INTERVISTA/ Fatos Lubonja rrëfehet për emisionin e ri dhe ndarjen nga Klani

5 Prill 2015, 15:24Kulturë TEMA

Pak ditë më parë lajmi se Fatos Lubonja po niste një emision të vetin brenda lajmeve te Agon Channel, bëri xhiron e gjithë mediave. Disa qenë të habitur për ndarjen e tij me Klan, pas 15 vitesh bashkëpunim. Të tjerë për sfidën e rifillimit në një ekran ende te ri. Por si shumë herë në jetën e tij, Fatos Lubonja edhe këtë radhë ka guxuar. Dhe ai ka pranuar ta tregojë në një intervistë ekskluzive për Lapsi.al këtë sfidë. Duke i’u përgjigjur edhe akuzave se ai është një luftëtar anti sistemit, por që përfiton prej tij: “Për momentin nuk shoh mjet alternativ për të thënë të vërtetën time e për të ndryshuar gjendjen në emër të ideales, përveçse duke luftuar me kurajo përbrenda sistemit…”

Çfarë është këndi i Lubonjës, çdo të përmbajë ky program?

Më shumë se program më vete, ky është një kënd i imi në lajme, ku do të komentohet pesë ditë në javë (nga e hëna në të premte) një apo më shumë se një nga ngjarjet më të rëndësishme të ditës apo do të sjell ndonjë fakt, ide a informacion me domethënie të veçantë sipas kënvështrimit tim. Në fillim nga Agon m’u propozua diçka tjetër që e gjykova jashtë prirjeve të mija. U ndjeva më mirë në këndin e lajmeve, pasi, të them të drejtën, e monitorova me kujdes për më shumë se një muaj. Kështu duke patur parasysh edhe marrëdhëniet që ju i dini se kam me Andi Bejten, drejtorin editorial të Agonit, shpresoj se lajmet do të jenë ushqim i përditshëm për komentet e mija dhe idetë e mija do të pasurojnë lajmet në Agon.

Ju zakonisht jeni munduar të mbani një distancë nga ngjarjet dhe t’i shikoni ato jo flakë për flakë. Ky emision ditor do të kërkojë shpesh një reagim të atypëratyshëm, a i druheni një mundësie më të madhe gabimi?

Përgjithësisht si gazetar them se kam komentuar e dhënë mendim për ngjarjet e ditës. Distancën, për të cilën flisni, e kam kërkuar duke e vendosur ngjarjen në një kontekst më të gjerë (nganjëherë edhe historik) dhe- besoj- duke mos bërë militantin e partive, por duke reflektuar paanësi gjykimi. Kjo frymë do të ruhet në këndin tim. Megjithatë mundësia dhe angazhimi për të marrë po ashtu pjesë në emisionet me karakter më thellues politik të Agon Channel do të më japë mundësi të thelloj temat më të rëndësishme. Po ashtu po mendojmë me Bejten edhe për një format një javor emisioni të thelluar politik, social dhe kulturor.

Përsa u përket gabimeve, pa dyshim që këto nuk përjashtohen. E rëndësishme është që, sikurse thotë Biaggi, të mos gaboj për hesap të të tretëve.

 Gati 15 vite bashkëpunim me Klan, a ishte e vështirë ndarja?

Le të shohim pjesën plot të kupës: 15 vjet janë shumë dhe kjo flet se megjithë fërkimet, unë edhe Klani (veçanërisht Opinioni) kemi qenë të kënaqur nga bashkëpunimi. Në Opinion më është dhënë mundësia të shpreh mendimet e mija edhe pse shpeshherë në një kontekst tepër konfliktual dhe të polarizuar, çka jo gjithmonë e ndihmon kthjellësinë e mendimit. Do të kisha dashur që atë që do të bëj tek Agon ta bëja në Klan, por nuk më është propozuar asnjëherë ndonjë gjë e tillë.

Shpesh ju kanë kritikuar se ju godisni sistemin (përfshirë edhe atë mediatik që është konvertim i oligarkisë me politikanë të korruptuar), a mos duke lëvizur nga një media tek tjetra edhe ju i shërbeni në thelb këtij sistemi?

Kam qenë dhe mbetem kundër këtij sistemi mediatik. Idealisht kam qenë dhe mbetem i idesë se një nga format për të ndryshuar këtë sistem është krijimi i një medieje publike demokratike dhe të paanëshme dhe futja e mediave private në një treg ku të ketë vërtet konkurrencë sipas meritës dhe jo një treg të kapur nga oligarkët. Sot jemi në një situatë ku pushteti synon të kontrollojë gjithçka dhe në këtë kontroll media publike është më afër sistemit që kaluam se sa mediat private, ku gjithsesi ka më shumë hapësira lirie. Për momentin nuk shoh mjet alternativ për të thënë të vërtetën time e për të ndryshuar gjendjen në emër të ideales përveçse duke luftuar me kurajo perbrenda sistemit. Edhe rrjetet sociale, që u dukën idealisht si alternativë, si mundësi lirie pa kufizim, realisht i shoh se janë pjesë e të njëjtit sistem, të manipuluara shpesh nga pushteti politik, pushteti i parasë dhe lobeve të ndryshme. Prandaj kurajua për të luftuar brenda sistemit mbetet shumë e rëndësishme edhe sepse, sikurse thuhet, nuk mund të jesh i lirë vetëm. Dhe po ta shohësh edhe më gjerë më duket se kjo është mënyra më e shëndoshë për të ndryshuar edhe gjendjen e Shqipërisë për këdo që ka ideale të tjera nga ky mjerim ku ndodhemi.

Me sa kemi dëgjuar kontrata juaj përmban një klauzolë ekskluziviteti. A mendoni se po bëni një sakrificë duke munguar në studiot kryesore televizive?

Në kontratë parashikohet që përsa i përket aktiviteteve në mediat e shkruara dhe po ashtu atyre që kanë të bëjnë me krijimtarinë apo botimet e mija nuk ka ekskluzivitet. Përsa i përket analizave dhe komenteve si gazetar do të jem vetëm në Agon me një angazhim të përditshëm çka besoj se do të jetë mjaftueshëm edhe për mua për të shprehur mendimet e mija pa u bërë edhe i mërzitshëm. Sigurisht nuk është idealja, siç e thashë, por më e mira e mundëshme për momentin.

E keni vendosur se me çfarë do filloni këtë të hënë 6 prill tek këndi i Lubonjës?

Kam disa ide, por zgjedhja do të vendoset edhe nga dita dhe ngjarjet e saj.

24 komente në “INTERVISTA/ Fatos Lubonja rrëfehet për emisionin e ri dhe ndarjen nga Klani”

  1. spartaku says:

    O Lubonje mavria po kush te vjen ty ne emisin.Ti gjithnje ke qene nje deshtak si ne ate system qe kishe shume force dhe nuk bere asgje dhe ne kete system qe po luam me karten e te persekutuarit kote. Une do te jepje nje keshille : Hidhe nje thes ne koke dhe mbytu ne ndonje perrua qe te shpetosh nga keto iluzione njere e mire he vella se po na bene te qeshim me keto qe po bene. Ciao…

  2. Thoma says:

    Shpresoj dhe urroj sukses.

  3. eleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Suksese z. Lubonja!

  4. Ata qi Fatosi fton dhe refuzojn ,apo ata te cilet i qendrojn larg Tosit, jane ata qe i tremben asaj qi Fatosi ju qit lakrat qe kan ne koke e para ,dhe e dyta tipa qe ndihen inferior te hyjn ne emisionin e tij ,per arsye te ndryshme duke mos perjashtuar ktu edhe konkurencen .
    Shpresoj qe ky emision ti qisi jasht loje ate te fevzo kokkakrit te sali plehres ,sepse i ngjan me shume nji kashperl thiatro-je, dhe i ka ardh ne maje te hundes shqiptareve dhe tjeter se shqiptaret duan te shofin dicka te re , jo teater kukllash ne Tv ,por emosione serioze e debate inteligjente . Te tilla mundet ti krijoj vetem Fatos Lubonja .
    Suksese F.B

  5. arian says:

    Debil i lindur

  6. berti says:

    Njeri me negativ qe dhe te persosmeria gjen gabime kte kam pare. Dhe ne nje emision qe pashe tani afer ne nje nga kto kanalet italiane, i vetmi pervec gazetareve italian qe fliste keq per shqiperine ky legeni ishte. Njeri qe e ka inatin me te gjithe dhe sikur ka kane bere borxh te gjithe. Eshte dhe shum inpaqendrushem ne cfare thot sot e cfare thot neser

  7. gezim says:

    Njeri pa personalitet i lodhur nga te gjitha qeverrit. Shume ndenji te klanjo per merite te Fevziut por per merite te pageses

  8. njeri says:

    Suksese dhe me kenaqsi do ta shoh kendi e Lubonjes, dhe jo vetem nese bejne nje emision javor!!!

  9. Arti says:

    nuk e kuptoj ju te temes perse i jipni kaq hapesira ketij antishqiptari dhe ketij sharlatani,hajduti dhe perversi qe vec kerkon qe te helmoje shoqerine shqiptare.Turp per ju Mero dhe gjithe stafin e Temes qe po ma humbni nje fare respekti qe kam patur per ju.TURP I MADH!!!Gazetaria tek ne ka rene ne llum dhe injorance totale.

  10. SuloKapedani says:

    Do te shohim nga temat qè do te trajtosh,personat e ftuar ne emision dhe te themi sa i pavarur do te jesh nè krahasim me tè tjerè koleg.Tè shohim nè ç’farè çorbe tè politikès do tè biesh.

  11. NAN MYZEQARI says:

    Lubonja enderron te ndryshoje boten pa ndyshuar veten ose beni si them une jo si beje une

  12. sportdashes says:

    Me e rendesisme ne kete interviste, eshte pohimi i tij se do te bashkepunoka per thellimin e nje formati te nje emisioni politik me Andi Bejten.

    Vetem me kete fakt mund te gjykojme se emisionet e tij do kene nje fryme te theksuar kundra te majtes dhe pro Berishes. Ky Andi Bejtja eshte akoma me i ndyre se sa Fevziu + Frangaj te marre se bashku.

  13. tata nga tirona says:

    nje arsye me shume per te mos e pare kte Kanal TV di merda, qe flet shqiplisht (as italisht as shqip)!

  14. SADJA says:

    ME VJEN SHUM KOQ SE ESHT MANGUT NGA TRUT

  15. Daja says:

    O daje..
    I lire do jesh vetem per te shfryre me antishqiptarizma gjasme si ze ndryshe pa per te tjerat I ke kembet ne nje kepuce … As mos te te shkoje mendja te dalesh kundra rrymes se ciles I shrben vete ky television se ndryshe te nesermen o do semuresh o do ndrrosh dritare .

  16. PD-ist i zhgenjyer says:

    Nise dhe ti si i pavarur por jo i paanshem dhe pastaj”””””””’, si i gjithe llumi tjeter.

  17. cope fare says:

    Edhe ne burg,ka qene koke me vete dhe teper i guximshem,burre i forte me mendje e muskuj teper te spikatur,njihte disa gjuhe te huaja dhe te burgosurit e respektonin,nje gje teper e ralle neper burgje,keta tipa nuk bejne dot kompromis me te fortet,prandaj bien ne sy per keq ne turme,e cila eshte mesuar vetem me perkulje kurrizi.

  18. Pershendetje vetem sa per ti kujtuar e rifreskuar disa lexuseve se Fatos LUBONJA esht i biri i DODI LUBONJES dikur njeriut dhe KOMUNISTI me poste te rendesishem qe DIKTATORI HOXHA E denoj ne festivalin e kenges dhe te radios te 11 te asaj kohe …pra TODI LUBONJA ish antar i byros politike te diktatorit …i biri i vet FATOS LUBONJA nji kelysh komunisti u denua me 16 vjet burge qe i kapen shkrime te meshehura kur shante DIKTATORIN dhe bente propagante te JUGOSLLAVISE ku dhe vet ish me origjin e ,me gen SLLAVE .NDAJ NE EMISJONET E OPINION te BLENDI FEJZIUT ai shan SKENDERBEUN apo SHQIPTARET e KOSOSES ndaj ka nji lloj mellefi TOS LUBONJA per shqiptaret ..FATOS LUBONJA u denua nga P.P.SH. 16 vjet heqe lirie ne SPAC ngaqe nuk ish mesuar te punonte dhe tu neshtrohej regullave sepse nuk e pranonte dote faktin qe kish rene nga shkallet e MONARKIS KOMUNISTE deri sa me ne fund e kuptoj duke u bere dhe SPIUN si shume te tjere ne burgun e SPACIT… ..keto jan fakte . qe jan te shkruara neper dokumente e protokolle te ish burgut te SPACIT nga shefat e administrates se BURGUT te SPACIT ..pra TOS LUBONJA i socmi ariti si shume te paket e tjere ish SPIUNA te mernin leket e BURGUT nga sistemi komunist por dhe leket e BABAIT te dije qe sistemi komunist e kish DEKORUAR per ato qe i kish sherbyer diktatorit ..pra sot TODI dhe FATOS LUBONJA ishin VIKTIMA ndaj mori dhe leket e babait por dhe leket e veta por dihet se kush ju u a dha LEKET spiunit TOS LUBONJA … Sot akoma si kan mare nji pjese e mire e te burgosurve ish POLITIKE … nga ata qe kan mbetur .GJALLE apo vdekur ……Pra ky esht fatos lubonja i socme apo LIRI BELISHOVA

  19. Albanistanat says:

    Fatosi eshte nje analist shume i mire ,por natyrisht militantet nuk e pelqejne .Albanistanat nuk kuptojne kurre .

  20. Riciklimi says:

    Eshte e njejta corbe qe perzihet..::jane te njejtat fytyra qe riciklohen! Ketu perfishihet edhe ky sharlatani i c’ekuilibruar me emrin Lubonja!
    Publiku i gjere eshte si gjithmone jashte loje!

  21. fendo says:

    Mos kthehesh prape te lepish kocken e Klanit a derman ! Kur degjova emrin e Andi Bejtes aty, shuhen shpresat per nje editorial te pandikuar nga politika e llumit ! Andi Bejtja (duhet thene kjo) ka qene sahan lepiresi dhe puthadori i pushtetit te djeshem te Sali Babes me 40 hajdute !Dhe eshte sot eshte me opoziten e llumite e te shpifjeve monstruoze te Shqupit. Nuk pres ndonje editorial te sakte prej tij.

  22. Ju dacibaos,i qani hallin kalorsit qei vaen kembet!Ne duhet te gezojme qe nje intelektual si Z,Lubonja ka guximin dhe pa anesine te diskutoje “Sipas mendjes se tije” probleme politike ose ekonomike nese nga zilija juaj e nostalgjise tuaj s’jeni te kenaqur me aftesite e tije mos e shikoni e tv.

  23. pjatalarsi says:

    Suksese, por perdite!!! Nje here ne jave, mjafton! Apo do te behesh i merzitshem, si kenga e mukes, sic i thone!?

  24. Gallofi says:

    Sai mjere ai popull ku nje shkerdhate e bir shkerdhate antishqiptar jep mend, dmth helm, ne televizor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje