Rivarroset mbreti Rikardi III, i fundit që vdiq në një betejë

26 Mars 2015, 15:24Kulturë TEMA
Rivarroset mbreti Rikardi III, i fundit që vdiq në një

Mijëra persona, jashtë dhe brenda Katedrales së Leicesterit, morën pjesë sot në rivarrimin e mbretit Rikardi III, i fundit që vdiq në një betejë.

Arkipeshkvi i Canterburyt, Justin Welby bëri shërbesat e rastit, në ndërkohë që aktori Benedict Cumberbatch, i cili ka luajtur rolin e Sherlock Holmesit, njëkohësisht edhe i afërm i largët i Rikardit III, lexoi një poemë për nder të mbretit.

Në ceremoni u lexua edhe një mesazh i mbretëreshës Elizabeth.

Rikardi III vdiq në Betejën e Bosworthit, pranë Leicesterit, në vitin 1485 në ndërkohë që luftonte kundër trupave të Henry Tudor, i cili më vonë u bë mbreti Henry VII, duke i dhënë fund kështu së ashtuquajturës Lufta e Trëndafilave.

Eshtrat e tij u gjetën në një park në East Midlands të Leicesterit në vitin 2012.

7 komente në “Rivarroset mbreti Rikardi III, i fundit që vdiq në një betejë”

  1. AI says:

    Popull me histori!

  2. skifteri says:

    lufte mbretrish ,lufte kupash, lufte çupash ,lufte femrash te mbushura me histori mbretrish e mbretreshash te anglise .

  3. pilo pela says:

    …”i afërm i largët”…shkruajnë gazetarët e Meros!

  4. Zekthi. says:

    ….Nje varr, nje varr, mbreterine per nje varr (katili)

  5. po says:

    Eshtrat u gjenden nen nje parking makinash te rendomte, jo park.

  6. eye of london says:

    nuk u gjeten ne nje park, por poshte nje parkingu (angl. car park ose parking lot).kujdes perkthyesit e temes.

  7. Brug says:

    Histori Anglezet? Me pezullin e gureve ne Stonehenge? Apo me Jul Qezarin qe e kolonizoi ne shekullin 55 per.eres se re? Apo me tribute gjermane qe erdhen ne shekullin e peste. Luften me Skocezet me Irlanden apo Kapiteni James Cook si kolonizator i botes!Megjithese kane nje shkrimtare te madh W.Shakespeare nje titan kjo nuk mund ti japi nje histori te dinjshme te nje populli legjendar! Personalisht i konsideroj per nje race basdarde qe gjithmone kane pushtuar intriguar ne te gjithe planetin deri ne ditet e sotme! Popull qe e flasin bukur gjuhen hipokrite por qe jane pa asnje vlere spirituale,- shikoje Angline sot 80% e te rinjve brutale dhe alkolike qe rrezohen neper rruget e Londres dhe duhet te paguajne nje denim per agresivitet qe vjen nga alkoli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje