Nga Saimir Shpuza
Zhvillimet e tranzicionit në Shqipëri kanë lënë gjurmët e tyre dhe kanë transformuar edhe arkeologjinë shqiptare. Dikur ajo ka qenë vetëm një shkencë e mirëfilltë, e mirë mbështetur nga shteti si për gërmime e restaurime ashtu dhe për botime. Me transformimin e Shqipërisë e institucioneve të saj pas viteve 90 u transformua edhe arkeologjia e cila shihet me të drejtë edhe si e lidhur ngushtë me turizmin dhe zhvillimin urban e infrastrukturor të vendit. Për këtë, gjatë këtyre viteve u kryen edhe reforma institucionale në mënyrë që arkeologjia shqiptare ti përshtatej kohës. Siç merret me mend, çdo reformë në Shqipëri trumbetohet me të madhe si arritje e jashtëzakonshme që i ndryshon faqen Shqipërisë. Nganjëherë, mjafton të thuash fjalën reformë dhe domosdoshmërish ke arritur maksimumin, ndërkohë që analizat për rezultatet e reformave nuk kryhen asnjëherë, për të parë se çfarë u ndreq e çfarë u prish nga to.
Edhe në arkeologjinë shqiptare është kryer një reformë e tillë 7 vite më parë, e trumbetuar edhe kjo si arritje, ashtu si gjithë reformat e tjera. Nga kjo reformë u krijuan disa institucione që lidhen direkt me arkeologjinë si KKA (Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë) drejtuar nga Ministri i Kulturës, ASHA (Agjencia e Shërbimit Arkeologjik) në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, institucione këto që filluan të funksiononin paralelisht me Institutin Arkeologjik dhe Institutin e Monumenteve, institucione me traditë këto në arkeologji dhe restaurim në Shqipëri. Ndërkohë pak vite më parë ishin krijuar dhe parqet arkeologjike në disa prej qendrave kryesore arkeologjike në vend. Qëllimi ishte decentralizimi i strukturave arkeologjike dhe ndarja e strukturave administruese nga ato kërkuese shkencore. Gjithashtu krijimi i ASHA-s do kishte një rol më të madh në kryerjen e gërmimeve të shpëtimit në Shqipëri duke e ndarë nga kërkimi shkencor. U krijua me këtë rast edhe licencimi i privatëve në arkeologji.
Po 7 vite pas këtyre reformave çfarë vihet re? A kemi ne një menaxhim më të mirë të pasurisë kombëtare nga ç’kishim më parë? JO. Përsa kohë kemi çati kishash që rrëzohen, ura monument kulture që shemben, afreske që humbasin çdo ditë e site arkeologjike që mbushen me gropa klandestinësh, asnjë s’mund të thotë se po bëjmë më mirë se dikur pasi rrënimi është i vazhdueshëm. Krijimi i ASHA-s a solli ndonjë dobi përsa i takon shpëtimit, dokumentimit e botimit të siteve të rrezikuara nga ndërtimet e infrastruktura moderne? JO. Jo vetëm që arkeologjia e shpëtimit nuk po e luan siç duhet rolin e vet po në këtë fushë mund të shikohen dhe skandalet më të mëdha që kanë çuar në humbjen e trashëgimisë arkeologjike të shqiptarëve. Shkaqet e këtij rrënimi të vazhdueshëm për shumëkënd mund të justifikohen thjesht me anën financiare, jemi shtet i varfër dhe nuk kemi mundësi financiare që të mirëmbajmë çdo gjë. Por shpjegimi i rrënimit nuk është vetëm ky. Problemi kryesor i arkeologjisë shqiptare sot është mungesa e profesionalizmit të institucioneve që merren direkt me të. Për të ilustruar këtë fakt shembujt janë disa.
Institucioni më i lartë i vendimmarrjes mbi çështjet e arkeologjisë në Shqipëri është KKA i cili vetëm në emrin e tij ka një lidhje me arkeologjinë pasi, qëkurse është krijuar në 2008, anëtarët e tij arkeologë numërohen me gishtat e dorës. Pjesa më e madhe e këshillit janë burokratë të Ministrisë së Kulturës, vende pune të cilat në Shqipëri okupohen më shumë nga njerëz me lidhje politike me forcën qeverisëse sesa nga specialistë. Si rrjedhojë në KKA shumica e anëtarëve që marrin vendime mbi arkeologjinë janë njerëz pa formimin e duhur profesional dhe lidhja e tyre me arkeologjinë është e përkohshme në varësi të stafeve ministrore që ndërrohen së bashku me ministrat. Për rrjedhojë, një këshill i tillë shpesh ka marrë vendime jo në favor të arkeologjisë, pikërisht sepse nuk e ka profesionalizmin dhe ndjeshmërinë e duhur për problemet që lidhen me arkeologjinë në Shqipëri. Ndërkohë që një këshill i përbërë vetëm nga arkeologë, nga njerëz që kanë lidhur jetën me këtë profesion do të bënte që të merreshin vendime shumë më mbrojtëse për arkeologjinë.
Një shembull i ngjashëm me mungesën e profesionalizmit në arkeologjinë shqiptare është ASHA e cila duhet të merret me gërmimet e shpëtimit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Edhe tek ASHA, që nga krijimi i saj në vitin 2008 e deri më sot, megjithëse janë ndërruar 3 drejtorë asnjeri prej tyre nuk ka qenë arkeolog!!! Edhe vetë ASHA si institucion në përbërje të saj personat me formim arkeolog i ka shumë të paktë dhe përveç kësaj nuk ka mjaftueshëm njerëz dhe strukturë sa të kontrollojë të gjithë territorin e Shqipërisë. Në këtë institucion vetëm një ekip prej 2-3 vetash është operacional në terren por nga ana tjetër e ka dhe të pamundur që të mbulojë gjithë Shqipërinë, që të bëjë edhe gërmimin e shpëtimit, edhe kontrollin e aktivitetit gërmues të firmave private të gërmimit siç ja kërkon ligji. Si rrjedhojë aktiviteti i ASHA-s është limituar kryesisht vetëm në konstatimin e siteve të reja që dalin gjatë punimeve infrastrukturore dhe në rolin e një sekseri që gërmimin e shpëtimit ja delegon firmave private (në rastet kur investitorët e rrugëve apo ndërtuesit e pallateve financojnë). Ky rol i ASHA-s nuk gjen paralele me asnjë institucion të ngjashëm në Evropë. Megjithëse në fillimet e saj ASHA-s ju krijua mundësia e bashkëpunimit edhe me INRAP-in francez (Institut National de la recherche et de l’archéologie preventive – Instituti Kombëtar i kërkimit dhe arkeologjisë preventive) dhe disa prej arkeologëve të saj u dërguan në Francë për të marrë eksperiencë asgjë nga metodat Evropiane dhe mënyra e tyre e funksionimit nuk gjeti zbatim në Shqipëri.
Paralelisht me ASHA-n, gërmimet e shpëtimit në Shqipëri mund ti kryejnë edhe arkeologë privatë të licencuar, qoftë si individ apo si shoqëri. Edhe në këtë rast Shqipëria nuk ka asgjë të përbashkët me shoqëritë private të vendeve evropiane. Këtu shumica e shoqërive prezantohen vetëm nga një person (i cili dhe në këtë rast nuk është gjithmonë arkeolog) dhe rrallëherë kanë staf të mirëfilltë arkeologësh që të marrin përsipër një gërmim dhe një botim serioz të tij. Këto firma private, në varësi të punës që kanë për të bërë, marrin punëtorë sezonalë apo ndonjë student. Çfarë bën çudi në Shqipëri është fakti se i njëjti person mund të punojë edhe në institucionet shtetërore edhe të jetë i licencuar për aktivitet privat arkeologjik apo restaurues. Sigurisht sipas interesit personi herë mund të flasë në rolin e arkeologut privat e herë në rolin e punonjësit shtetëror… Pa diskutim, interesi kryesor i këtyre individëve apo shoqërive private është thjesht fitimi duke e kthyer arkeologjinë në biznes. Interesi i tyre është thjesht se kush ta kapi filan kantier në Durrës, filan projekt interkonjeksioni apo filan gazsjellës. Se çfarë zbulohet, se si do dokumentohet e si do shpëtohet pasuria arkeologjike apo si do realizohet botimi i saj, kjo pak rëndësi ka. Biznesi mbi të gjitha.
