Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros

23 Mars 2015, 14:44Kulturë TEMA
Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros

Nga Andi Bushati*

 

Arben Kumbaros kërkuan ti’a vrisnin ende pa lindur “…Maratin” e tij. Shfaqja teatrale ende nuk ishte vënë në skenë dhe mediat tona zienin nga lajmet negative për të. Regjisori trajtohej si vëllai i ministres së kulturës, që kishte gllabëruar fondet e teatrit për një ndërmarrje gjigante. Akuzat shtyheshin edhe më tej kur tregohej se aktori kryesor që luante Zhan Pol Maratin (Hervin Culi) ishte edhe drejtori që kishte vendosur për këto fonde. Polemikat vazhduan me mënyrën se si qenë përzgjedhur aktorët kryesorë dhe si qenë bërë audicionet.

Më shumë sesa për këto polemika, që nuk flisnin për veprën, por për atë që ndodhte rreth saj, vendosa të shkoj e ta shoh këtë shfaqe për një lloj kurioziteti të pashtershëm që ngjall periudha e revolucionit francez. Dua të them që në fillim se mbeta i befasuar nga një sallë e mbushur plot. Ndoshta shprehja e njohur se cdo lloj publiciteti madje edhe ai negativ, është një publicitet i mirë, ishte vërtetuar edhe në këtë rast. Befasimi i dytë qëndronte në faktin se pasi e ke parë “Vrasjen e Maratit” mund të thuash me gojën plot se ajo është një nga gjërat e rralla, që e vlen mundimin të shkosh e ta shohësh në skenat tona.

Duke mos qenë një profesionist që i jep vetes lirinë të komentojë lojën e aktorëve, zgjidhjet regjisoriale, muzikën dhe skenografinë do të mjaftohem vetëm me një fjalë. Ajo ishte një pjesë që të mbushte dhe mbi të gjitha, një vepër që të bënte të mendoje (një gjë e rrallë kjo në anët tona).

Ngjarjet e saj autori Peter Weiss i ka vendosur në një çmendinë në periudhën Napoloniane. Drama niset nga një fakt i njohur historik. Nga vrasja që iu bë prijësit gjakatar të revolucionit francez Zhan Pol Maratit nga idhtarja e zhirondinëve Sharlot Kordej (Luli Bitri). Aktorët e saj janë të gjithë të sëmurë mendorë. Dhe regjizori i tyre është një figurë e njohur historike Markezi de Sade (Viktor Zhysti) i cile e vë në skenën e çmendinës pjesën e tij. Njihet historia se pikërisht në këtë spital luksi në Sheranton e mbyllën markezin de Sade për një kohë të gjatë. Eshtë gjithashtu një fakt i njohur se ai aty vinte në skenë pjesët e tij teatrale. Pikërisht nga kjo e dhënë është nisur edhe Peter Weisse, për të shkruar dramën e tij në mesin e viteve ’60.

E  ardhur tani në Tiranë me regji të Arben Kumbaros ajo është vërtet një pjesë që ia vlen ta shikosh. Ia vlen ta shikosh për ngjashmërinë e çuditshme mes revolucionit dhe teatrit dhe rolin që luan çmenduria e njerëzve në këtë lidhje.

Ia vlen ta shikosh për dialogët e imagjinuar midis Maratit, këtij prijsi revolucionar kolektivist dhe idealist të pandreqshëm që besonte se e mira mund të vinte nga populli dhe për popullin dhe Markezit de Sad, një individualisti ekstrem të cilin Apolineri e quante “si shpirtin më të lirë që ka ekzistuar ndonjëherë”.

Ia vlen ta shikosh edhe për skalitjen e disa prej personazheve realë të revolucionit francez. Për të parë Maratin paranoiak të ngërthyer në vaskën e tij ku shëron sëmundjen e tmerrshme të lëkurës nën kujdesen e të shoqes Simonë. Për të parë Sharlot Kordej që simbolizon atë pjesë të borgjezisë që ishte kundër revolucionit gjakatar. Për të parë markezin de Sad që nga lartësia e çmendinës ku gjendet, shtron pareshtur dilemën e përjetshme mes lirisë dhe pushtetit.

Ia vlen ta shikosh edhe për ngjarje që kanë lidhje me vetë ne shqiptarët. Për të kuptuar se si shpeshherë utopitë idealiste në emër të popullit degjenerojnë në masakra vrastare. Se si shprehja e Maratit: “ne jemi shpikësit e revolucionit por ende nuk dimë si ta përdorim atë” mbetet ende aktuale.

Pra shkurt, këtë herë ia vlen të shkosh në Teatrin kombëtar për të parë këtë çmenduri teatrale humaniste dhe revolucionare, ku pasionet e historisë ngërthehen me ekseset e pushtetit dhe me të qeshurën bubullitëse të sëmurëve mendorë; ku aktorët përzihen në skenë me spektatorët; ku herë liria absolute fiton mbi utopinë e pushtetit të popullit dhe ku herë ndodh e kundërta.

Por ka edhe një arsye të fundit se përse ja vlen të shkosh e ta shikosh “”Vrasjen e Maratit”. Sepse duke qenë për diçka më shumë se një orë e gjysëm spektator i saj, e ke më të lehtë të kuptosh se sa e vogël, provinciale dhe e padenjë është shpesh herë media kulturore e Tiranës e cila në pamundësi për të menduar për një vepër, kapet me aspektet periferike të saj. Kjo ndodhi edhe me shfaqen e Arben Kumbaros dhe me .”..Maratin” e tij që kërkuan ta vrasin ende pa lindur.

*Lapsi.al

11 komente në “Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros”

  1. analisti politolog Nurellar Beu says:

