Këngëtari i njohur nga Kosova, Sinan Vllasaliu, ka rrëfyer për emocionet e tij pas interpretimit të himnit kombëtar së bashku me Kastriot Tushën në Elbasan Arena, në nisje të takimit Shqipëri-Armeni.
“Po ndjehem shumë i vogël para dëgjuesve tuaj që në këtë çast, të përshkruaj emocionin që më fali madhështia e himnit më të bukur në botë, himnit kombëtar”, ka deklaruar Sinan Vllasaliu për Radio Dukagjinin në programin Top Folk.
Njëherësh, Sinan shpalosi edhe idenë e përgatitjes së një kënge në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, me temë bashkimin kombëtar e që premtoi se do t’ia bëjë dhuratë kombëtares tonë, në prag të takimit Shqipëri-Serbi.
“Do të dëgjohemi në programit tuaj të natës në radio me të përfunduar kënga, e cila do të shkojë si dhuratë për kombëtaren në prag të takimit Shqipëri-Serbi, e temë e të cilës do të jetë bashkimi kombëtar”, ka shtuar këngëtari.
I pyetur rreth përfoljes së emrit të tij në mediat e shkruara, për moskryerje të obligimeve tatimore ndaj shtetit, Sinan Vllasaliu është përgjigjur: “Jam këtu, unë i jam përgjigjur dhe i përgjigjem shtetit tim. Lajmi dhe përfolja e emrit tim, mund të ketë qëllim vetëm sa për t’u klikuar ndonjë portal”.
shqiptaret duhet te bejn nje hymn te ri!
hymni ekzistues eshte jasht kohe
por sidomos duket sikur i kendon tradhtorit”!
duhet tekst me hymnor!
Na e ler ne shqiptareve ate punen e hymnit. Per te gjthe ju qe ju dhembin veshet kur e degjoni kemi muzik gabelash qe do tju mallengjej dhe do tu kujtoj prejardhjen tuaj. DEBILA ne ate hymn eshte historia e krijimit dhe mbijeteses se kombit shqiptare. Identitetin kombetar e kemi ndertuar rreth atij flamuri kuq e zi dhe jo me kot quhet hymni i flamurit.
Duhet ndruar hymni kombetar,eshte i vjeter jashte kohe,nuk mund te kendohet ne ndeshje sportive(“kush eshte burre nuk frigohet,por VDES si nje DESHMOR”),kur dihet qe ndeshjet sportive i afrojne popujt e kombet dhe s’jane beteja gjakesore !
Himni amerikan ka nje varg qe thote: toka e trimave dhe njerezve te lire. Tani, amerika ka nja 200 e ca vjet qe e feston lirine. Me logjiken tende i bie qe dhe himni i tyre eshte i dale mode dhe duhet ndrruar! Po himni nuk eshte veshje sezoni a derebardhe!
@@cope fare:Qenke “Tope” Fare duhet me thene:Himni KOmbetare,nuk kendohet vetemne Kohe Paqeje..por edhe Lufte..Gezimi dhe Morti…eshte per Burrat..dhe ka Fjalet ..Deshmor…qe te Biesh ne Lufte,veper sublime qe i perkushtohesh atdheut tende…dhe VDES-si burre,duke treguar Vlerat e Burrit,ne Kohe Lufteje dhe Paqeje..ne rastin Konkret nje Ndeshje ,sportive tregon anet e saj burrerore…lol
sinani, fejzullahu, sheqerja,artjola apo ciljeta nuk kane nevoje as ta permendin himnin!
e vetmja qe munden me kendu keta te mesipermit eshte muzike pakistani!
larg duart nga himni!
Edhe tek HYMNI I FLAMURIT do futni hundet e qelbura,o spiune te serbit??
Por HYMNI KOMBETAR nuk eshte vetem per SPORT,por per te gjithe HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR!
Sipas rradakes tende te DHJERE i bie qe edhe PROSTITUTAT te kene HYMN me vete!!!
aiiiiiiiiiiii kur eshte ba patriot ky,
bejeni nje himn TALLAVA sinani, sabrija, dani, xeni gjithsesi TALLAVA e kan edhe personalitetin
o sa keq me vjen per popullin tim qe akoma nuk po i kupton keta hipokrita, rrenacak, oportunista, e dallaverexhinje. Me e keqja eshte se keta po promovojne antivlera morale, familjare, anti kombetare qe po behen pjese e rinise sone te paster. Asgje nuk ka SHQIP ne damaret e tyre, ne damaret e tyre ka vetem gjak interesi material para, dollare, dhe euro, ska asgje SHQIP.
Kombi Shqiptar ka himnin dhe flamurin me burreror ne bote , don Zoti dhe Edi Rama na ben dhe stadiumin me 25 mije vende te Shkodres gati per ndeshjen e rradhes te kombtares .
Nuk e luan dot himnin as një, dy apo dy mijë shqiptarë. U munduan edhe në kohën e Zogut dhe Enverit, por nuk iu dolën hesapet. Edhe sot kot që lodheni.Askush s’ka për ta ndryshuar himnin kombëtar. Atyre që iu duket i dalë mode duhet të kenë dalë mendsh vetë.