Si rezultat i kësaj katrahure të dhënat e reja arkeologjike që vijnë nga arkeologjia e shpëtimit, që në vendet e tjera të Evropës janë më të shumta se arkeologjia e programuar, në shumicën e rasteve humbin. Shpesh, siç është bërë edhe e ditur me forcë në media, ka arritur deri në masakra arkeologjike. Ndërkohë që në Evropë nga gërmimet e shpëtimit janë bërë zbulime fantastike dhe me impakt të madh për arkeologjitë kombëtare, në Shqipëri asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithëse ASHA nxjerr një buletin të përvitshëm me raportet e gërmimit të kryera nga ky institucion në shumicën e rastit ato janë jashtë çdo standardi të botimeve analoge evropiane dhe madje nganjëherë janë qesharake pasi japin më shumë informacion për firma të caktuara private që ndërtojnë rrugën apo pallatin sesa për sitin arkeologjik që u zbulua nga ky ndërtim. Sot kryhen projekte survejimi arkeologjik me karakter shpëtimi në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë por që çuditërisht jo vetëm nuk po çojnë në zbulimin e siteve të reja që do të jepnin impuls shkencës arkeologjike shqiptare, por as nuk sjellin në fondet arkeologjike asnjë fragment qeramike, a thua se sipërfaqja e Shqipërisë qenka shterpëzuar papritur. Mjaft tu hedhësh një sy larmisë së zbulimeve të vjetra të pasyruara në seritë e revistave Monumente dhe Iliria dhe kupton se “shterpëzimi” korespondon me : biznesi mbi të gjitha…
E njëjta mungesë e theksuar profesionalizmi të paraqitet edhe nga Parqet Arkeologjike apo Drejtoritë Rajonale të Monumenteve të Kulturës. Edhe këtu drejtuesit profesionistë janë me pikatore. Mund të gjeni sot në rolin e drejtorëve, ish mësues, ish gazetarë, rrallë arkitektë dhe akoma më rrallë arkeologë. Në stafet e tyre pak kanë ngelur nga punonjësit me eksperiencë e që i njohin monumentet dhe sitet arkeologjike në krahinat ku punojnë. Nga të rinjtë gjen shumë pak nga ata që përkushtohen në profesion dhe që përpiqen të formohen realisht por dhe ata janë të pakët dhe jetojnë nën stresin që të krijon një kontratë 3 mujore apo në rastin më të mirë 1 vjeçare që i ofron Ministria e Kulturës. Shumicën e këtyre stafeve e përbëjnë personat që punën e kanë si rezultat i lidhjeve dhe kontributeve partiake, dhe si rrjedhojë e shikojnë veten të përkohshëm në atë punë. Ata janë pa lidhje me profesionin apo me monumentet. Eksperienca e punës me gërmimet e kryera nëpër parqe arkeologjike në vitet e shkuara më ka vënë përballë edhe ish parukieresh, infermierësh apo policësh që ishin konvertuar në arkeologë dhe restauratorë. Si rezultat, edhe në një park si ai Butrintit, më të madhin e rëndësishmin në Shqipëri, na ndodh të shohim rënie muresh në 15 metra gjatësi a thua se kemi të bëjmë me një vend të harruar nga Zoti e jo me një strukture shtetërore ngritur posaçërisht për ta mirëmbajtur dhe menaxhuar, e cila posedon një buxhet të jashtëzakonshëm për këtë “shtet të varfër”.