    edhe kritik arti u bere o Bosho… te vjen dores per gjithcka…

    vetem puna e mekanikut te ka mbetur pa provuar…

    1. Skypion says:

      Kesaj,or tungjajeta,i thone QOKE!
      Ky shkrim-qoke,i Andi Bushatit,provon se gazetaret shqiptare,jane gazetare qokash;se gazetaria shqiptare eshte gazetari qokash.
      Eshte interesante te veresh sesi funksionon kjo qok-gazetari.
      Televizioni qe e ka vene ne shenjester autorin e shfaqjes,eshte ABC.Gazetaret qe kane kritikuar ate,jane gazetare te ABC-se.Drejtor atje eshte Armand Shkullaku.Armand Shkullaku eshte shok e mik i kahershem i Andi Bushatit,dhe se fundmi ortak me te tek Lapsi.
      Njeri i majte,tjetri i djathte – ja,ky eshte kriteri i gazetarise se pavarur,sipas qok-gazetareve(kriter i forte,apo truk i forte?!).
      Kritika e gazetareve te Armand Shkullakut,eshte e drejte.Ajo ka te beje me farsen e audicioneve.Regjisori thote qe “une jam ne te drejten time t’i zgjedh aktoret”, shume bukur.Po mire more qel regjisor,po pse i ben audicionet atehere?!!-Ja,kjo eshte pyetja e thjeshte fare qe i acaron te gjithe,sepse nxjerr zbuluar farsen qe po luhet ne Teatrin Kombetar.
      Arben Kumbaro,eshte nje regjisor medioker.Shfaqjet e tij jane mediokre dhe shume te merzitshme.Shfaqja e fundit ishte mediokre,tejet e merzitshme.Kur them medioker,kam parasysh standardin shqiptar,se po te shkojme me tutje…
      Aktori kryesor,Ervin Qulli – ky eshte emri i tij i vertete,dhe jo Hervin Culi – eshte me shume se medioker.Ai eshte nje dizaster.Zerat qe flasin per favorizime,nuk jane pa gje,anipse gazetaret kritike,jane shume te permbajtur ne kete pike.
      Regjisori Kumbaro eshte vellai i Ministres se qeshur e simpatike Kumbaro,porqe e cila simpati,nuk e ka shpetuar nga akuzat serioze per favorizime ne tendera, qe jane publikuar ne shtyp,me fakte dhe argumenta.
      Aktori Ervin Qulli,kjo eshte fytyra e vertete e Rilindjes ne TK.Ky eshte zuzari tipik i Rilindjes.Nje historik i shkurter per kete qenef te kultures:
      Ne 2004,Hervin Qulli,ishte ne KOP-in e famshem te PD-se,qe do te behej protagonist ne fitoren e atehershme te opozites demokrate.Kishte shume si Qulli ne KOP,qe kerkonin ofiq pas fitores se PD-se.Por,pak munden ta kene.Ata me te zotet.Dhe,kjo eshte e natyrshme.Qulli nuk mundi te bente karriere ate kohe.Mandatin e pare te PD-se,megjithese kishte mbledhur shume mllef,heshti.Meria etij shpertheu si grope qenefi,andej nga mandati i dyte.Pas dy mandatesh,probabiliteti qe e majta te vinte ne pushtet ishte shume i madh.Kjo eshte e natyrshme.
      Pikerisht ne kete kohe,ky mashtrues i pacipe,bente kritikun per ceshtjet e Teatrit ne vecanti,ne studiot televizive.Por me shume e bente ne emisionin me te ndjekur,tek “Zone e Lire” e Canit.Si gjithe mashtruesit,Qulli yne fliste ma pasion.Ai denonconte nderhyrjet e politikes ne ceshtjet e brendshme te Teatrit.Ai ishte nder frekuentuesit me te shpeshte te Canit.
      Dhe,kjo i’u shperblye!Sapo qelbesirat erdhen ne pushtet,e moren edhe kete qelbesire dhe e vune ne krye te Teatrit.
      Gjithe c’kishte denoncuar ne kohen e qeverise se meparshme,filloi t’i bente vete,pike per pike.Zuzari Qulli,ne fakt,kishte profilizuar vetveten,kishte profetizuar sjelljen e vet,kur denonconte te tjeret dhe sjelljen e tyre ate kohe!
      Keshtu ndodh perhere me te gjithe mashtruesit ordinere.Eshte ligj sociologjik.
      Por,mashtruesi yne,po ua kalon edhe denoncimeve te vete,te bera dikur.Ai po vepron tamam si qelbesire,aty ku eshte;aty ku e vune qelbesirat.
      Roli i tij eshte i dobet,padyshim.Nuk mund te luaje nje perjagsh si Ervin Qulli,nje figure komplekse si ate te Maratit,sidoqe te jete sjelle ai nga autori i pjeses.
      Opinioni i Bushatit per shfaqjen,eshte opinioni i dikujt qe nuk ndjek artin e madh;eshte opinioni i atij,qe sapo degjon per nje pjese te nje autori te famshem,per nje ngjarje te famshme me protagoniste te famshem,kujton se kaq mjafton per te thene me siguri se shfaqja eshte madhe…pavaresisht se kush e ve ne skene ate,e se kush e luan ate!Edhe po te ishte dikush tjeter ne vend te Kumbaros dhe te Qullit,po te njejtat fjale do te thoshte Bushati yne!
      Por,kulmin e budallallekut ne kete kritikez,Bushati e arrin kur na flet per moralin e vepres!
      A nuk eshte po ky Bushat,qe vetem ca jave me pare,shkroi nje seri shkrimesh entuziaste,per nje Marat grek,Cipras dhe i ftonte shqiptaret ne Greqi qe te ndiqnin kete Cipras-Marat,t’i jepnin voten dhe u sugjeronte shqiptareve ne Shqiperi,se ka ardhur koha qe edhe shqiptaret te kene Marat-Ciprasin e tyre??!!
      Sepse,te nderuar e te rrespektuar,Cyprasi grek,ne njefare menyre,eshte Marati francez ne kohen e sotme,ne kushtet e sotme,rrethanat e sotme(vec pa madheshtine e tij).
      Nime s’po pret koka si Marati francez,por ne njefare menyre edhe po e ben.T’ia shkaterrosh tjetrit biznesin,eshte njesoj si t’i presesh koken!Kurse e gjithe retorike populiste eshte po ajo e 226 vjeteve me pare.Identike.
      Marati thirrej L’ami du peuple – po keshtu konsiderohet edhe Ciprasi ne Greqi,nga greket vete,dhe nga analiste majtiste, si zoteria e tij Andi Bushati!Cipras,thone,i do te varferit,po punon per te varferit,po mundohet per popullin e thjeshte grek…njesoj si Marati qe mundohej per popullin e thjeshte francez!
      E megjithate ka nje dallim te madh,shume te madh.Marati me te vertete ishte revolucionar gjakatar(sic thote Bushati yne,i cytur mesa duket nga nendergjegja e tij),por ishte koha e tille.Ishte koha e revolucioneve gjakatare.Ishte koha e revolucionareve gjakatar.
      Ai ishte gjakatar,sepse nuk ishte demagog;sepse nuk ishte mashtrues.Ashtu si CheGuevara heroi i Cipras,i cili,edhe ai ishte gjakatar,sepse besonte me te vertete ne idete e tija.
      Kurse Ciprasi yne,i adhurueshmi i Bushatit,vetem retoriken e ka te revolucionarit.Ai,me retoriken e tij,e shtyn popullin grek ne ide te rrezikshme te dhunes,e pse jo edhe te gjakut(kenget e luftes,imazhi CheGuevares etj),kurse vete terhiqet.
      Kjo eshte tipike per pseudorevolucionaret;per mashtruesit.Cipras eshte i tille.Bushati e adhuron Ciprasin.Sepse,edhe vete eshte i te njejtit soj demagogesh.E megjithate,prape kembengul ne moralizimet e tija…

