Kalaja e Drishtit, një rrugëtim drejt identitetit

30 Mars 2015, 17:28Kulturë TEMA

Një tjetër start energjik që në orët e para të mëngjesit drejt zbulimit dhe promovimit të vlerave historike të Shkodrës. Dhe kësaj here të rinjtë e fondacionit CATI FOUNDATION, themeluar nga Keti Bazhdari, ideuan këtë event.

Prej kohësh, ky fondacion ka marrë një nisëm fisnike në përpjekjet e tij për të eksploruar natyrën e mrekullueshme shqiptare dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit drejt identitetit historik të Shkodrës dhe vlerat themelore të qytetarisë së saj.
“Duhet të dimë të duam dhe vlerësojmë të shkuarën tonë që të mund të ndërtojmë të ardhmen”, thotë filantropja Keti Bazhdari që i shoqëronte të rinjtë në këtë shëtitje pranverore. “Nuk duhet që të na errësojë sytë egoja për pushtet që ta përdorim kundër vetes dhe vlerave tona”, vijon ajo.
Me qindra të rinj u nisën që herët në mëngjes, drejt kalasë së Drishtit me një ndalesë paraprake në Urën e Mesit që ngrihet sipër ujërave të kristalta të lumit Kir.

Ata ishin kuriozë për gjithçka rreth e përqark zonës dhe ishin përgatitur për një ecje të gjatë në mal. Grupet e të rinjve ndalonin aty – këtu dhe shuanin kureshtjen gjatë bisedave me njëri – tjetrin. “Ne shkodranët kemi pse krenohemi me vlerat tona, sepse kemi mbi shpatulla një histori mijëra vjeçare që na e rezervon këtë nder. Të gjithë e kemi provuar si ndjehesh kur shkon në një vend të huaj ku nuk gjen rrënjë në indentitet dhe sa e vështirë është të provosh të krijosh diçka nga zero”, thotë Keti, duke folur me disa të rinj që kishte në krah.
Atëherë pse tregohemi kaq indiferent para shkatërrimit dhe mohimit të vetë identitetit tonë historik dhe kulturor ?
Nëse ky shkatërrim do të vazhdojë me këto ritme, situata do të bëhet pa kthim për ne dhe më shumë për brezat që vijnë e që në finale nuk kanë asnjë faj për atë që po ndodh. Do detyrohen të mohojnë vetveten sepse s’do të kenë histori për të treguar, edhe pse identiteti i vërtetë i Shkodrës, i zënë nga pluhuri i harresës e që shtrihet ëe mijëra vjet histori do ngelet vetëm llaf ”, thotë Bazhdari.
“Tek kjo urë, e cila ka shumë vlera arkitektonike kanë kaluar qindra karvanë që kryenin tregti me Kosovën, që para 300 vjetësh. Kjo kala e Drishtit, që sot vuan pasojat e rrënimit gati në asgjesim, dikur, para 2000 vjetëve, në kohën e perandorisë romake lulëzonte. Gjatë pushtimeve pësoi shumë dëmtime dhe hera e fundit që në këtë kala u vu dorë, ishte nga vetë pushtuesi, perandoria osmane në vitin 1478. Shkatërrimi më i madh kësaj kalaje i erdhi kur u pushtua nga indiferenca dhe varfërimi ynë intelektual. Për këtë duhet t’na vijë zor edhe keq. Ne duhet të kuptojmë që po s’ vlersuam historinë tonë, do ngelemi një ditë pa identitet dhe nëse në brendësinë e vet njeriu, nuk arrin të ndjejë forcën e identitetit e të përkatësisë historike e kulturore, do të thotë që është një qënie pa qëndër gravitacionale dhe mund të tronditet dhe rrëzohet fare lehtë”, përfundon ajo.
Shenjat e kësaj pasigurie të viteve të fundit i vëmë re gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë dhe kjo me siguri që është e lidhur ngushtë me identitetin dhe me rëndësinë e përkujdesjen që i kushtojmë ne si objekteve dhe vlerave që synojnë t’a nxjerrin në pah.

Shoqëria shqiptare është e mbushur me njerëz që jetojnë gjithë kohës në ankth dhe frikë nga ajo çfarë mund t’u vijë nga tjetri. Njerëz që ankohen për njeri – tjetrin por që s’dijnë t’i japin shpjegim pse ndjehen kaq të parëndësishëm në këtë shoqëri. “Kjo ndodh sepse jemi shkëputur nga rrënjët e identitetit tonë, jo domosdoshmërisht në mënyrë të vullnetshme, me shumë të detyruar nga rrethanat historike, por që sot kjo na është kthyer në forcë zakoni”, shkruan Bazhdari në faqen e saj të Facebookut. Mesa duket për këtë qëllim ky grup të rinjsh zgjoodhi Kalanë e Drishtit për të vizituar, një thesar dymijëvjeçar, një shtysë drejt rrënjëve.
Bazhdari thotë se kjo ishte arsyeja, një vëmendje drejt vlerave, humanizmit, kulturës, qytetarise si një nga shtyllat themelore ku do mbështetet ndryshimi që të gjithë duam të shikojmë.

8 komente në “Kalaja e Drishtit, një rrugëtim drejt identitetit”

  1. aqifi (po i verteti ama) says:

    Pse kujtohen per “filantropi” shqiptaret vetem neper fushata elektorale???!!!

    1. Albani says:

      aqifi
      me duket se nuk qenke ai i verteti
      perse more aqif e ben gabimin e gazetarit
      gazetari e ben per pordhe se don me u heqe qe ia din kesaj bote,prandaj dike qe eshte bamirese e quan filantrope,
      dhe ti e bere gabimin aqif dhe po e fut veten tek ato qe din shume,dhe nuk thone mirupafshim por cao,nuk thone mire ose dakord por OK-ej.
      Ne jemi te zgjuarit,se po ti pyesesh baballaret tane a jane ata “filantrope” do te mendojne qe paskemi ikur per lesh.
      Kjo ishte me qellim te mire.
      Tani per ate qe ve ne dukje qe shtetaret tane kujtohen per bamiresi vetem per fushate elektorale,e ke gjetur taman,por ne e quajme bamiresi-ata e quajne blerje votash,dhe me cfare,me nje Kg miell,nje sheqer dhe nje oriz.
      A e shikon more aqif vellai se sa bujare jane balli i kombit Shqipetar,e heqin nga goja e tyre dhe ua japin te tjereve.
      he ua q….m ckane dhe nuk kane.

  2. e di si eshte puna says:

    Identiteti shqiptar eshte anti-islamist! Por udhetimi yne drejt identitetit pengohet nga ferexhete dhe mjekrroshat qe kane baba shpirteror Salihalen… ?

    1. Anti-mjekrrosh says:

      Ke shume te drejte vlla. Mjekrra dhe leshi i kan zene rrugen drejt te ardhmes se ndritur Shqiperise. Shqiperise i duhen me shume njerez si ti. Prandaj propozoj qe te krijohet nje grup vullnetaresh me ty ne krye, shteti tju armatosi me nje Gillette nga ata me 5 brisqe dhe te filloni aksionin Anti-lesh. Dhe jeni qe jeni ju sugjeroj tja rruani dhe ate leshin poshte nqs kane, mundesisht edhe sqetullat. Vetem me njerez largpames si puna juaj mund te behet shqiperia. Rrofte Shqiperia e qethur dhe e rruar.

      1. e di si eshte puna says:

        Ti je rruar vella!? Kaq entuziast sa je me siguri je rruar e lyer! Hajt pra vllai se po vij me tartalloz ne dore dhe duke ta mbeshtetur fort te ecim se bashku drejt se ardhmes.
        Rrofte Shqiperia e qethur dhe e rruar,rrofshi ju te LLOZuarit e lumturuar!Perpara per llozime te reja!

  3. Z/Kallami says:

    Asnjihere ne monizem nuk u vizitue kjo kala e hershme e quajtun ne ate kohe me gjuhen latine Drivast.Dhe permban mjafte fakte historike e bravo i kjofte z.te nderume Keti Bazhdari qe kudo gjindet pozitivisht pune ne mbeshtetje te trollit te vet duke e ndie veten krenare te kesaj toke(Shkodre) shqiperi.Rinia e monizmit “eksploronte” vizita vetem ne Mnele Vige,Req,ku tregonte heroizmin e luftes partizane.Po asnjihere ate histori te lavdishme te te parve tone ku sot Z.Keti ka bashkue rinin shkodrane ne kete kala mjafte interresante duke shijue ujte e kristalta te Kirit dhe flladin e ajrit te paster mbi kala.

    1. shih shih says:

      C’thua o derdimen!? Edhe keshtjella e Krujes (e retauruar dhe muzeu i ri i ngritur krejtesisht ne kohen e pushtetit komunist) ka qene vend i heroizmit partrizan!?
      Ik o DEBIL! ?

  4. eri says:

    Bravo Keti Bazhdarit qe me keto nisma angazhon dhe kurajon rinine. Duke nxjerre ne pahe vlerat e te ardhmes tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje