Është rrënqethëse ngjashmëria mes një filmi argjentinas, i nominuar për çmimet Oscar, me tragjedinë e rrëzimit të avionit të Germanwings Airbus A320.
Film argjentinas “Tales Wild” bën fjalë për një të çmendur ( vrasës), i cili mbyll veten në kabinën e pilotit në një avion pasagjerësh dhe e përplas atë në tokë me qëllimin për të vrarë gjithë njerëzit në bord.
Në skena të tmerrshme paniku pasi pasagjerët imagjinar marrin vesh se çfarë po ndodh, njëlloj si në ngjarjen reale një person përpiqet të shemb derën e kabinës së pilotit, për të marrë kontrollin e avionit. Kështu ndodhi me kapitenin fatkeq në avionin e Germanwings Airbus A320, i icli pasi u kthye nga tualeti gjeti derën të mbyllur nga bashkë-piloti Andreas Lubitz, i cili vrau 149 persona dhe veten e tij.
Në film vrasësi fton në këtë fluturim gjithë armiqtë e tij, duke përfshirë dhe të dashurën që e kishte braktisur ( një gjë e tillë mendohet se ka ndodhur edhe me Andreas Lubitz, i cili thuhet se ishte ndarë me të fejuarën para pak kohësh se të kryente vrasjen masive) , një koleg i cili ishte sjellë keq me të në punë, me qëllim që t’i vriste.
Filmi do të shfaqet sot në Britani pavarësisht protestave, pas tragjedisë që shkaktoi piloti i Germaniwings. Ai ishte shfaqur në kinematë e Spanjës dhe Gjermanisë vitin e kaluar, por megjithatë s’mund të thuhet nëse filmin e kishte parë piloti gjerman, gjë që mund të ketë ndikuar në veprimin e tij ende të pashpjegueshëm./j.h
Ne Itali eshte shfaqur qe ne dhjetor nen titullin “Storie pazzesche”. Eshte shume i bukur dhe realisht tragjedia e avionit i ngjan skenes qe ndodh ne film. Nuk e di a eshte thjesht rastesi apo ironi e fatit…..
Pse ja fusni kot, shikoni kete artikull qe te bindeni.
http://www.veteranstoday.com/2015/03/28/who-was-on-the-plane/
# skoprions
Me vjen keq po keto jane teorite me patetike qe mund te besoj nje person i rritur. Cdo prove deri tani tregon qe ndihmes piloti nuk ishte ne rregull fizikisht dhe psikologjikisht. Konspiracionet kane dale nga moda ketu e 50 vjet perpara
@qytetear, shpresoj te jete ashtu si thua ti dhe jo ndryshe, se ndryshe qenka dhj… cdo gje atehere.
sot nëse ke ndërmënd të bësh diçka,si të mirë,si të keqe,fare thjesht kërko në internet!!kërko shpjegime për diçka dhe e gjen!!
do të fillosh studimet për mjeksi!?fare thejshtë merr disa nga serialet “mjeksore”,dr haus,o ndihma e shpejtë dhe ke mësuar gjysmën e universitetit!do të bëhesh vrasës serial merr serialët amerikanë!po ashtu dhe për vrasës profesionist ka serialë sa të duash!!
ndoshta ky psikua i fundit mund të ketë parë këtë film dhe të ketë vendosur për ta realizuar!!po të njëjtën gjë mund të themi dhe për 11 shtatorin 2001!!frymëzimin e kanë marrë nga “klani i siçilianëve”,me alen delon dhe zhan gaben!!kuptohet se ata vetëm sa e ulin avionin në afërsi,por aty dallohet fare mirë se gjatë uljes mund të ndërrohet,vetm pak,destinacioni!!
kriminelët,të çmëndurit nuk kanë për të munguar asnjëherë!idetë për krimet e tyre mund ti shpikin vetë o të frymëzohen nga diçka tjetër!?
kjo nuk ka shumë rëndësi,e rëndësishme është ti parandalojmë!!të bëjmë maksimumin sepse 100 % siguri nuk ka kurrë!!