    2. jujiu says:

      Bushati per Politike je i mire por per art sja thenke fare. Qenke diletant

  2. merohumis says:

    edhe specialiteti i zhbllokuesit te WC i ka mbetur?

  3. TONI says:

    Pjeset teatrale vertet jane te bukura dhe aktoret tane pergjithsisht i vene mire ne skene.Por ajo qe kuptoj nga ky shkrim eshte qe Andi shkon shume rralle neper teatro e ky i fundit duket se i ka lene mbresa!

  4. sonila says:

    super shkrim… nuk i heq asnje presje… dhe mendoj qe per nje analzie te tille, ska nevoj te jesh kritik arti… e bukura kur eshte e bukur, me karan lyje, e bukur mbetet…

  5. Vezhguesi says:

    Edhe Ju o njerez,njesoj si ata qe nuk e deshen kete cfaqie,jazek per mendien tuaj,

  6. liri drejtesi says:

    Bushati nuk e njeh aspak filozofine iluministe, transformuese, te Maratit ne kuadrin e vitit 1789, dhe me pas perandorine Napoleane si prelud i renimit te ideologjise dhe praktikave te Revolucionit francez. Nuk e njeh Maratin edhe sepse Ai nuk njeh gjuhen dhe letersine franceze, ndonese ka mesuar … per frengjisht!!!!!????….
    Ai guxon dhe bubron me idealet universale, gjithmone aktuale, te Revolucionit, nisur vetem nga nevoja praktike utilitare ne WC. Me nder gazetar – ne mbrojtje te parimeve te demokracise!!!.

  7. fatmiri says:

    une mendova se do te kishte ndonje lajm per ate kriminelin Kumbaro qe torturoi Remzi Hoxhen e ju “arratis” nga duarte anglezeve ne kohen e sali berishes II-te!

  8. niko says:

    ………e paska marre nje cope edhe ky bushati, o bushat si tu mbush mendja me shkru kete tekst koti o I dehur,apo njerezit qe pe ne stalle te mbushen me frymezim o bllokmen I vogel, mir e din qe ata ishin ne rresht sic e kan zakon komunistet, me e theksuar eshte e atyra qe jane jugor per jugor, se verioret ja plasin njeri tjetrit.

  9. S. says:

    Z.Bushati, ky eshte nje shkrim diletant e amatoresk qe nuk i vjen aspak ne ndihme as regjisorit (sic keni menduar ju) por as Teatrit, qe ka aq shume nevoje per ndihme ne kete Shqiperine tone te vonuar e te vogel. Mqs nuk e dini, nje veper e mire teatrore nuk ka nevoje qe “miqte” e regjisorit t’i tregojne publikut suxhetin apo subjektin, pasi kete e ben me se miri skena dhe prezantimi i te gjithe komponenteve. Por, ne kete vendin tone ku gjithka ndodh me vone se ne vende te tjera te botes, Teatri konsiderohet si politika vjeshtake, ku “mbrojtesit” apo “akuzuesit” veprojne si opozite apo c’opozite e njeres apo tjetres pale, dhe jo ne dobi te aktoreve (jo aktoreve te teatrit) apo ne dobi te shoqerise. Edhe ato media qe “sulmuan” nuk sollen ndonje dobi ne mjedisin tone teatror, pasi te ashtuquajtirin sulm e bene gabim, qesharak dhe te padije. Nuk eshte ndonje problem i madh zgjedhja e Luli Bitrit, qofte edhe pa audicion, sepse ne fund te fundit eshte nje nder ato pak aktore te mira qe kemi.Problem eshte qe regjisori nuk kishte ditur ta shfytezonte per mire potencialin e saj. Edhe qe nje regjisor produktiv te sjelle ne skene nje veper jo te suksesshme si ajo per te cilen flisni, nuk eshte ndonje cudi. Ne jetet e artisteve ka produksione te suksesshme dhe te pasuksesshme. Eshte normale. Duke qene se kishte barren e te qenit “vellai i ministres” do te kishte qene mire qe prezantimi te ishte i suksesshem, por ja qe nuk ishte, sepse qasja ishte e pasuksesshme, loja e aktoreve po ashtu, regjia ne teresi ishte e gabuar. Ndersa per dr. e Teatrit, nuk eshte ndonje hall i madh pse kane deshiren te vene veten ne skene si ne Teater Kombetar, ne ate te Operas dhe ne Kujtim Spahivoglin, por problemi eshte qe kete deshire te tyren duhet ta perligjin, duke sjelle ne skene modele te sukseshme qe e cojne Teatrin perpara,dhe jo deshtime, si ky i mesipermi. Mjafton te kujtojme se ne shfaqjet e realizuara nga ai si regjisor, nuk i ka lejuar apo drejtuar aktoret ne kete lloj aktrimi te dobet e paranojak. Dhe se fundmi, z.Bushati, nje veper e mire teatrore, do “t’ia vleje ta shikosh” atehere kur politikanet e analistet, t’i sjellin ne Teater politikat teatrore qe do sjellin publik, te cilet do kerkojne te vijne ne teater me deshire, kureshtje, dhe jo per shkak se intepreton vellai i keshilltarit te Presidentit, apo e ve ne skene vellai i Ministres. Me besoni, se do ishte ne dobi te Teatrit ne keto dite te veshtira te tij, qe te jemi realiste, e te mos perpiqemi te genjejme ata qe u quajme “miq” e qe neser kur e motra apo vellai te mos jene me ne qeveri, shfaqjet e tyre, nuk do te kene te njejten mbeshtetje “qe do t’ia vleje per t’u pare”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje