Nga Ruben Avxhiu

Ka mbetur tashmë të caktohet vetëm data, kur mbi Capitol Hill, ndërtesën e famshme të Kongresit amerikan në Washington, të valëvitet një flamur për nder të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Gjesti i bukur simbolik është siguruar nga kongresisti Eliot Engel me nismën dhe propozimin e Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New York.

Engel është prej një çerekshekulli tashmë një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në Kongres dhe bashkëpunimi i tij me zotin Bajrami është i gjatë.

Me propozimin dhe mbështetjen e botuesit Bajrami, kongresisti Engel bëri edhe një përshëndetje publike dhe zyrtare në Kongresin Amerikan për shkrimtarin Kadare si dhe për vlerësimin e tij të fundit me Çmimin prestigjioz të Jeruzalemit 2015 në Letërsi.

Ndonëse ngritja e flamurit është një praktikë e rregullt për kongresistë dhe senatorë për të vlerësuar dhe përmendur njerëzit e distrikteve të tyre përkatëse, kësaj here ceremonia do të jetë e veçantë për shkak se do të nderohet një personalitet i një vendi tjetër.

“Më vjen shumë mirë për këtë nderim që po i bën Kongresi shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave”, tha Vehbi Bajrami. “Kadareja është sot letërnjoftimi i shqiptarëve në botë, më i madhi personalitet i gjallë i botës shqiptare, një fakt ky që shpesh shqiptarët vetë e harrojnë”.

“I nderuar zoti kryetar, ngrihem sot për të nderuar Ismail Kadarenë!”

 

Kongresisti Engel e nderoi këto ditë shkrimtarin e njohur edhe nga salla e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

“Zoti Kryetar, ngrihem sot për të nderuar Ismail Kadarenë”, e filloi kongresisti fjalën e tij, e cila tashmë është futur në analet e Kongresit, fjalë e cila e vlerëson Kadarenë si “një romancier dhe poet që ka shkruar për historinë dhe popullin shqiptar, por duke depërtuar në thellësi të temave universale të lirisë dhe të të drejtave të njeriut”.

Kongresisti citon Jurinë e Çmimit të Izraelit që e përshkruan shkrimtarin Kadare si “tregimtar i historive mbresëlënëse, të shkruara me nënkuptime dhe në mënyrë të tërthortë. Ai shkruan për ndjenjën kolektive të fajit dhe veçanërisht për përpjekjet e dështuara të së vërtetës për të depërtuar në të.

Ndërsa fsheh gjurmët nëpër shtresa mitesh dhe metaforash, ai njëkohësisht përpiqet të nxjerrë në pah pyetje për të cilat nuk ka përgjigje dhe krime për të cilat nuk mund të ketë falje.

Ndonëse subjektet dhe protagonistët e veprave të tij janë lokalë, kuptimi dhe rëndësia e tyre janë pa asnjë dyshim, universalë”.

Kongresisti Engel citoi me radhë disa nga nderimet e mëdha që i janë bërë shkrimtarit Kadare për krijimtarinë e tij letrare, si anëtarësimi i përjetshëm në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike Franceze, Çmimi botëror “Cino Del Duca” në 1992, “Man Booker International” në 2005, Çmimi i Princit të Asturias për Letërsi si dhe Grada Shkencore e Nderit në Komunikimin Social dhe Institucional nga Universiteti i Palermos në 2009.

“Si dëshmi e pranimit universal të letërsisë së tij, romanet e zotit Kadare janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë lexueshmëri që shtrihet në të gjithë globin”, tha Engel në Kongresin Amerikan. “Kadare jo vetëm që i meriton këto vlerësime dhe nderime, po figura e tij është shumë më e thellë kur mendon përkushtimin e tij të admirueshëm ndaj vlerave të shenjta të demokracisë, pavarësisht nga rrethanat ku është ndodhur”.

“Në mbarë veprat e tij letrare, z. Kadare ka zgjedhur me kujdes protagonistët dhe narrativën figurative si një mjet komunikues dhe frymëzues për ata që ndodhen në mënyrë të ngjashme nën zgjedhën e regjimeve shtypëse”, tha kongresisti amerikan.”Në këtë mënyrë, përkushtimi i z. Kadare për t’u ngritur mbi presionin qeveritar për të frymëzuar shprehjen në harmoni të lirive të individit është me të vërtetë i admirueshëm”.

“Dua t’i shpreh pra urimet më të përzemërta Ismail Kadaresë [për çmimin e fundit] si dhe kënaqësinë time personale që kam rastin ta nderoj këtu, sot një individ të tillë”, mbylli fjalën e tij kongresisti Engel.

Botuesi Bajrami që i përcolli zyrës së kongresistit lajmin e dhënies së çmimit dhe sugjerimin për ta nderuar mbeti shumë i kënaqur nga fjala e kongresistit dhe nderimit vijues me valëvitjen e flamurit.

“Do të ishte bukur që nderime të tilla t’ia bëjmë edhe në atdhe shkrimtarit tonë”, tha ai. “Nganjëherë duket sikur harrojmë se çfarë vlere e jashtëzakonshme është ai për kombin tonë. E kur e nderon bota, nderohemi të gjithë ne bashkë me të”.

30 komente në “Flamuri amerikan do të valëvitet mbi Kongres për shkrimtarin Kadare”

  1. Lluka says:

    Do te ishte mire qe krahas Molit te ishte thirrur edhe Berisha e t’ia kurorezonin titullin “Burre shteti” me ndonje çmim edhe me te madh,pasi ky i dyti a kontribuar me shume nen hijen e palmes per kete mision!Rrofte miqesia shqiptaro-kineze!

      1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

        Hej redaktor gjumasha,
        Rregulloni titullin e shkrimit,..se lat nam ?
        Flamuri shqiptar ka me u valvit se ai amerikani atje ka qene dhe ka me mbet i valvit.

  2. S.a.S. says:

    Ndersa kapteri gjytrym qe eshte ne krye te Republikes Shqiptare i vene ne ate post nga Sali Berisha, as qe e çau fare koken per apelin qe Kadare, Agolli dhe te tjere i drejtuan per faljen e Nazime Vishes. Ky eshte dallimi mes nje shteti demokratik dhe mbeturinave osmane ne Evrope.

  3. blerta says:

    GREAT
    I vetmi njeri qe na perfajqeson ne bote,sigurisht me intelekt

  4. L says:

    Kadarene e ngriti Enveri .

    1. Jeronim de Rada says:

      Shume mire tu pergjigj komentuesja Neta, e cila thot se Kadarene nuk e ngriti Enveri por pena e tij e arte.

  5. Vjeti dymije e pesembedhjet ,shekulli 21,ende shqiptaret ne kerkim te identitetit, te vonuar(jo menderisht)?…..por krenare sipas zgjedhjeve ne cdo kater vjet

  6. EDROGAN says:

    Flamuri amerikan valvitet per qejfin e vet gjthe kohes mbi kongres o gazetar!!! Flamuri shqiptar thuaj

  7. Vetem nji tru idioti muslimani mundet te dhjesi te tilla sofizma ne kte bote.Cdo Flamur ne Bote valvitet si simbol e shtetit te vet o karagjoza te pashembullt .
    C’lidhje ka valvitja e flamuri te nji shteti me nji musliman si kakareja ,kte vetem kjo rrace qesharake ,idiote mundet ta kuptoj .

    Edhe drejt planetit mars do fluturoj nji anije kozmike per nder te kakarese e ne flamur do mbaj te stampuar surratin e dhim te kakarese .

    O rrac kafshes ,kaluan qindra shekuj dhe ju ngelet te paprekur nga Era e Evolucionit njerezor .

    1. Wendy-B says:

      Allah allah, po po nuk u ngrit ai amrikan kush do ngrihet..Me te thonme e kam , Kadareja do lexoje para kongresit nje nga novelat e tij me perralla me pallate e harreme sulltanesh, prandaj dhe flamuri do ngrihet ate dite edhe me lart hahahahaha.
      Kjo tregon qe jo vetem ne Shqiperi ka “tolerance fetare” cuno ?

      1. Hahhaa Wendy-B,
        Po me prrallat e reja qi po le nom n’paris hahaha ,
        kushedi sa lart ke mu ngrit kadareja ,
        nga te qeshmet e deputeteve ,maje flamurit amerikan.
        ka me bo foto edhe me obamen qerratai .
        Sigurishte qi amerikont jan mumja e tolerances hahah .
        Po edhe ne mi goceee ,edhe ne jemi tolerant ,si kujto ti ?
        Lene cthot bota ,se na ka zili ;)klm.

        1. Wendy-B says:

          Bota le te flasi, kush te doje dhe te pelcasi. Ne jena tolerante dhe pike.
          Sa realiste eshte sot ajo kenga ”
          “Larte e me larte o shoke
          Flamujte e kongreseve…
          Osht me fat , jo me inat , qerratai do takoje dhe Bamen, shokun tim. Te tjeret sapo u perpoqen te kapercejne gardhin , po i kapen, ky iken si zotni..
          Per hajer i qofte.

          1. Hahahahaa , Wendy-B ,
            je e fort .
            ka rreflekse ai ,o muslimon ,di si dredhon ,o bij kurve o ,
            ene vet Obama ka pas bo kerkes me e takue personalisht .
            Ka mi dhon noj zarf obama me dallar smojlit ,sepse e din qi smojli bo gjithcka per pare ?
            Jo jo , per hajer ,
            ,un i thash ,inshallah –
            por populli mutlimon me keqkuptoj .
            Inshallah bo nji dyshe me abomen , si vllazen t’nji gjaku

    2. Reflection says:

      @ inshallahahaha: ..E kush te na e kujtoje “eren e evoluzionit”, nje arab qe pret kokat e njerezve me shpate mè 2015… :O ? p.s Ouuu, amos je ti Skatafagos :/ :/ :/ ??? Se paguhesh mire ti per te futur hundet andej nga Veriu i Eperm..

      1. Mos guxo me fol nj’ashtu per isis se ke me idhnue kakaren tat .
        Ata qy presin koka jan vllaznit e gjakut te kakarese tate.
        Pse kur kakareja jot ishte komunist ,ai s’ka vra njerez ?
        Ka spiunu shqiptaret ke enveri xhelati ,poete shkrimtare ,qe te cilet i kane pushkatue ne lule te rinise ,e keshtu i hapej rruga ktij shkedhate ismaeli , te kakariste maj kalase partise .
        Vrau djaloshin ,dashnorin e goces se vet ,pra ka ber krime .
        Apo per ju myslimutat ,nji krim i bo nga myslimutat ,nuk quhet e denohet si krim !
        Ashtu bot me berish kurven ju ,rrac shkerdhatash ,e keni ne gen ju kermat e njerezimit pabesine e pafytyresine njerezore .
        Tani fillo e kno ; O i madhi kakare yyyt ju q!t majmuni rracen

  8. Neta says:

    Kadarene nuk e ngriti Enveri por pena e tij e arte.Eshte nder per ne ky shkrimtar dhe i meriton keto nderime dhe vleresime.I shpreh urimet e mia me te perzemerta dhe me ben te ndjehem mire,po mjaft mire ky Shkrimtar i madh

  9. . says:

    @ inshallah ah ha ha
    o turk c pune ke ti te diskutosh per Kadarene? Shko nga ke ardh , andej mga anadolli ku hena eshte gjysmake sic je dhe vet ti .O inshallah ha m… ha

    1. Mer pizeveng ..,
      te duket ty komenti im si diskutim ?!
      Un s’diskutoj per kakaret e shqipkarve ,
      por per te tjera tema ,qe njerez si ju ham humat e kakarese (…) ,
      pthththththt .

  10. TIRONA RE says:

    IK ja keshtu e ka nisur duke flirtuar me te gjithe ato vende te cilat politika shqiptare fuste turinjte, nisi me BRSS ne ku beri dhe shkollen, pastaj me Kinen, po ky shkonte ne delegacione, ngelem pak si te izoluar filloi te shkonte ne France aty ku dhe u pseudo arratis, nderkohe qe lufta e Kosoves e gjeti paksa te paorganizuar edhe pse u mor me te e nderkohe filloi ti thurte lavde USA s dhe pjeses intelektuale te shqiptarve aty sic beri ne France me elementet e mbetur nga koha e zogut si dihet edhe pjesa e Izraelit ishte keshtu si nje drite ne momentet e shuarjes ne pritje qe ti afrohet Stokholmit…
    ps fuqia e rralles qe po rritet ismail do jete Irani mos harro se me duket ne Korene e Veriut ke pas qene ?
    amin

    1. TIRONA E RE ,
      hahahahahahhahahaaaaaaaaaaaaaaa,
      je i modh lol ,si e ke pershkru rrugetimin e Skuthit komunist .
      S’la bole pa lepir botes . Po cfar me thon mo per kto laneter mor amon .
      Dihet se kush jan . Si thot shkadrani ; Me ken musliman tana i ban edhe n
      ‘myth e han. Ky eshte vertet nji kriminel i flliq ,por vllaznit muslimon jane geni i krimit njerezor ,atyne smujt mi bo pershtypje ,shkerdhateria e smajl kakarese . Thjesht plehrat e njerezimit .
      Mesihguri nqs nexhmedinexhat do kisht dicka n’dor me i dhon noj pare apo dekorat ,kishte me ja gudulis ene etij besties bolet,skuthi partis ,i degjenurumi .

  11. stiljam says:

    Duke e merituar qe flamuri yne eshte hymni i merituar i popullit tone si me histori te vjeter e me vlera,dhe jo si hymnet e popujve primitiv te cilet ngriten hymnet e tyre nen efektin e narkotikes,vertet eshte vlere dhe faleminderit Z Kadare.

  12. taso kume says:

    PER mua ka rendesi qe ngrihet flamuri kombetar,se per ke nuk ka shume rendesi.

  13. vang says:

    PERGJIGJE ENSHALLAH-UT DHE ”TIRONES RE”:NUK DO ISHTE ME VEND TE JU REKOMANDOJA NJE VIZITE NE PSIQIATRI POR PER TJU NDIHMUAR SHKONI TA FILLONI SHKOLLEN NGA KLASA E PARE FILLORE SE DERI TANI SKENI NXENE ASGJE.KETE JUA THEM ME SHUME DASHAMIRESI.NDRYSHE, DO BESOJA SE JU GEZOHENI NGA LAJME TE ZEZA PER SHQIPTARET.

    1. ceeeeeeere , wangu-wungu !
      Ne s’te ngjajme ty wang-uuuuuuuuu o kafk e mbush me kak.
      Ismael hajdar kakhare, eshte ,emmmm si me than ,
      nji hale e ti e shume si ty ,jan lenda organike(ngjyr kafe) qe mbush halene .

  14. qiqiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiishqi.. says:

    isa ka pas ken demokrat qysh n koh t dull hanxhar kamunizmit.
    tregojn njiher se kur ishte me eskursjon me shkollen ne malin e dajtit,isa si pidhar qe esht i ka ra me dor atje.
    kshtuqe sokol balla nuk ngelet vetmitar

    1. heu bre !!! says:

      Hahahhahahahahahahahahaahhahahaahahhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      Paska sabotu (eskursionin e partis ) tu masturbu ferravve
      hahahahhahahahahahahahahahaa
      mesiguri i ka pas ardh vrymzimi qerratait

  15. Gjobeku says:

    Kadare-eshte-nje-Xhevair-gjirokastrit-teper-i- mprefte-qe-do-mbahet-mend-ne-te-gjitha-kohrat-si-Enver-gjirokastrit-petriti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje