Pallati i Brigadave është një nga perlat e arkitekturës shqiptare, i cili u projektua nga dy arkitektë mjaft të njohur italianë.
Ishin vitet 1930-1940, kur në këtë hapësirë të kryeqytetit u projektua ndërtimi i kësaj vile mbretërore për monarkun Ahmet Zogu, nga arkitekti i njohur italian Gulio Berte dhe u kompeltua me të gjitha detajet e kërkuara mbretërore gjatë viteve 1939-1941 nga Gerardo Bosio, një emër mjaft i rëndësishëm në arkitekturën botërore.
Sot, Ministria e Kulturës kërkon të hapë dyert e këtij pallati madhështor, në të cilin nuk është kryer asnjë lloj restaurimi që prej viteve 1970. Ndaj, më parë kërkohet një diagnostikim i detajuar për të kryer restaurimet e nevojshme, raporton TCH.
“Do ta hapim në mënyrë që të mos jetë thjesht një shfaqje, por një qendër funksionale arti, kulture, turizmi, aktiviteti social dhe ekonomik. E gjitha kjo duhet të bëhet në bazën e një studimi. Kemi një vit që punojmë për të arritur në fazën e parë, tani hymë në të dytën për përgatitjen e konkursit ndërkombëtar për projekte zhvillimore për jetësimin e Pallatit të Brigadave. Natyrisht që kjo do kohën e vetë, sepse bëhet fjalë për një pallat gjigand”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro.
Në një takim me arkitektë të huaj dhe shqiptarë u tha se ky pallat, por edhe ambjentet që lidhen me të kanë probleme të mëdha me filtrimin e ujit, izolimin, elektricitetin, restaurimi i të cilave kërkon shumë para. Arkitekti Artan Shkreli pohon se vetëm për të kryer si duhet filtrimin e ujit duhen 500 mijë euro.
“Vetëm për të shmangur problemin e infiltrimit të ujërave duhet një ndërhyrje prej rreth 500 mijë euro. Pastaj është edhe sistemi elektrik, i cili është në një rrezik eminent zjarri. Këto të dyja, bashkë me qëndrueshmërinë statike të objektit përbëjnë tre pikat kryesore ku është përqendruar ky diagnostikim”, deklaroi Shkreli.
“Ky është një shembull shumë i mirë se çfarë mund të bëhet me trashëgiminë kulturore. Një ndërtesë si kjo duhet të kthehet në një mekanizëm të gjallë që njerëzit duhet ta shohin. Trashëgimia kulturore ka rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe arsimor”, deklaroi më tej Michael Granoff, drejtues i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Ministria e Kulturës tha se do të punohet me kujdes për restaurimin e kësaj godine, por edhe të gjitha hapësirave që lidhen me të, në mënyrë që ajo të shfrytëzohet për evente të caktuara, por edhe të vizitohet nga qytetarët.
perlat e arkitektures italiane doje te thoshje….
Pallati i Brigadave,nuk eshte perla e arkitektures shqiptare.
Ky pallat eshte perle e objekteve qe ka shqiperia!
Arkitekturen se kemi bere ne!
Kujt i plasi, gjithe kto leke harxhojini per njerzit ne nevoje, bile dhe vilat qeveritare te jepen me qera. Politikanet tane nuk kane bere asgje per ti merituar kto llukse.
ta bejne me arkitekture osmane, kostua eshte me vogel dhe tirana do i afrohet afganistanit me shume , keshtu nuk duam.
Ne mendie, arkitektet shqiptar kane projektuar vepra arti gjiganteske,mund te them dhe te pa,arriteshme nga arkitektet e vendeve ne fjale..RRaca Shqiptare,ne pergjithesi lindin te gjith,poli-artista-por fukaralleku, urrejtja e botes se zhvilluar ndaj shqiptareve nuk ka fund. Historikisht kundershtaret tane kan nxitur,kaose apo rromuja per te mos e lene shqiptarin te qete,por per ta dermuar shpirterisht dhe moralisht deri ne infinit..Megjithate,nen flaket e urrejtjes se barbareve te koherave te ndryshme,artistat shqiptar i kane lene
gjurmet e artit ne gjth boten…
Bejeni mut edhe nje godine me vlere. shkohet me parimin: Kur nuk eshte imja nami te behet!
O Mirela a ka mundesi qe kete pune ta bejne te tjere, jo ministria qe drejtoni juve. Asgje personale juve nuk e beni dot
po u hapen dyert me emrin e pallatit te zogut duhet te vendosni brenda nje shtepi bujku shqiptar qe ndricohet me kandil e pishe qe punon token me parmende druri me te dhjeten e detyrimit qe paguan ai mbreti ben pallate
Ishte deshira e tij,qe arriti te ndertohet ai pallat me vlera te medha
artistike..Ishte ideja e tij, qe projektuesit Italijan ndertuan dhe e
zbatuan ne menyren me te shkelqyer kete arkitektur tradicionale shqiptare,nga mendiet dhe duart e arta te specilisteve Italian..
-A nuk e meriton,qe ajo kryeveper artistike te pagezohet perjetesisht-me emrin pallati “Zogutt”..