Mund të jetë një prej profesionistëve më të mëdhenj në “Dancing With The Stars”, duke ushtruar emra si NeNe Leakes, Audrina Patridge e së fundmi edhe Suzanne Somers, se si të kërcejnë.
Por, jo gjithçka ka qenë e lehtë për Tony Dovolanin.
Në revistën “New You”, veterani 41-vjeç rrëfen se si ka qenë në prag të vdekjes në vendlindjen e tij në Kosovë në vitet e 90-ta kur vendi ishte në gjendje lufte.
Në atë kohë, Dovolani, baba i tre fëmijëve, ishte vetëm student.
“Hodhën bomba me tym përmes dritareve të shkollës sonë dhe ne dolëm jashtë dhe protestuam për lirinë e shprehjes dhe për republikë”, ka thënë eksperti i Cha Cha-s.
“Por ata vazhdonin të gjuanin plumba ndaj nesh”.
Në moshën 15-vjeçare, babai i Tonyt vendosi që ishte koha të largoheshin nga vendi. Dhe ishte me fat që shpëtoi i gjallë.
“Rojat e njohën babanë tim [figurë politike në Kosovë] dhe ai vazhdonte të shikonte në ulëset e prapme të makinës”, tregon ylli, transmeton Koha.net.
Pasi kaluan kufirin, familja kaloi me viza turistike përmes Kanadasë në Meksikë.
Dolovani thotë se babai i tij i kishte thënë që ta linte shkollën qysh në ditën e parë në Amerikë në mënyrë që t’i ndihmonte familjes së fitonin ‘bukën e gojës’. “Ka qenë kjo hera e fundit që jam ndjerë keq për veten time”, ka pranuar Tony.
“Babai im më kishte ushqyer me vlerat për të bërë vendimet e duhura, se si jeta jonë ka më shumë rëndësi sesa jeta e një njeriu mesatar për shkak të asaj që kishim përjetuar dhe na duhej ta mbronim atë”, ka rrëfyer më tej ai.
E ato rrethana të errëta ende e motivojnë atë që të vazhdojë me suksese edhe sot. Nga larja e enëve e deri tek përgatitja e ushqimit, Dovolani ka punuar shumë në një restorant.
Atëherë atij i erdhi ideja që të merrej me vallëzimin.
“Një ditë e pash njërin prej kuzhinierëve në restorant ta hedhte një ftesë të studios së vallëzimit “Fred Astaire” në bërllok”, ka thënë ai.
“E mora nga bërlloku dhe e pyeta atë nëse kishte mundësi t’më dërgonte në studio sepse asokohe nuk kisha makinë. Sa isha në Kosovë, vallëzoja balet, jazz dhe hip-hop, dhe kështu kur hyra në sallën e vallëzimit, aty më erdhi një “shkëndijë” dhe e dita se kjo është ajo që unë dua ta bëj tërë jetën”, ka thënë Dovolani, transmeton Koha.net.
Dhe kur ia doli, ai iu falënderuar shumë për gjithçka vendit që i ndihmoi të arrinte atë që donte.
“Ta përfaqësoj këtë vend me krenari është jashtëzakonisht ndjenjë e mirë, posaçërisht kur dihet se Amerika na i ka shpëtuar jetët. E në çfarë mënyre tjetër do të mund t’ua paguanim më mirë sesa me një titull”, ka shtuar ai.
Tani ai është duke e jetuar ëndrrën. “Çdo ditë duhet të luftoni që të jeni versioni më i mirë i vetes tuaj. Unë gjithmonë them se jeta është sikur të ngasësh makinën – retrovizori është interesant, dhe mund ta shikoni atë kohë pas kohe, por mos ia ngulitni sytë. Xhami i përparmë është shumë më interesant”.
Bravo toni
Toni, ke harruar te potencosh se vallzimin e ke trashiguar nga Dibra.Ti je nip Kosove por bir i Dibres Madhe dhe Dibra ka ditur te kendoi e vallzoi. Edhe axha yt Refik Dovolani kercente bukur.