Një përpjekje e fundit për të krijuar një institucion arkeologjik profesional është bërë nga Fakulteti i Historisë së Universitetit të Tiranës. Megjithëse ka që prej 1997 që ka filluar formimi i studentëve të profilit arkeologjik, vetëm vjet u arrit të hapej një departament i veçantë arkeologjie siç e ka gjithë bota. Por çfarë ndodh, edhe këtu na paraqitet e njëjta situatë mungese profesionalizmi si në institucionet e tjera që lidhen me arkeologjinë. Megjithëse e ka emrin Departamenti i Arkeologjisë vetëm 2-3 prej pedagogëve e kanë formimin e arkeologut. Pjesa tjetër janë indirekt të lidhur me shkencën e arkeologjisë dhe kanë lidhje më shumë me disiplina dytësore të saj. Se si do arrihet të formohen studentë arkeologë nga pedagogë jo-arkeologë kjo mbetet për tu parë. Ky kontekst ka bërë që dhe shumica e temave që trajtohen në studimet e Masterit e të Doktoraturës të jenë dhe ato dytësore dhe periferike me arkeologjinë, shpesh të pambështetura në studimin konkret të materialit arkeologjik apo të një tematike kyçe arkeologjike. Si rrjedhojë, megjithëse pas 2-3 vjetësh do të kemi rreth 30 doktoratura të mbrojtura në arkeologji vështirë se do gjejmë ndonjë temë që të ketë impakt shkencor apo që të krijojë debat e të sjellë risi. Ndërkohë që në vendet Evropiane doktoratura përbën punimin kryesor që bën kërkuesi shkencor në jetë dhe ku përballet me profesionalizmin e vërtetë. Madje, ç’është më e rëndë, është dhe fakti që kemi sot studentë doktorature në arkeologji që ndoshta s’kanë kapur ndonjëherë mistrinë e arkeologut në dorë e nuk e kanë idenë se zbulimet arkeologjike zhillohen sipas metodave të gërmimit. Ky fakt përbën një nga regreset kryesore të kësaj dekade të fundit, pasi 10-15 vite më parë studentët e arkeologjisë së Universitetit të Tiranës në 4 vite shkollë kishin fituar një eksperiencë të madhe gërmimi, njihnin pothuajse të gjithë arkeologët e Institutit Arkeologjik dhe bashkëpunëtorët e tyre të huaj, që shpesh u bënë dhe iniciatorë të formimit të tyre të ardhshëm perëndimor.
I vetmi institucion me traditë në arkeologji dhe me staf punonjësish të kualifikuar është Instituti Arkeologjik. Jo se ky institucion nuk ka problemet e tij, qoftë dhe me personelin apo anën organizative, por të paktën ka një staf prej më shumë se 20 arkeologësh, një pjesë e madhe e të cilëve të formuar në Evropën perëndimore; kryen mbi 20 projekte gërmimi arkeologjik të programuar në Shqipëri; posedon një muze arkeologjik dhe pasurinë e fondeve arkeologjike të Shqipërisë; nxjerr një botim periodik si revista ILIRIA e njohur në gjithë botën akademike ndërkombëtare prej më shumë se 40 vjetësh, dhe përfaqëson arkeologjinë shqiptare në shumë konferenca ndërkombëtare. E thënë shkurt, përfaqson strukturën e trashëguar që nga institucionalizimi i arkeologjisë në vend. Por edhe ky institucion lihet në periferi të politikave kulturore dhe zhvillimeve arkeologjike në Shqipëri, duke çuar detyrimisht në degradimin e arkeologjisë shqiptare. Për shembull nga 11 anëtarë që ka KKA vetëm 2 i përkasin këtij institucioni që kryen gjithë aktivitetin shkencor arkeologjik në Shqipëri. Preferohen më shumë drejtorë drejtorie të radhës në këtë këshill sesa arkeologë… Mos të flasim për KKR (Këshillin Kombëtar të Restaurimeve) i cili megjithëse merr vendime që lidhen edhe me zona arkeologjike nuk ka asnjë përfaqësues nga Instituti Arkeologjik. Rasti më i fundit i anashkalimit të Institutit Arkeologjik i përket rihapjes së Muzeut të Durrësit. I cili megjithëse është Muze Arkeologjik, konceptimi i tij nuk u konsultua me asnjë arkeolog. Si rrjedhojë muzeu u limitua në imitimin e gjendjes së tij të vitit 2002 kur u hap për herë të parë nga Instituti Arkeologjik. Ndërkohë që sot jemi në 2015 dhe kemi shumë më tepër të dhëna për Durrësin sesa ç’kishim në 2002. Duhej të ishin prezantuar në këtë muze edhe gjetjet e reja nga territori i Durrësit, mbishkrimet e reja shumë të rëndësishme që janë zbuluar apo të reflektoheshin të dhënat e reja për urbanistikën e periudhës romake në këtë qytet. Edhe në këtë rast mungesa e profesionalizmit çon në rezultate të mangëta dhe në fund mjaftohemi me faktin se shyqyr që u rihap se ata që ishin para nesh e lanë mbyllur dhe vodhën lekët.
Kjo gjendje e rëndë profesionale në arkeologjinë shqiptare, sigurisht nuk u krijua sot por ajo reflekton gabimet e bëra ndër vite nga reforma dritëshkurtra të pabazuara në traditën institucionale shqiptare. Këto reforma kanë sjellë një kaos institucional e një burokraci ku përgjegjësi për shkatërrimet e përditshme në trashëgimi nuk del asnjëherë por humbet nëpër shkresurina burokratësh. Aq i madh është pirgu i shkresurinave në arkeologjinë shqiptare sa aty thonë se ka humbur dhe një lagje romake e Dyrrachium-it prej të cilës kemi vetëm disa foto kujtim.
Një gjendje e tillë është e pamundur të zgjidhet sot me nesër e sidomos jo nga ndonjë reformë apo ligj i radhës që do na trumbetohet si çelësi i zgjidhjes së gjithë problemeve, por mund të rregullohet shumë më mirë sikur puna e arkeologut mos ti lihet në dorë as burokratit, as militantit partiak e as njerëzve që e shikojnë arkeologjinë si burim fitimi personal. Jo vetëm në arkeologji por në çdo fushë të jetës nëse çështjet do të trajtohen nga profesionistët gjërat do shkonin shumë më mirë. Shqipëria është një vend shumë i pasur me qendra arkeologjike e monumente dhe askush nuk mund ti “shpëtojë” atyre, as duke i lënë të shkatërrohen e as duke u fshehur pas shkresave. Për ti ruajtur ato duhen njerëz të ditur që të bëjnë politika të forta në të mirë të tyre, duke i rikthyer kështu në trashëgimi të arrirë kombëtare.
Bravo Sajmir, analize e ftohte dhe e mencur.
E si mund te kene nje kulture arxeologjike sunitet e sulltan Novruzit……!!!!???
asgje nuk i lidh keta njethundrake me historine dhe kulturen arxeologjike te parardhesve te G.Kastriotit……….kisha dhe oikona te arberesheve perdite zhduken nen pakujdesine e zaptuesve te trojeve arberore,madje ne shume raste ne vend te tyre ndertohen xhami,teqe e hale turkoshake……………KATASTROFI!
hahahahahahaha, edhe pse gjysem budalla, prape te ben per te qeshur
Me kenaq autori kur thote se arkeologet shqiptare jane trajnuar ne perendim kur e dime te gjithe qe botimet I bejne te huajt dhe keta te trajnuarit ne perendim vendosin emrat nga prapa dhe presin per ndonje “diete” nga te huajt.
Nje permbledhje te vertetash nga bota e arkeologjise. Ndajme te njejtat ide dhe shqetesime Saimir.
Pershendetje,
Adrian
Analize shume e vertete dhe cilesore per nje situate fatkeqsisht te degraduar me ndergjegje. RROFSHIN REFORMAT! Tani arekologjia ka dhe shtetin kunder…
Shkruesi do bente mire qe perpara se te fliste per cilesi dhe shkence te mendohej edhe njehere per germimin alla klandestin qe ka bere vete ne Kalane e Shkodres!
Sajmir, ajo c’ka pohon eshte e vertet,e sakte dhe tmerruese.Tashme eshte me se e qarte, se qe prej vitit 2007 arkeologjine e kane kapur njerez me interesa korruptive dhe antikombetare, duke e kthyer ate ne “pazarin e gjese se gjalle”.
Uroj te vij shpejt dita kur do pergjigjen 1 nga 1 per demet qe po i shkaktohen vlerave kombetare kjo shpure e ndyre qe orvatet si nje shushunje sa ne universitet sa ne ministri!
Entela e verteta dhemb e dije, por te falet sepse ske cben ta kerkon mbrojtja e vendit te punes! Bravo saimir shume e drejte situata qe paraqisni dhe problematika qe ngrini!
Ne kete artikull Z.SHPUZA ka prekur e analizuar qarte dhe ne imtesi problematiken qe ka mberthyer Trashegimin kulturore te ketij vendi dhe institucionet drejtuese te saj. Te vjen keq te shikosh sesi cdo vit kemi daljen e nje reforme dhe cdo dy vjet implementimin e nje reforme dhe ky rreth vicioz vazhdon prej vitesh. Gje qe ka shkaktuar vec kaos dhe shkaterrim. Uroj qe kjo lufte nderistitucionale te trashegimise te mbyllet dhe te mos kete me mbivendosje e drejtim gishti mbi kompetencat dhe fajet e shkaktuara nga paaftesia dhe mendjemadhesia e arrogances.
Saimir, ke trajtuar nje teme te rendesishme per arkeologjine shqiptare. Per mendimin tim jane dy shkaqet qe kane cuar ne kete situate. E para decentarlizimi i nxituar i nje pune qe duhet te kishte drejtim dhe prapavije shkencore arkeologjike. E dyta, konceptet e huazuara neper shtet te ndryshmem te Evropes, kur ne nuk kemi ate nivel kulturor dhe organizativ te atyre shteteve. Kjo ka bere nje kaos te vertete. Mendoj se te gjitha institucionet qe merren me ceshtjet e arkeologjise duhet te jene detyrimisht nen vartesine shkencore dhe administartive te nje instiuti shkencor, sic eshte Instituti arkeologjik. Ministria e kultures, si nje institucion zyrtaresh dhe pa formim shkencor nuk mund ta drejtoje kurresesi zhvillimin arkeologjik, te marre ne te gjithe gjeresine e tij. Pastaj vjen edhe katrahura e restaurimeve, ashtu sic e permende edhe ti shkurtimisht. Nuk mund te behen eksperimente dhe lojra me shkencen, ndryshe rrjedhojat do te jene pikerisht keto per te cilat ti, me te drejte, ke ngritur shqetesimin.
Nuk jetoj ne Shqiperi, dhe nuk kam fare lidhje me sistemin politik e as me ndonje institucion! Por ti themi gjerat hapur, Instituti i Arkeologjise ka 25 vjet qe vegjeton dhe mbahet gjalle me zarfe projektesh!
E kam vizituar germimin e Shpuzes ne Shkoder me nje grup te huaj dhe te gjithe vume duart ne koke kur pame cilesine e punes ne terren, se per shkence as qe behej fjale!!!
Ti Entela ne Shqiperi s’qenkerke e as me Institucionet s’paske lidhje,
po ca muhabete nga Instituti i Arkeologjisë i njifkerke mire ?
Besa nuk eshte e nevojshme te jesh per dite ne Shqiperi per te kuptuar situaten! Nuk jam kunder kritikes ndaj problemeve qe kane dale gjate ketyre dekadave! Por Mr. Buzeqeshja (keshtu i therrisnin Shpuzes ne Butrint) te jape leksioni vizionare kur germimin e tij ne Kalane e Shkodres dhembet e buldozerit do ta kishin bere me mire!
Agjensia Arkeologjike ka rastin ka ndjeke nga afer ceshtjen.
Ku ka më klandestin dhe më me interesa të poshtra sa ty o Shpuza. Thua disa të drejta por nuk tregon çfarë pislleqesh bën ti. Kujton se nuk dihen veprimet që ti ke lënë pas?? Jo vetëm në Shkodër? Ti akuzon për jo aktivizim arkeologësh kur je një nga penguesët për to? Ke dhe diçka negetive tjetër: Ti je mosmirënjohës dhe në disa raste injorant. Nuk njeh njerzit çfarë janë dhe kur janë sjellë mirë me ty. Në ditët që do vinë do dalin dhe marrëzi e kotësi por dhe përfitime të punëve tuaja …..
Keshtu fiks kercenonte arkeologet ish-drejtori i Ashes, Artan Puto kur zhvillonte delirin e tij si drejtor i Arkeologjise se Shpetimit, para se te behej pedagog ne degen e re te Arkeologjise ne fakultetin e historise. Me siguri do u mesoje studenteve metodat e germimit se eshte shume i pergatitur si ne praktike po ashtu dhe psikologjikisht…
Nese s’ke nivelin mendor te kuptosh se cfare thote zoteria, pse ben zhurmuesin mos vajze? Apo edhe ti nga ato studentet qe te mesojne se arkeologjia eshte sitje dheu e sondazheve te shekullit 18? Ik tani e mos u mer me thashetheme universiteti.
Raisi, pse te digjka miza apo je ndonje nga ata ish police e parukier qe permend autori?? Apo mos je ndonje nga ata qe jane bere arkeolog ne moshen 50 vjecare
Zoti Shpuza eshte vete nje shkeles i Ligjit te Trashegimise Kulturore, por te mos i hyjme ketyre gjerave se nuk kemi as vend dhe as kohe ketu.
Gjithe meraku i ketyre mender “arkeologeve”, me perjashtim te disa pak personave me dinjitet profesional dhe moral, eshte te kene liri absolute, te germojne kudo qe te duan dhe te marrin ato para te “bekuara” nga projektet me disa te huaj. Prandaj, ketij zotit Shpuza nuk i vjen mire te kete kontroll nga Keshilli Kombetar i Arkeologjise dhe nga Agjencia e Sherbimit Arkeologjik, qe jane struktura te Ministrise se Kultures.
E dyta e rendesishme, ky zoteri perjashton nga mekatet arkeologet dhe gjoja Instituti i Arkeologjise na paskerka “profesioniste”. Shume prej tyre, me zotin Ceka ne krye, jane nder plackitesit e pasurise arkeologjike te ketij vendi dhe nuk u interesojne te vihen ligje, sepse e kane doren e gjate per te “zhvatur” ndonje gje.
Ky artikull eshte tendencioz dhe bashkohem me Entelen, edhe per sa i perket “zotesise” profesionale te autorit “germues/rremues”.
Per arsye saktesie, bej te ditur lexuesit e komentit tim qe termin “zhvatur” e kam vene ne thonjeza per arsye eufemizmi. Sepse termi me i pershtatshem per keta mender arkeologe, dhe demeve qe ata i kane shkaktuar pasurise arkeologjike do te ishte thjesht dhe paster: plackitje, vjedhje, etj, etj. Por, kemi respekt per lexuesit dhe nuk po e japim me tej gojes.
Artikulli trajton fenomenet aktuale. MK me Dylqinjen ne krye, sebashku ASHA dhe IMK jane tersisht jashte loje dhe ne mjaft raste shfaqin lidhje korruptive me aktor te jashtem qe oprojne ne fushen e arkeologjise. Stafet perberse, pervec disa njerezve profesionist aty, jane pa lidhje me profesionin. Edhe Sanco Pancon nuk arrijne dot te konkurojne per nga zgjuarsia. Lemshin qe ka krijuar MK ne bashkepunim me Fakultetin e Hist. ne arkeologji as Aristoteli nuk do te arrinte ta rregullonte edhe sikur te ngrihej apostafat nga varri.
Artikulli eshte shume i mire, qe ve pikat mbi I per problemet qe po kalon arkeologjia shqiptare. Shume arkeologe mendojne keshtu dhe punojne me shume perkushtim. Shpresoj qe kjo analize, ku nuk shoh asgje personale, te sherbeje si spunto per te menduar vertete per te gjetur zgjidhje.
Më vjen keq për kryeministrin, që sa herë del të flasë për çështjet e kulturës duket si mbreti i famshëm i Andersenit, ku përveçse besoi dhe nxori një mal “margaritarësh”, të diktuar nga thesari i marrëzisë së ministres Kumbaro, vazhdoi me fushatën e falenderimeve të dy personazheve të Balzakut, katundarin zoofil dhe me diplomë fallco dhe kurtizanen e famshme pa diplomë fare,aftësia flirtuese e së cilës është drejtuar nga Universiteti. Në frymën e kohës që përjetojmë, që na kërkon dekriminalizime dhe denoncime, po të rrëfejmë që fakti është që Durrësi përjetoi shkatërrimin më të madh pikërisht kur shpura që sundon universitetin mbante pozicione drejtuese, të cilat i trashëgojnë edhe sot. Dhe për të qetësuar veshët dhe shpirtrat e trazuar të tyre, në rradhët e IMK dhe ASHA janë rreshtuar arkitektë dhe inxhinierë të shumtë, dhe i vetmi kontribut që u kërkohet për trashëgiminë janë “analizat çmimeve”.
Artikulli yll fare, por me shume me pelqejne zvarranike dhe parazitet e MK dhe Universitetit me komentet e programuar nga zyra e shtypit prane MK
Zoti Shpuza nuk ka patur probleme lejesh mor/moj Piter Pan! Nese na quan “mender” arkeologet e Institutit, ku i bie ti gjesh te vertetet pa “mender”, na i thuaj pak te lutem. Ne Agjensine e Sherbimit Arkeologjik ? Te veshtire do e kesh ?
C’i ke keto muhabete me Entela….;Mr. Buzeqeshja…..leji keto nofka se muhabete kalamajash……do dalin se shpejti ne drite punimet e ndryshme te arkeologeve shpetimtare dhe te te liçensuarve qe hapin gropa e s’i kontrollon me askush, e raportojne qe s’gjeten gje…..se kush rri e merret pas me ato qe dalin!
Entela apo Irisi, po si le keto muhabetet e baxhelles ende… Ja edhe pak mos ki merak se nuk do te mbroj dot as Ari Fuga e as Niko Pela… Duro se se bashku me ate lukunine e baxhellave te MK keni per ta ngrene forte, po aq forte sa do tu dalin per gryke te gjitha intrigat qe keni bere ndaj trashegimise dhe specialisteve te ndershem…..
I/e nderuar Besa, ndoshta je i/e re dhe ca gjera ne jete nuk i kupton si tetua, qe ndoshta ka pak me shume eksperience se juve. Ekuacioni eshte i thjeshte, mender “shkencat” ne Shqiperi do te jene sic eshte shoqeria shqiptare: te degraduara, te kalbura, te mykura,te korruptuara e te perveluara per pak te flamosura kacidhe leke. Po keshtu edhe qeverite e qelbura qe kemi pasur mbi koke, qe e kemi edhe tani, te tera i kemi merituar, sepse ato jane sic jemi ne, nje derexhe e vertete!!! Nga larg, pamja e shkretetires morale te memedheut “te dashur”, qe duam aq shume vetem me llogje, te duket me e plote, por ndoshta jeni edhe juve aty te zhytur ne mocal dhe nuk e kuptoni, ju uroj shendet…