Romani "Kukulla" i Kadaresë, në libraritë franceze

7 Prill 2015, 13:17Kulturë TEMA

Shtypi francez shkruan se në libraritë e Francës sapo ka dalë romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë, një nga veprat më të fundit të shkrimtarit, që lexuesi shqiptar ka pasur fatin ta lexojë si pjesë e librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, botimet “Onufri”.

Një vepër e shkruar në tri kohë, për të shkuarën, të tashmen dhe, pse jo, të ardhmen, libri i Kadaresë tërhoqi dukshëm vëmendjen e lexuesit, duke u kthyer në një best seller, në kohën kur doli, e megjithatë “Kukulla” ishte ajo pjesë që ka prekur më së shumti lexuesin me ndjeshmërinë, dhembshurinë, dashurinë dhe sinqeritetin me të cilin ishte shkruar.

“Kukulla” do të jetë si libër më vete shumë shpejt edhe në libraritë tona.

“La poupee” (botimet “Fayard”, 160 faqe, 16 euro) është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti Tedi Papavrami, i sprovuar tashmë me stilin kadarean, duke qenë përkthyes edhe i veprave të tjera të shkrimtarit.

“Kukulla” është stacioni i radhës së shkrimtarit në qytetin e lindjes.

3 komente në “Romani “Kukulla” i Kadaresë, në libraritë franceze”

  1. He-heeeeeee smajli ka fillu me lujt me kuklla !
    Duket qi dicka nuk shkon ktu .
    O mrregull nga trut smojli o shokeni ?
    Na nisni noj haber ,se o shqetsu Partia

    1. Romani para romanit te pare te Jorgaqit says:

      Kur eshte shkruar romani “Nena” e Ismail Kadarese?
      Para apo pas romanit qe solli repliken e Mergates me Gjeneralin?
      Eshte romani i pare, para te parit me Nasho, apo eshte romani i mbrame i Ises?
      Apo eshte fragment (i apdejtur) i Kafenese se Parisit, qe iu be nje reklame per mysybet nga keshilltari vjenez Fate Velaj i kryeministrit arber Edi Rama, duhet thene kjo, qe te mos fillojne pandehmat e akuzat nga e para pa sosur mire…

      Fragmenti per nenen ishte vertete nje perle e shkrimtarit me te famshem shqiptar jashte e brenda shtetit…

  2. r. th. says:

    Gje e mire kur lexuesi shqiptar vihet menjehere ne dijeni te botimeve te shkrimtarit tone I.K. Por perse nuk jepen nga gazeta Tema edhe njoftimet mbi botimet e tjera te autorve shqiptare?!? Aq me teper kur autore te ndryshem ju vene juve ne dijeni per keto tituj te rinj te tyre! Mos merrni urdhera si ne kohen e Enverit dhe i zbatoni ato perpikmerisht!? Ndoshta nga lobe te fuqishem qe ju mbajne me para per te mbijetuar!? Ju kuptoj, nese eshte keshtu! Ashtu sic edhe ju kuptoj, pse nuk do te keni guximin ti pergjigjeni pyetjes se ngritur me lart. Rrofte demokracia e zgjyrosur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje